Bashkia
e Tiranës nisi prishjen e objekteve të cilat kanë pasur dëme të mëdha nga tërmeti
dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve. Të dielën është shembur oxhaku industrial në
Qytet Studenti.
Ai
mori dëmtime të mëdha nga tërmeti dhe rrezikonte të rrëzohej nga momenti në
moment. Posht tij ndodheshin tre vila banimi, të cilat ishin në rrezik.
Kryebashkiaku i Tiranës publikoi fotot nga prishja e këtij objekti.
“Që një oxhak industrial i krisur përbën rrezik shembje e duhet rrëzuar nga Bashkia Tiranë, kjo s’do mend dhe po bëhet sot! Por gjithashtu s’do mend ndërtimi pa leje i vilave 3-katëshe në rrëzë të oxhakut që me ose pa tërmet është një marrëzi epike e me kosto për qytetin”, thekson Veliaj.
Partia Demokratike
pretendoi të hënën se në një nga konviktet e rikonstruktuara të Qytet
Studentit, kishte rënë tavani. Bashkia e Tiranës hodhi poshtë akuzat e Partisë
Demokratike, me anë të një reagimi zyrtar të hënën pasdite. Në deklaratën e
Bashkisë, lajmi i publikuar nga PD cilësohet “fake news”, ndërsa shprehet se “pas
tërmetit të 21 qershorit, në Qytetin Studenti pati dëme materiale, të cilat janë
verifikuar nga Instituti i Ndërtimit”.
“Nisur nga një lajm
i pavërtetë që qarkulloi sot në një media pranë Partisë Demokratike, lidhur me
dëmtimin e Godinës nr. 20 në Qytetin Studenti, Bashkia e Tiranës dëshiron të
sqarojë se: Pas tërmetit të fortë të 21 Qershorit, në Qytetin Studenti ka patur
dëme minimale, të tipit plasaritje suvaje, si në shumë ndërtesa në zonën e
prekur nga tërmeti. Bashkia e Tiranës kërkoi një verifikim të specializuar të
dëmtimeve nga Instituti i Ndërtimit, i realizuar më datë 27 Shtator 2019, i
cili konstatoi dëme në rifiniturat e objektit, si plasaritje dhe çarje të
suvatimeve, pa probleme për strukturën mbajtëse të godinës”, thuhet në deklaratën
e Bashkisë.
Ndërkohë, Bashkia e
Tiranës publikon gjithashtu dhe aktin e ekspertimit nga Inspektorati i Ndërtimit,
ku thuhet se “ka dëme në rifiniturën e objektit, vërehen plasaritje dhe çarje të
suvatimeve”, thuhet në aktin e konstatimit, ndërsa shtohet se “godina nuk
paraqet dëme në strukturë por vetëm në rifiniturë. Të merren masa për riparimin
e tyre”, thuhet në aktin e konstatimit të Intitutit të Ndërtimit. Duke evidentuar
investimet që janë kryer në godinat e strehimit të studentëve në Qytetin
Studenti, Bashkia e Tiranës shprehet se gjatë qeverisjes së PD në vitet
2005-2013, investimi i vetëm i tyre në Qytet Studenti është lyerja me gëlqere e
mureve të godinave dhe asgjë më shumë.
“Por, sot një fake news i qëllimshëm i medias pranë Partisë Demokratike, nxorri në një konferencë absurde një zëdhënëse të PD, për të mashtruar për herë të dytë brenda ditës shqiptarët. Studentët, por edhe qytetarët e Tiranës, duhet ta dinë se gjatë qeverisjes së PD në vitet 2005-2013, investimi i vetëm i tyre për Qytetin Studenti është lyerja me gëlqere e mureve të godinave dhe asgjë më shumë. Deklarata e PD është po aq qesharake sa edhe vetë lidershipi i saj, që siç duket ka kapitulluar në dëshpërim të plotë, duke u kthyer në një portal mashtruesish profesionistë, tashme të dënuar edhe nga gjykata, dhe prodhuese fake news-esh”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Bashkisë së Tiranës.
Një zjarr i madh ka rënë pasditen e të enjtes
në zonën e Qytet Studentit. Mësohet se zjarri ka rënë fillimisht në disa
shkurre, ndërsa më pas, për shkak të erës, zjarri është përhapur me shpejtësi.
Zjarri ka përfshirë më pas edhe një banesë
private, ndërsa Realstory.al ka siguruar video dhe foto exclusive nga vendi i
ngjarjes.
Menjëherë sapo janë konstatuar flakët, është lajmëruar
shërbimi zjarrfikës i Tiranës, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë
punuar për shuarjen e zjarrit.
Për fikjen e zjarrit janë angazhuar edhe banorët e zonës, të cilët me mjete rrethanore janë munduar të parandalojnë përhapjen e zjarrit.
Praprakisht mësohet se flakët kanë përfshirë një perimetër të madh, duke bërë që të rrezikohen dhe banesa të tjera.
Veç zjarrfikësve të mbrritura në vendin e
ngjarjes, mësohet se po shkojnë dhe disa mjete të tjera për të shuar flakët e
zjarrit.
Në banesën e përfshirë nga flakët, mësohet se
ka pasur disa pesona, përfshirë dhe fëmijë, të cilët janë evakuuar në kohë.
Ndërkohë, ende nuk bëhet i ditur shkaku i rënies
së zjarrit dhe dëmet e shkaktuara në banesën e djegur.
Kryeministi Edi Rama dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj kanë parë nga
afër punën për rikonstruksionin e konvikteve në Qytetin Studenti. Deri më tani,
ka përfunduar rikonstruksioni i 11 godinave, 6 të tjera janë drejt përfundimit ndërsa
3 të fundit pritet që të nisin nga rikonustrksioni javën e ardhshme. Kreu i
qeverisë dhe ai i bashkisë kanë vizituar godinën 24 dhe 25, aty ku puna është
duke vijuar me instratrukturën e brendshme. “Na kanë mbetur dhe tre konviktet e fundit që
besoj fillojnë punë javën tjetër. Kemi mbaruar 11 totalisht, kemi aktualisht nja
5-6 kantiere të hapura” – tha kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i cili theksoi
se sfida e radhës është mirëmbajtja e tyre, për të cilën ideja e punësimit të
studentëve si administratorë mbetet zgjidhja më e mirë.
“Në qytetin studenti, ne punësojmë shumë staf, recepsionistë,
administratorë, etj.. Çdo gjë ka nevojë për t’u mirëmbajtur. Menduam që ideja
më e mirë, meqë specialistët janë më paga minimale, është që ne mund të
punësojmë studentë. Pra, do të hapim disa vende pune dhe do t’u themi që kemi
disa vende pune si administratorë. Po u prishën dushet, po ndodhi diçka, apo
ndonjë problem tjetër kemi një administrator që është një prej studentëve”, ka
thënë Veliaj. Kryebashkiaku Veliaj është shprehur gjithashtu se Karta e
Studentit do të fuqizohet prej 1 tetorit, ndërsa ky shembull po ndiqet edhe në
qytete të tjera. Ndërkohë kryeministri Edi Rama, duke folur për partneritetin
me privatin, u është përgjigjur kritikëve të PPP-ve, duke marrë si shembull
Rrugën e Arbërit, duke u shprehur se ‘partneriteti publik-privat është i vetmi
mekanizëm”, ku privati hedh lekët e veta derisa të garantohet shërbimi, ndërsa
qytetarët e përfitojnë pa kosto ekstra.
“Pa diskutim që ky është i vetmi mekanizëm. Sot pashë videon e re nga
rruga e Arbrit, ajo është bërë spektakël, ka shkuar deri në gjysmë të rrugës.
Është një fond që qeveria nuk e kishte, se po ta kishte do ta kishte bërë 30
vjet. Nga ana tjetër, këto nuk shikohen të veçuara. Sepse dikush mund të pyesë,
pse nuk i keni ju 300 milionë? Por nuk janë vetëm këto që duhen, sepse janë dhe
1500 gjëra të tjera. Qeveria nuk i mbledh të gjitha në një vend. Ndërkohë që
rruga e Arbrit mbaron brenda 2021 dhe ne shlyejmë deri në 2031, që do të thotë
njerëzit 10 vjet e gëzojnë, ndërkohë që me atë lloj ritmi do të ishin dashur 13
vjet ta bënim. Këtu krijohet ideja se, kur këtu fton privatin, ai merr lekët e
shtetit dhe ikën. Ai hedh lekët e veta për një periudhë kohe, sa të garantohet
ai shërbim apo ajo vepër dhe publiku e përfiton pa asnjë shpenzim ekstra,
ndërkohë që qeveria paguan pastaj me këste deri kur ta shlyejë dhe i kthehet në
pronën e vet”, përfundoi Rama.