Ftesa e Ramës për ndihmë pas tërmetit, Basha: Nuk është koha për politikë

Ftesës së Ramës për të bashkuar forcat që të përballojnë situatën emergjente të krijuar pas tërmetit me pasoja tragjike, lideri demokrat iu përgjigj nga Durrësi, duke i thënë kreut të qeverisë se tani nuk është koha për politikë, protagonizëm dhe manovra. Basha u shpreh se tani fokusi i opozitës është për të ndihmuar njerëzit dhe të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe qeveria, ndërsa bilanci se çfarë u bë dhe çfarë duhet të ishte bërë më mirë i takon një momenti të dytë.

“Tani e gjithë energjia jonë ajo që po bëjmë dhe do të bëjmë është të jemi afër njerëzve. Do të vijojmë ta bëjmë, tani nuk është koha për politikë. Njerëzit kanë nevojë për strehë, për ushqim dhe siguri. Ky është prioriteti ynë. Tani nuk është koha as për politikë dhe as për propagandë. Ne jemi pranë banorëve dhe udhëzime te mia jo vetë për strukturat e PD-së, por të gjithë është për nevojë urgjente, ky është fokusi ynë dhe vëmendja jonë, nuk kemi kohë sot për manovra politike dhe ky duhet të jetë fokusi edhe i qeverisë. Këto ditë që kanë qenë të tmerrshme nuk kanë qenë ditë për t’u marrë me analizën dhe përgjegjësitë, ka një ditë dhe kohë që do të të merremi se çfarë u bë dhe duhej bërë më mirë. Nuk mund të bëhet politikë me këta njerëz, janë pa strehë dhe pa ushqim. Prioriteti ynë është dhe i opozitës është për t’iu ndihmuar, jo protagonizëm, propagandë dhe manovra”, tha Basha nga Durrësi.

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje opozitës të bashkohen në një tryezë të përbashkët për të shpalosur aty të gjitha idetë dhe propozimet në përballimin e situatës së vështirë që vendi po kalon pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit që shkaktoi dhjetëra viktima. Shefi i mazhorancës i bëri thirrje të drejtpërdrejtë kryedemokratit Basha duke thënë se në këto momente nuk është koha për politikë, por për paqe dhe “ftillim” siç ai shprehet, për t’i shkuar në ndihmë popullit shqiptar.

Balla: Basha në fatin e vet

Nga Sokol Balla

A duhet një marrëveshje me Bashën? Unë e kam një përgjigje direkte: JO!

Dhe kjo s’ka lidhje me “fatvat” e Lulit ndaj meje apo Real Story, të cilat para tetë vjetëve përballë Berishës (në pushtet) duken si lule të rralla pranvere sesa si rreshje të forta dimri. Bile s’ka lidhje as me deklaratat e Doktorit në Opinion, për “ruajtjen e sistemit aktual proporcional”, ose i vetmi sistemi ku LSI teorikisht ka mundësinë të vendosë se kush mund të qeverisë. Komuniteti ndërkombëtar të premten foli tre herë për reformën elektorale dhe ndër to, vetëm një herë u përmend Opozita e vjetër. Ndërsa Merkel takonte Ramën në Berlin dhe i jepte lajmin për hapjen e negociatave nga pala e saj, ambasadori i saj në Tiranë takonte po të premten Rudi Hajdarin, vajzën që të gjithë e presupozojnë si Ralf Gjonin, por e cila sot ecën para me një mbështetje të fortë amerikane për ngritjen e një Opozite të Re. Subjekti? Reforma Zgjedhore. Më vonë foli edhe Soreca, një mik i vjetër i Bashës, i cili përmendi të njëjtën reformë si pikënisjen e një dialogu edhe me opozitën jashtë Kuvendit. Duken si gjëra të ndara, por ato lidhen në faktin se tashmë po afron afati për nisjen e reformës më të rëndësishme në vend pas asaj të Drejtësisë. Dhe alarmi ka rënë. Të gjitha partitë opozitare, përfshirë edhe LSI, po kërkojnë marrëveshje dhe dialog (mundësisht) dhe zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Kundër duket se janë Berisha, Meta dhe Bes Kallaku, por vetëm Lul Basha është i paqartë në fatin e tij. T’i thuash ulu me Ramën, i bën mirë vendit, por e varros atë dhe aksionin e tij politik (6 muaj luftë, dy muaj  “ohoho”). T’i thuash mos u ul, në fakt i bën mirë atij dhe aksionit të tij as më… as më… Por i bën keq vendit teorikisht: pasi nuk ul dy palët në tavolinë prej një viti.

Po prit? A janë vërtetë dy palë?

Në fakt po, por mes tyre nuk është as Basha, as Kryemadhi dhe pas pak javësh nuk do të jetë më pas Meta. Ndërkohë gati 40 deputetë të opozitës, përjashto Lefter Maliqin që sillet si Lefter Lefteri pa arsye, jo thjesht janë aty kot. Luli para se të bëjë marrëveshje me Ramën, i duhet të bëjë marrëveshje me ta, një gjë që është në kufijtë e të pamundurës. Lulit, para se të ulet me Ramën, i duhet t’i marrë “leje” Hajdarit Junior. Dhe e vetmja mënyrë që ajo t’ja japë, është në shkëmbim të një ofiqi të lartë zyrtar në PD, psh. në vend të Bardhit, çka do ta bënte vendimin, veç të tjerave,  të mos dukej as misogjinik.

Por ne e dimë që kjo nuk do të ndodhë. As Rama dhe as Basha nuk kontrollojnë Opozitën Hajdari.  Luli mund të bëjë marrëveshje me Maliqin, por asnjë marrëveshje tjetër me qeverinë dhe maxhorancën, nuk është në të mirën e tij. Rama, nën presionin ndërkombëtar dhe të opozitës së re, që ka votat në kuvend, do të duhej të binte dakord për ndryshimet thelbësore kushtetuese elektorale, një gjë që ai më herët nuk e ka pranuar. Por si mund të bëjë marrëveshje me Lulin, që veç Terit të Beratit, s’kontrollon dot asgjë përtej bahçes së SHQUP-it?

Prandaj për gjithë këtë situatë, ka vetëm një zgjidhje: Basha duhet lënë në fatin e vet. Ai të ndajë mendjen nëse do PD apo vetëm një zyrë të saj. Por s’ka asnjë zyrë teke që vendos dot për fatet e vendit. Koha e Hoxhëve ka mbaruar. Sido që ta sjellësh bisedën, Shqipëria bën edhe pa Bashën. Basha pa Shqipërinë, mbetet thjesht një kamarier i rëndomtë, me një diplomë e pasuri të dyshimtë.

Pazhallusta!

Marrëveshje politike, Basha fut “mbles” te Rama

Aleatët e koalicionit opozitar vijojnë të bëjnë presion për arritjen e një marrëveshje mes Bashës dhe Ramës për t’i dhënë zgjidhje krizës politike në vend. Por duket se deklarata e fundit e kreut të PAA-së, Agron Duka, është e dakordësuar me kreun e opozitës duke u nisur dhe nga sinjalet e fundit për zbutje të përplasjes mes dy kampeve.

Në një studio televizive Agron Duka është shprehur se duhet që Basha dhe Rama të arrijnë një marrëveshje dhe të nisin dialogun për reformën zgjedhore.

“Ne jetojmë në një situatë absurdi. Nuk kemi gjykatë kushtetuese.  Ne kemi 61 bashki që drejtohen nga socialistët.  Kemi një rast të vërtetuar dhe disa tjera që po ndiqen ku mund të bëhen zgjedhje prapë.  Duhet patjetër të ketë marrëveshje politike.  Ne kemi qenë për 13 tetorin por duke parë që nuk ka asnjë lloj vullneti jemi në këtë situatë.  Ne i kërkojmë Bashës Reformën zgjedhore dhe sistemin zgjedhor”, – është shprehur Duka. Një qëndrim ky që mendohet se është diskutuar në tryezën e partive të koalicionit opozitar. Me siguri që edhe Basha përtej retorikës publike është në pritje të një zgjidhje nga Rama për të shpëtuar edhe veten nga të tijët.

Kriza politike, Basha përsërit akuzat, Rama “i përgjigjet” me… Fierin

Në zbatim të urdhrit politik ku shkruhej “edhe nëse ju pyesin për motin, flisni për zgjedhjet”, kreu i PD-së Basha çdo ditë publikon në facebook të njejtën video me akuza kundër qeverisë për politikanë kriminelë dhe për abuzime me miliona euro, si për të zbatuar pikë për pikë teorinë “flit – flit se diçka do mbetet”.

Ndërsa kryeministri Rama ka zgjedhur të mos merret më me opozitën dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit, kryeministri Rama ka nisur të publikojë foto nga projektet e qeverisë në bashki të ndryshme të vendit. Gjatë të martës ai ka publikuar disa foto që tregojnë se si po ndryshon pamje qyteti i Fierit, ndërsa gjatë të hënës ai prezantoi projektet e qeverisë në Shkodër ku do të ndërtohet shëtitorja e Shirokës, si dhe në Durrës.

Përsa i përket Fierit, Rama shkruan se është rehabilituar lumi në mes të qytetit që dikur njëlloj si Lana në Tiranë ishte i rrethuar nga ndërtesat pa leje dhe mbante erë të keqe.

“Edhe pak dhe e kaluara e shëmtuar e Fierit, me “Lanën” e tij si hekurudhë ndërtesash pa leje, me përmbytjet pas çdo shiu e me erën e rëndë të papastërtive, mu në qendër të qytetit, do t’ia ketë lënë vendin një hapësire të re publike për të gjitha moshat”, shkruan kryeministri.

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit ku PS fitoi pushtetin vendor në 60 bashki për shkak se PD refuzoi të merrte pjesë në zgjedhje, kryeministri ka deklaruar se të gjitha forcat e PS do të përqendrohen në këtë pushtet të madh që i kanë dhënë njerëzit. Madje ai ka deklaruar se ka hequr dorë dhe nuk do të harxhojë kohë me opozitën. Kjo e fundit vijon me akuzat dhe më kërcënimet për nisjen e protestave popullore në shtator.

Që të dy palët vijojnë të qëndrojnë në ekstrem dhe deri tani nuk kanë treguar asnjë shenjë se mund të ketë një marrëveshje që do të çojë në zgjidhjen e krizës në vend.

EDHE PAK… dhe e kaluara e shëmtuar e Fierit, me “Lanën” e tij si hekurudhë ndërtesash pa leje, me përmbytjet pas çdo…

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 20. August 2019

Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin.Edi Rama dhe këta oligarkë grabitqarë nuk bëjnë asgjë për njerëzit e thjeshtë. Ata vetëm vjedhin me koncesione, me PPP, me tendera, me leje ndërtimi, me ligje speciale dhe me çdo mënyrë që munden. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurojë, të ndërtojë, të provojë. Paratë tuaja, paratë e shqiptarëve po i vjedh Hajduti Psiqik me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur. 1 në 3 familje shqiptare nuk kanë të hanë sepse paratë e tyre i ka vjedhur Edi Rama. Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Edi Rama këto 6 vjet. Të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Hajdutit Psiqik ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks. Shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Hajduti Psiqik dhunon të vegjlit dhe të varfërit dhe u shërben kriminelëve, të fortëve dhe oligarkëve. Edi Rama është artist i mashtrimit. Çdo gjë që ka premtuar, çdo gjë që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur. Çdo projekt, program dhe politike i Hajdutit Psiqik është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve.Që ta shpëtojmë Shqipërinë nga kjo bandë duhet ta largojmë Edi Ramën.#HajdutiPsiqik #RamaIk #ShqipëriaSiEuropa

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 20. August 2019

Meta ka frikë nga Rama-Basha: Marrëveshje që s’duhet të përsëriten

Presidenti Ilir Meta e ka nisur të enjten me një mesazh të qartë të cilin e përcjell përmes një fotoje të publikuar në facebook. Ai shfaqet duket lexuar librin “Esat pashë Toptani: Njeriu, Lufta, Pushteti”, ndërsa shkruan: “Një libër që duhet lexuar për histori që nuk duhen harruar dhe marrëveshje që s’duhet të përsëriten”.

Duke ndjekur në vazhdimësi postimet e presidentit që gjithmonë kanë një mesazh nga pas, edhe ky s’ka si të jetë ndryshe. Duket si një mesazh që Meta jep për përsëritjen e historisë dhe për një marrëveshje që nuk duhet të përsëritet. Dhe këtu gjithkujt mund t’i shkojë mendja tek marrëveshja e famshme e 17 majit mes Ramës e Bashës, marrëveshje që hoqi LSI-në nga “tepsia” dhe i dha PS një fitore të sigurtë në zgjedhjet e 2017.

Realstory shkroi më herët për distancimin e Monika Kryemadhit dhe frikës së LSI-në për një marrëveshje të dytë Rama-Basha, por duket qartë se kjo foto e Metës e konfirmon një gjë të tillë.

Presidenti po lufton me çdo kusht që të mos ketë një marrëveshje mes Ramës e Bashës duke mënjanuar LSI-në, ndaj dhe ai ka marrë rolin e kryenegociatorit dhe po përpiqet me çdo mjet që Basha t’i bindet dhe të pranojë dekretin e tij për zgjedhje me 13 tetor.

Por duket se Basha e ka lënë të vetëm Metën në këtë nismë. Ai nuk ka pranuar të regjistrojë partinë në zgjedhje (që duhet thënë se janë antikushtuese dhe se nuk janë njohur nga institucionet) ndryshe nga sa kanë bërë aleatët e tij. Basha ka refuzuar propozimin e Metës për zgjidhje. Ai kërkon ekstremin, largimin e Ramës dhe qeveri teknike. Basha kërkon marrëveshje me Ramën. Kësaj i trembet Meta dhe LSI. Një marrëveshjes mes tyre mund të sjellë shkrirjen e partisë familjare të Metës, pikërisht ashtu sikurse Rama e kishte paralamëruar prej kohësh me një sms, të cilin presidenti e lexoi para gazetarëve në konferencën e famshme për shtyp ku i shpalli të gjithë armiq, përfshi këtu edhe SHBA-të.

Kujtojmë se disa javë më parë Meta me anë të një deklarate për shtyp ku jepte propozimin e tij për zgjedhjet lokale, të përgjithshme dhe atë për President në të njëjtën ditë (13 tetor), e konsideroi veten si Avni Rustemi i cili vrau Esat Pashën si tradhtar.

“Jam  i racës së politikanit të tipit Avni Rustemi, edhe i disa shqiptarëve të tjerë si Mic Sokoli, Vojo Kushi” shprehej Meta në atë kohë duke paralajmëruar se nuk do pranonte një marrëveshje të dytë mes Ramës e Bashës.

 Esat Pasha njihet në histori si një njeri që ka punuar vetëm për interesat e tij dhe që ka bërë marrëveshje me armiqtë e vendit. Ai u vra të dielën  e 13 qershorit të vitit 1920 nga Avni Rustemi sapo doli nga hotel “Continental” në Paris./Realstory.al

Distancimi i Kryemadhit, LSI i trembet një 17 maji të dytë

Realstory bëri një fact checking të mërkurën ku doli qartë se kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi prej më shumë se 1 muaji është distancuar qartë nga skena politike por edhe nga qëndrimet e kreut të PD-së, Basha.

Jo vetëm fakti që Kryemadhi është distancuar nga PD, por edhe një deklaratë e mbajtur dje nga ish deputeti i LSI-së Edmond Panariti, na lë të kuptojmë se LSI e mbetur tashmë pa asnjë pushtet dhe me frikën e largimit të militantëve drejt PS-së, i trembet një 17 maji të dytë.

Që ndryshe do të thotë, i trembet një marrëveshje mes Ramës e Bashës duke lënë mënjëanë LSI-në; madje-madje, i trembet mundësisë së ata të dy bashkëpunojnë për shkrirjen e LSI-së, ashtu sikurse Rama i shkruante në mesazh Metës pak kohë më parë. Mesazh, të cilin presidenti e lexoi para gazetarëve në konferencën e famshme për shtyp ku i shpalli të gjithë armiq përfshirë këtu edhe SHBA-të.

Por çfarë ka thënë të mëkurën Panariti në një intervistë televizive. LSI kërkon që në takimet e dialogut të mos jenë prezent vetëm PD dhe PS, por edhe partitë e tjera të vogla, përfshirë edhe vetë atë. Kjo pasi Lëvizja Socialiste për Integrim e ka pësuar një herë nga marrëveshjet qeveri-opozitë. Nga marrëveshja e 17 majit të 2017, LSI ishte partia më e dëmtuar. Tani ajo kërkon që kjo gjë të mos përsëritet, por të jetë edhe vetë pjesë e marrëveshjes. “Data 13 tetor një opsion që ofron Presidenti për t’i futur palët në zgjedhje. Unë besoj që dialogu duhet të jetë transparent jo me dyer të mbyllura. Duhet rivendosur besimi. Vendi ka nevojë urgjente, ulëritëse për zgjedhje sa më parë. Lini pushimet e uluni në tryezën e dialogut, nuk ka zgjidhje tjetër”, tha Panariti.

LSI kërkon me çdo kusht zgjedhje për t’u rikthyer në pushtet. Ajo ka humbur shumë nga djegia e mandateve por edhe nga humbja e bashkive. Tani i trembet largimit të militantëve që kanë nisur t’i bashkohen PS-së. Nëse situata vazhdon gjatë kështu, LSI rrezikon të shkrihet, ndaj dhe ata mbështesin fuqishëm ish shefin e tyre dhe zgjedhjet më 13 tetor, dhe sigurisht dialog me Ramën kryeministër./Realstory.al

Zgjidhja e krizës, ambasadorja franceze zbulon negociatat: Macron i telefonoi Ramës

“Nuk kam asnjë dyshim që në të gjitha anët dhe nivelet ka njerëz te arsyeshëm që janë duke kërkuar një zgjidhje”. Kështu është shprehur për mediat, ambasadorja franceze në Shqipëri Christine Vasac, duke zbuluar se negociatat mes palëve kanë nisur tashmë, larg syrit publik dhe mediatik.

Vasac ka thënë të shtunën nga Korça se zgjidha nuk do të vijë nga ndërkombëtarët por do të vijë nga vetë shqiptarët dhe siç thotë ajo gjërat janë vënë në lëvizje për të gjetur një zgjidhje. Pra negociatat duket se kanë nisur.

“Për politikën shqiptare asnjëherë nuk themi asnjëherë, nuk mund ta fsheh të gjithë e dimë që situata është e tillë jemi në një krizë politike, nuk kam asnjë dyshim që në të gjitha anët dhe nivelet ka njerëz te arsyeshëm që janë duke kërkuar një zgjidhje.

Ju e dini mirë që nuk është një diplomat i huaj që t’i japë një zgjidhje kësaj situate, por njerëzit e këtij vendi meritojnë një zgjidhje të arsyeshme”, është shprehur Vasac.

Nisjen e negociatave mes Ramës e Bashës e ka nënkuptuar më herët edhe Presidenti Meta për të cilën ka shkruar realstory.al. “Nuk arrihet çelja e negociatave me qoka ndërkombëtare, vetëm me standarde. Këtë Edi, unë dhe Luli e dimë shumë mirë. Duan ta zgjidhin diku tjetër? Ata e dinë që është një adresë serioze ku mund të shkojnë ta zgjidhin këtë dhe unë i jap garanci për mbështetje”, tha Meta pak ditë më herët duke aluduar me ironi se Basha e Rama kanë nisur negociatat me ndërkombëtarët. Nisur dhe nga deklarata e ambasadores franceze, duket se negociatat qenkan të vërteta.

Ambasadorja ka zbuluar edhe telefonatën mes presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe kryeministrit Rama, duke thënë se kjo është një shenjë pozitive për Shqipërinë.

“Edhe njëherë nuk më takon mua të prononcohem me këtë temë, ashtu siç mund ta dini para 3 ditësh ka pasur një telefonatë midis presidentit Macron me zotin Rama, kjo është diçka e mirë, pozitive, unë nuk mund të them diçka me detaje sepse nuk isha gjatë kësaj bisede por e vlerësoj. Ju duhet ta dini dhe vetë populli shqiptar duhet të jetë i qartë nëse është gati për Bashkim Europian”, është shprehur Vasac.

Përsa i përket hapjes së negociatave në tetor, ambasadorja deklaron se deri në tetor mund të ndodhin shumë gjëra dhe se Shqipëria duhet të vërtetojë se është gati për këtë hap.

“Politika është gjithashtu, te gjithë njerëzit, ju po më drejtoni pyetjen mbi qëndrimin e Holandës dhe Gjermanisë nuk di t’u them por edhe me Francën nuk di t’u them diçka, por nuk është diçka e mbyllur.

Nuk ka diçka të mbyllur sepse ka ende kohë deri ne muajin tetor dhe mund të ndodhin shumë gjëra deri në tetor. Në lidhje me këtë do doja t’u drejtoheshit fjalimit në Serbi të Macron, aty ka gjëra të rëndësishme që kanë për të ndryshuar.

Ju e dini por edhe unë po e përsëris, Shqipëria ashtu si dhe vendet e tjera në rajon kanë vendin e tyre në Bashkimin Europian.

Ashtu si Fenixi ne rilindim nga hiri dhe në lidhje me Shqipërinë, Shqipëria nuk është duke u djegur”, u shpreh Vasac.

“Nuk më kap dot se jam i zoti”. Kur Luli bën humoristin

“E para punës ja më kapë. Nuk më kap dot njëherë se jam i zoti”. Kështu thotë Basha në një video që është kthyer virale në rrjet, të cilën e ka publikuar Rama në Instagram me një koment me nota humori.

“Ti s’je i zoti, ti je Njish”- shkruan Rama në komentin e videos.

E ndërsa Basha e ka marrë seriozisht me protesta të dhunshme e sulme ndaj KZAZ-së, Rama vazhdon t’i përgjigjet me batuta e me video humori.

View this post on Instagram

Ti s’je i zoti, ti je Njish😍

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Sokol Balla: Duhen dy kryeministra për të zgjidhur krizën në vend

Gazetari Sokol Balla ishte i ftuar mbrëmë në studion e Mustafa Nanos në ABC news ku dha një zgjidhje krejt origjinale për krizën politike në vend. Balla tha se duhen dy kryeministra që të zgjidhet kriza, pra edhe Basha edhe Rama, që jo të dublojnë njëri-tjetrin, por të kontrollojnë njëri-tjetrin.

“Basha thotë se duhet të ikë Rama, kur se unë them të vijë Basha. Pra të ishin dy kryeministra, Rama dhe Basha. Jo të dublonin njëri-tjetrin, por të kontrollonin njëri-tjetrin. Të krijohej një koalicion i gjere që të përgatiste vendin për zgjedhjet e vitit 2021.  Kjo e dy kryeministrave është “një sajesë” shqiptare për të çuar vendin në zgjedhjet e vitit 2011.  Ti nuk mund ti thuash Edi Ramës të ikë, sepse në momentin kur i thua ti je shumicë. Ata nuk duhet të ndajnë pushtet, por përgjegjësi”, u shpreh gazetari Sokol Balla.

Ai tha se prej 30 vjetësh janë të njëjtat grupime politike që duan që vendi të digjet vetëm që dikush të ikë nga pushteti. E njëjta gjë sipas tij, ndodhi në vitin 1997 dhe e njëjta gjë po ndodh tani.

“Kemi 26 vjet që nga koha kur ishim bashkë në Partinë Demokratike. Mjekra ime dhe flokët e tua janë më të vlefshme se demokracia shqiptare sot.  Ne të dy kemi bërë përpjekje brenda Partisë Demokratike dhe jashtë saj. Qëllimin e mirë besoj se ty dhe mua nuk e vë kush në dyshim.

Janë të njëjtit njerëz, ata që donin të digjej Shqipëria në vitin 1997 vetëm që të ikte Sali Berisha nga pushteti.

Dakord që digjej Shqipëria, po ne ku do të jetojmë?”, u shpreh Balla

Gazetari u pyet nëse parashikon se do të ketë përplasje të mundshme civile gjatë zgjedhjeve. Por Balla tha se nuk e beson se do të ketë një gjë të tillë. “Unë nuk besoj se do të ketë njerëz që do të sulmojnë qendrat e votimit dhe njerëz që i mbrojnë ata”, tha ai.

Balla u ndal edhe tek reforma në drejtësi, duke i konsideruar klithma dëshpërimi ata që janë kundër.

“Këto janë klithma dëshpërimi të atyre që do të ndodhë pas disa muajsh me krijimin e Gjykatës Speciale, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë. SPAK-u nuk do të kursej asgjë.  Kjo është bukuria dhe brutaliteti. Ka edhe nga ata nga PS që kanë më shumë frikë se ish-ministrat e PD-së.  Aty nuk do të shihet nëse dikush është i PD-së apo i PS-së. Ata duhet të kenë shumë frikë”, tha drejtuesi i Real Story.

Skip to toolbar