Kriza politike, Basha përsërit akuzat, Rama “i përgjigjet” me… Fierin

AKTUALITET


Në zbatim të urdhrit politik ku shkruhej “edhe nëse ju pyesin për motin, flisni për zgjedhjet”, kreu i PD-së Basha çdo ditë publikon në facebook të njejtën video me akuza kundër qeverisë për politikanë kriminelë dhe për abuzime me miliona euro, si për të zbatuar pikë për pikë teorinë “flit – flit se diçka do mbetet”.

Ndërsa kryeministri Rama ka zgjedhur të mos merret më me opozitën dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit, kryeministri Rama ka nisur të publikojë foto nga projektet e qeverisë në bashki të ndryshme të vendit. Gjatë të martës ai ka publikuar disa foto që tregojnë se si po ndryshon pamje qyteti i Fierit, ndërsa gjatë të hënës ai prezantoi projektet e qeverisë në Shkodër ku do të ndërtohet shëtitorja e Shirokës, si dhe në Durrës.


Përsa i përket Fierit, Rama shkruan se është rehabilituar lumi në mes të qytetit që dikur njëlloj si Lana në Tiranë ishte i rrethuar nga ndërtesat pa leje dhe mbante erë të keqe.

“Edhe pak dhe e kaluara e shëmtuar e Fierit, me “Lanën” e tij si hekurudhë ndërtesash pa leje, me përmbytjet pas çdo shiu e me erën e rëndë të papastërtive, mu në qendër të qytetit, do t’ia ketë lënë vendin një hapësire të re publike për të gjitha moshat”, shkruan kryeministri.

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit ku PS fitoi pushtetin vendor në 60 bashki për shkak se PD refuzoi të merrte pjesë në zgjedhje, kryeministri ka deklaruar se të gjitha forcat e PS do të përqendrohen në këtë pushtet të madh që i kanë dhënë njerëzit. Madje ai ka deklaruar se ka hequr dorë dhe nuk do të harxhojë kohë me opozitën. Kjo e fundit vijon me akuzat dhe më kërcënimet për nisjen e protestave popullore në shtator.

Që të dy palët vijojnë të qëndrojnë në ekstrem dhe deri tani nuk kanë treguar asnjë shenjë se mund të ketë një marrëveshje që do të çojë në zgjidhjen e krizës në vend.

EDHE PAK… dhe e kaluara e shëmtuar e Fierit, me “Lanën” e tij si hekurudhë ndërtesash pa leje, me përmbytjet pas çdo…

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 20. August 2019

Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin.Edi Rama dhe këta oligarkë grabitqarë nuk bëjnë asgjë për njerëzit e thjeshtë. Ata vetëm vjedhin me koncesione, me PPP, me tendera, me leje ndërtimi, me ligje speciale dhe me çdo mënyrë që munden. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurojë, të ndërtojë, të provojë. Paratë tuaja, paratë e shqiptarëve po i vjedh Hajduti Psiqik me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur. 1 në 3 familje shqiptare nuk kanë të hanë sepse paratë e tyre i ka vjedhur Edi Rama. Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Edi Rama këto 6 vjet. Të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Hajdutit Psiqik ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks. Shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Hajduti Psiqik dhunon të vegjlit dhe të varfërit dhe u shërben kriminelëve, të fortëve dhe oligarkëve. Edi Rama është artist i mashtrimit. Çdo gjë që ka premtuar, çdo gjë që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur. Çdo projekt, program dhe politike i Hajdutit Psiqik është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve.Që ta shpëtojmë Shqipërinë nga kjo bandë duhet ta largojmë Edi Ramën.#HajdutiPsiqik #RamaIk #ShqipëriaSiEuropa

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 20. August 2019



Skip to toolbar