Dosja 339/1, Gjykatës i dërgohen 12 të pandehurit e parë

Prokuroria e Krimeve të Rënda do të dërgojë për gjykim 12 të pandehurit e parë për dosjen e famshme 339  ku bëhet fjalë për përgjimet në lidhje me shit-blerjen e votës, ku del në skenë edhe emri i kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako. Disa ditë më parë Dako ka dëshmuar për rreth 5 orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa ka mohuar të ketë dijeni për shit-blerjen e votave.

Vendimi për gjykimin e 12 personave u vendosur nga prokurorët Dritan Prençi dhe Vladimir Mara. Prokuroria ka deklaruar se brenda çështjes së dosjes 339 janë evidentuar 7 grupe kriminale, ndërsa vijojnë ende hetimet. Edhe kryeprokurorja Arta Marku deklaroi sot në Komisionin e Ligjeve se shumë shpejt do të ketë një vendim të prokurorëve për këtë çështje.

12 të pandehurit janë Ramadan Dushaj, Rezart Çaçani, Fatbardh Gostini, Neritan Saraçi, Ardit Haxhagiqi, Gentjan Marku, Oltion Noka, Fation Marku, Samuel Ndoka, Vilson Ndoka, Elis Guri dhe Luan Boça, të gjithë të akuzuar për veprën penale të “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotikëve në bashkëpunim” në formën e grupit të strukturuar kriminal. Pikërisht në këtë dosje hetimore është vënë nën hetim dhe ish-deputeti Ndoka, i cili është xhaxhai i Samuelit, por dhe halla e këtij të fundit Mimoza Ndoka, pasi akuzohen për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Lezhës, kryesisht tek “Rrana e Hedhun” dhe në lagunën e Kunes. Por për çështjen e abuzimit me pronat, prokuroria e Krimeve të Rënda ende nuk ka konkluduar me mbylljen e hetimeve pasi është në fazën e përfundimit të dosjeve për disa nga të pandehurit e dosjes 339/1.

Vettingu boshatis prokuroritë, KLP emëron drejtuesit e rinj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar ditën e sotme drejtuesit e rinj në disa prokurori të vendit, pas vakancave të krijuara nga procesi i vettingut. Ja disa nga vendimet që KLP mori ditën e sotme:

-KLP caktoi me 11 vota pro, Julian Çafkën drejtues të përkohshëm të Prokurorisë Gjirokastër, pas shkarkimit të Arben Pasho.

-KLP votoi me 11 vota shtyrjen e afatit me 3 muaj, të Irena Çunoti për drejtimin e Prokurorisë së Apelit Korçë, e cila u vendos në krye të këtij institucioni pas shkarkimit nga vettingu të Irma Ballit.

-KLP miratoi me 11 vota pro projekt-aktit për shtyrjen e afatit të caktimit të përkohshëm të prokurorit Altin Dumani në funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, përkatësisht nga dt. 22.05.2019 deri ne 22.08.2019.

-KLP miratoi me 11 vota pro Rozeta Qirjaqin, prokurore pranë Gjykatës së Apelit Korçë të ushtrojë funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.

“Dosja 339”, Prokuroria merr në pyetje Dakon

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje kryetarin e i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Për plot 5 orë Dako ka dëshmuar lidhur me përgjimet në “Dosjen 339” ku doli emri i tij në lidhje me shitblerjen e votës në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017. Dako është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen dhe jo si person nën hetim.

Kryebashkiaku Dako ka dëshmuar për prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi lidhur me përgjimet telefonike për operacionin “Vol-Vo 4”, ku ka dalë emri i tij gjatë një bisede mes Altin Avdylaj dhe personave të tjerë për blerje votash në Durrës.

Prokurorja e Korçës kalon me sukses Vettingun

Dhorina Theodhori i shtohet listës së prokurorëve që kanë kaluar me sukses vettingun. Ajo është konfirmuar në detyrën e saj si prokurore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas plotësimit të tri kritereve, ku bëhet rivlerësimi i pasurisë, integriteti i figurës dhe aftësitë profesionale.

Trupi gjykues i KPK, i përbërë nga Pamela Qirko kryesuese, Genta Tafa Bungo relatore dhe Etleda Çiftja anëtare, i dhanë “PO-në” Theodhorit për të vijuar detyrën e saj si prokurore në Prokurorinë e Korçës.

Sekuestro pasurisë marramendëse të Admir Muratajt

Përmes një njoftimi për mediat prokuroria bën të ditur se ka kërkuar sekuestrimin e pasurisë së Admir Muratajt i cili mbeti i vrarë gjatë grabitjes së parave në aeroportin e Rinasit.

Prokuroria njofton se bëhet fjalë për sekuestrim jo vetëm të parave por edhe të pronave të paluajtshme, vilave dhe dhjetra makinave.

Admir Murataj akuzohet edhe për 3 grabitje të tjera parash ndaj dhe pasuria e tij është marramendëse.

Sipas Prokurorisë kjo pasuri nuk ka pasur burim të ligjshëm. Po ashtu janë sekuestruar dhe 300 mijë euro si prova materiale.

Pasuritë që kërkohet t’iu vihet sekuestro:

Garazh 23 m2, blerë 4.000 USD;

Apartament 100.5 m2, blerë 41.740 dollarë;

Truall në emër Shpëtim Murataj (Aleksandër Murataj), 473.50 m2 fituar me kontratë 2.998.500 lekë nëYzberisht, Tiranë;

Apartament 71 m2 në emër të Albana Alidhima, në Sarandë, blerë 3.698.316 lekë;

Pemtore 608 m2 në Mjull, Bathore, Tiranë, Albana Alidhima, blerë 1.200.000.

Apartament banimi në Sarandë, zona turizëm, Kanali i Çukës,  porositur për 90.000 EURO;

Vila dy katëshe e pabanuar në Prezë, Vorë në pronësi të shtetasit Admir Murataj (Nikaj), por herë pas here shkon ta pastrojë bashkëshortja e Admir Muratajt.

BMË X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj;

Fuoristradë Mercedes Benz;

FuoristradëBMË X3 sekuestruar të pandehurit Aleksander Murataj;

DODGE sekuestruar shtetasit Can Murataj;

DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can Murataj;

Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj;

Volksëagen Tiguan;

Automjeti Land Rover Defender sekuestruar Can Murataj;

Motocikletë BMË sekuestruar në banesën e Admir Murataj.

Më poshtë është dhe dosja e plotë e prokurorisë siguruar nga Fax Neës:

Prokuroria për Krime të Rënda, përfaqësuar nga Prokurorët Ened Nakuçi dhe Manjola Kajana kërkuan sekuestrimin e pasurive të shtetasve Admir Muratajlindur në Çerem, Tropojë dhe banues në Prezë Tiranë dhe Aleksandër Murataj, lindur në Çerem, Tropojë dhe banues në Rrugën “Myslym Keta” dhe personave të tretë Albana Alidhima lindur në Sarandë dhe banuese në Tiranë, Ilir (Can) Murataj, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Kërkesa mbështetet në ligjin nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017. Procedimi Pasuror Nr. 2 datë 04.03.2019, ka filluar mbi bazën e verifikimeve të kryera e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda lidhur me të pandehurit Admir Murataj, Aleksandër Murataj dhe familjarëve të tyre.

Prokuroria për Krime të Rënda mbi bazën e vendimit nr.43 datë 24.04.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka dërguar për gjykimin procedimin penal kundër të pandehurve:

Admir Nikaj (Murataj), i padënuar në Shqipëri, por në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurimi arrest në burg në mungesë.

I akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”,(dt 03.12.2015; 13.02.2015 dhe 09.02.2017) të parashikuar nga nenet 136/2, 278/1,28/4, 333/a/1, 2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Dash Kupa, lindur dhe banues në Krujë, i dënuar më parë,  me masë sigurimi arrest në burg.

Ernest Kupa, lindur  në Krujë, banues nëTiranë,  i dënuar më parë, me masë sigurimi arrest në burg.

Neim Avdulaj, lindur  në Vlorë, banues nëTiranë,  i padënuar më parë, me masë sigurimi arrest në burg.

Ditjon Memlika, lindur në Tepelenë dhe banues Tiranë, i padënuar më parë, me masë sigurimi arrest në burg.

Admir Çerpja,  lindur në Lashkizë, Zallë-Dardhë,Dibër, banues në Kamëz, i padënuar.

Të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, më shumë se njëherë (për episodet e datave 03.12.2015, 09.02.2017) “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e Grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nënët 136/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Fatjon Xhyliu në Ngurrëz e Madhe Lushnjë, me masë sigurimi arrest në burg.

I akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, në një episod ( atë të datës 03.12.2015) “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nënët 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal

Dritan Sinani, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar.

Aleksandër Murataj lindur në Çerem Tropojë dhe banues në Tiranë, i padënuar, me masë sigurimi arrest në burg.

Të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, në një episod atë të datës 09.02.2017 “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nenet 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Faktet kriminale objekt akuze janë:

1-Grabitja në tunelin e bankës, më 13 shkurt 2015 gjatë transferimit nga dy banka në Vjenë, Austringa Rinasi të900 000 Franga Zvicerane, 800 000 Paund Britanikë dhe 16.100 Euro, e paketuar në katër qese me peshë totale 49.80 kilogram.

2-Grabitja në Qafë Kashar më 3 dhjetor 2015 gjatë ransferimit nga dy banka, në Vjenë, Austri nga Rinasi të 1 800 000 Paund Britanikë, 800 000 Dollarë Amerikanë, 200 000 Dollarë Kanadezë dhe 200 000 Dollarë Australianë.

3-Grabitja pranë një universiteti privat, më 9 shkurt 2017 gjatë transferimit nga një bankë e nivelit të dytë për në Rinas, të 2 400 000 Euro, 200 000 Dollarë Amerikanë, 260 000 Paund Britanikë, 85 000 Franga Zvicerane, 30 000 Dollarë Australianë dhe 30 000 Dollarë Kanadezë, e paketuar në tetë thasë.

Në 13 mars 2018, me arsyetimin se hetimet, në ngarkim të të pandehurve Admir Murataj, Dash Kupa, Ernest Kupa, Neim Avdylaj, Fadon Xhyliu, Ditjon Memlika, Admir Qerpja, Dritan Sinani dhe Aleksandër Murataj, ishin të plota dhe se çështja duhej të dërgohej në gjykim, ndërsa duhej të hetohej për bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm, bazuar në nenin 93 pika 1 gërma “ç” e Kodit të Procedurës Penale, u vendos ndarja e procedimit penal në dy procedime më vete:

-Një në ngarkim të të pandehurve (për të cilët është kërkuar dërgimi në gjyq i çështjes penale në ngarkim të tyre);

-Tjetri në ngarkim të personave të tjerë të paidentifikuar, pjesë e grupit të strukturuar kriminal, për hetime të mëtejshme dhe kërkesa për dërgimin në gjyq u pranua nga Gjykata e seancës paraprake me vendim 43 më24 prill 2018 të Gjykatës për Krime të Rënda.

Në bazë të neneve 3 dhe 24 sipas ligjit Nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, rezulton se shtetasit Admir Murataj, Aleksandër Murataj si dhe familjarët e tyre janë subjekte për kryerjen e verifikimeve pasurore.

Gjatë hetimit penal janë kryer verifikime për subjektet Admir Murataj dhe Aleksandër (Shpëtim) Murataj si dhe për 14 familjarë të tyre.

Prokuroria ka vendosur konfiskimin e 300 mijë eurove si prova materiale.

Përveç sa më sipër, shtetasve Admir Murataj, Can Murataj, Aleksandër Murataj u janë sekuestruar në kuadër të procedimit penal pasuritë e mëposhtme:

BMË X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj;

Fouristradë Mercedes Benz;

FuoristradëBMË  X3 sekuestruar të pandehurit Aleksandër Murataj;

DODGE, sekuestruar shtetasit Can Murataj;

DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can Murataj;

Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj;

Volksëagen Tiguan;

Land Rover Defender sekuestruar Can Murataj;

Motoçikletë BMË sekuestruar në banesën e Admir Muratajt;

Rezulton se për Admir Murataj, Aleksandër Murataj, dhe familjarët e tij janë subjekte të hetimit pasuror pasi janë identifikuar pasuri që nuk justifikohen nga burimet të ligjshme.

Konform ligjit nr.10192, datë 03.12.2009, ndryshuar me ligjin 70/2017 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe Trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, plotësojnë kriteret e zbatiumit të  nenit 3 pika 1, “a”, pasi shtetasit Aleksandër Murataj, dhe Admir Nikaj (Murataj), jane dërguar për gjykim nga  për kryerjen e veprave penale të “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nënet 136/2, 28/4, 333/a/1, 2 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe ndaj tyre dhe familjarëve të tyrë janë identifikuar pasuri të cilat zotërohen plotësisht ose pjesërisht, në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë, është e nevoshme aplikimi i masave parandaluese ndaj pasurisë.

Në interpretim dhe zbatim të nenit 11 të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar me ligjin nr. 24/2014” konstatohet se plotësohen njëkohësisht dy kriteret e përgjithshme që kanë të bëjnë me:

Ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm, të bazuar në indicie që tregojnë se personat mund të jenë përfshirë në veprimtari kriminale;

Zotërimi ipasurive apo të ardhurave, që nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre; si dhe të paktën njërit prej kritereve të veçanta, të parashikuara në pikat “a” dhe “b” të këtij neni.

Në rastin konkret plotësohet pika a e këtij neni, pra ekziston një rrezik real për humbje, marrje apo tjetërsim të fondeve, pasurive apo të drejtave të tjera, mbi të cilat parashikohet vënia në zbatim e masës së konfiskimit, sipas dispozitave të këtij ligji, pasi nëse subjekti i dyshuar “pronar” Aleksandër (Shpëtim) Murataj, Admir Murataj (Nikaj), apo personi i lidhur Can Murataj mund të kryejnë veprime juridike për tjetërsimin e pasurisë së identifikuar në emër të tyre.

Për shtetasin Aleksandër Murataj ka pasuri të regjistruar në ZVRPP Tiranë:

Garazh 23 m2, blerë 4.000 USD;

Apartament 100.5 m2, blerë 41.740 dollarë;

Truall në emër Shpëtim Murataj (Aleksandër Murataj), 473.50 m2 fituar me kontratë 2.998.500 lekë nëYzberisht, Tiranë;

Apartament 71 m2 në emër të Albana Alidhima, në Sarandë, blerë 3.698.316 lekë;

Pemtore 608 m2 në Mjull, Bathore, Tiranë, Albana Alidhima, blerë 1.200.000.

Apartament banimi në Sarandë, zona turizëm, Kanali i Çukës,  porositur për 90.000 EURO;

Vila dy katëshe e pabanuar në Prezë, Vorë në pronësi të shtetasit Admir Murataj (Nikaj), por herë pas here shkon ta pastrojë bashkëshortja e Admir Muratajt.

BMË X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj;

Fuoristradë Mercedes Benz;

FuoristradëBMË X3 sekuestruar të pandehurit Aleksander Murataj;

DODGE sekuestruar shtetasit Can Murataj;

DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can Murataj;

Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj;

Volksëagen Tiguan;

Automjeti Land Rover Defender sekuestruar Can Murataj;

Motocikletë BMË sekuestruar në banesën e Admir Murataj.

Ndaj pasuritë e identifikuara të shtetasve Admir Murataj, Aleksandër Murataj dhe familjarëve të tyre duhet t’i nënshtrohen sekuestros, bazuar në nenet 3 deri ne 7, 11, 12, 14 dhe 15 e vijues të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”.

Prokuroria kërkon 18 vite burg për Balilin

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot  dënimin e tij me 18 vite burg, për Klement Balilin.

Por për shkak se ai ka kërkuar gjykim të shkurtuar, atij i ulet 1 e treta e dënimit ndaj dënimi përfundimtar është 12 vjet burg.

Klement Balili akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fshehje të pasurisë dhe pastrim të parave.

Kelmend Balili jetoi për dy vite si i arratisur dhe më pas u vetëdorëzuar në polici ku kërkoi edhe gjykim të shkurtuar. Nga ana e tij Balili i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe ka deklaruar se është i pafajshëm.

Hetimet, Prokuroria kërkon pasuritë e Balilit

Në përfundim të hetimit të pasurisë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar sot konfiskimin e pasurisë së Klement Balilit, i cili njihet ndryshe me pseudonimin “Eskobari i Ballkanit”.

Përmes një njoftimi për mediat Prokuroria bën të ditur se Klement Balilit, i akuzuar për kryerjen veprave penale “trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për  një sërë veprash te tjera penale, është kërkuar që t’i konfiskohet një  truall me sipërfaqe 11.994 m2 me në qytetin e Sarandës; objekti Ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve 4+1 kate me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2 ndodhur në qytetin e Sarandës; truall me sipërfaqe 1716.91 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës dhe njësi me sipërfaqe 120 m2, dhe 23 (njëzet e tre) apartamente.

Klement Balili akuzohet për kryerjen veprave penale “trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Skip to toolbar