Argumenti ligjor, të gjitha nenet e Kushtetutës që përmend Meta

Më poshtë kemi renditur të gjitha nenet në Kushtetutë që Presidenti Meta përmendi gjatë fjalimit të tij, ku bazoi vendimin për të çdekretuar datën e zgjedhjeve.

-Në zbatim të nenit 92, shkronja “gj”, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës është organi i vetëm kushtetues që ka për kompetencë caktimin e datës së zhvillimit të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, për organet e pushtetit vendor, si dhe për zhvillimin e referendumeve.

-Referuar këtij roli qëi është dhënë Presidentit në nenin 86 të kushtetutës, kushtetutëbërësi ka vendosur që të jetë pikërisht ai organi që duhet të caktojë datën e zhvillimit të zgjedhjeve, sepse dita e realizimit të tyre duhet të jetë një moment bashkimi për qytetarët shqiptarë, ku ata lirisht zgjedhin midis alternativave dhe kurrsesi kjo smund të jetë një ditë përçarje midis tyre.

-Kjo situatë nuk është në përputhje me parashikimin e nenit 7 të Kushtetuës, i cili parashikon se sistemi i qeverisjes bazohet në ndarjen dhe balancimin midis pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Sipas nenit 1, pika 3, e Kushtetutës, “qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike”.

Nga ana tjetër, neni 45 i Kushtetutës parashikon se: “çdo shtetas që ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet”.

-Në këtë mënyrë, referuar parimeve kushtetuese dhe qëndrimeve të Gjykatës Kushtetuese, nëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të planifikuara për në 30 qershor 2019, merr pjesë vetëm mazhoranca, atëherë qytetarëve i cenohet ushtrimi efektiv i të drejtës kushtetuese për të zgjedhur.

-Si organ i pushtetit publik, Presidenti i Republikës, ka detyrimin që të respektojë pikën 2 të nenit 15 të Kushtetutës, ku sanksionohet se: “organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre”.

Neni 3 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ndër të tjera, përcakton qartë detyrimin kushtetues për mbrojtjen e pluralizmit politik nga të gjithë. Kjo nënkupton jo vetëm ekzistencën e partive të ndryshme politike, por edhe mundësinë e tyre reale për të konkurruar, në kushte të barabarta dhe pa pengesa, në zgjedhje të lira dhe të ndershme, si mundësia e vetme për të respektuar të drejtën kushtetuese të qytetarëve shqiptarë për të zgjedhur.

-Presidenti i Republikës, bazuar në parashikimet e nenit 15, pika 2 të Kushtetutës, ka vendosur që në këtë rast tëushtrojë kompetencën e tij si organ i pushtetit publik, në funksion të interesit publikpër garantimine rendit kushtetues në Republikën e Shqipërisë, si dhe për tëkontribuar në realizimin e së drejtës kushtetuese për të zgjedhur.

-Presidenti ka përgjegjësinë kushtetuese, që brenda caqeve që Kushtetuta ia lejon, të siguroj respektimin, në formë e në përmbajtje, të parimeve kushtetutese. Sipas nenit 86 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës është kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit. Në këtë këndvështrim, për Presidentin e Republikës, bashkëjetesa demokratike dhe uniteti i popullit, janë parime kushtetuese që duhen mbrojtur, përpara çdo rregullimi tjetër dytësor apo formal.

-Ndërsa në nenin 65 të Kushtetutës , janë përcaktuar në detaje nga kushtetuta rregullat mbi fillimin dhe mbarimin e mandatit të Kuvendit dhe afatet për realizimin e zgjedhjeve pasuese, një rregull i tillë mungon në nenin 109 të Kushtetutës , ku parashikohet mandati i organeve të njësive të qeverisjes vendore.

-Për këtë arsye, përpara zbatimit të ngurtë tërregullave ligjore, çmoj se duhet të respektohet zbatimi i garancive dhe standardeve kushtetuese, dhe Presidenti i Republikës, ka detyrimin kushtetues që në përputhje me pikat 2 dhe 3 të nenit 4 të Kushtetutës, të zbatojë drejtpërdrejtë Kushtetutën, për të siguruar që nëpërmjet akteve të tij, të garantohet mbrojtja e unitetit të popullit, ose pluralizmi politik  dhe paqja në vend. Këto janë parime kushtetuese që prevalojnë mbi çdo aspekt tjetër formal ligjor.

-Më 24 maj të këtij viti, në deklaratën zyrtare të Presidentit të Republikës, veç të tjerash, është shprehur gadishmëria e tij institucionale, që në përputhje me kompetencën që i jep shkronja “gj” e nenit 92 të Kushtetutës, të rishikojë Dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore dhe të dekretojë një datë tjetër për zhvillimin e tyre, në përputhje me vullnetin e shprehur të palëve politike.

Sipas nenit 88 pika 3 e Kushtetutës, Presidenti i Republikës i shërben interesit të përgjithshëm dhe përparimit. Kriza dhe tejzgjatja e saj do ta dëmtonte edhe më shumë interesin e përgjithshëm ekonomik të vendit, të ardhurat familjare dhe do të cënonte përparimin për një zhvillim të qëndrueshëm kaq të domosdoshëm për vendin.

Në përputhje me kompetencën që më jep neni 92, shkronja “gj” e Kushtetutës, si dhe në mbështetje të preambulës së Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pikës 3 të nenit 1, nenit 3, pikës 2 të nenit 4, nenit 15, nenit 45, pikës 1 të nenit 86, pikës 3 të nenit 88, dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Presidenti i Republikës, ka vendosur që të dekretoj shfuqizimin e Dekretit nr.10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore” dhe anulimin e  datës 30 qershor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë.

PS, të enjten shkarkon Ilir Metën nga posti i Presidentit

Kryesia e Partisë Socialiste vendosi që të enjten të nisë procedurën për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës. Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali, tha të hënën pas mbledhjes së kryesisë se në seancën e së enjtes do të zhvillohet debat dhe do të diskutohen të gjitha shkeljet që ka bërë Ilir Meta. Ajo tha se pavarësisht se nuk ka Gjykatë Kushtetuese kjo nuk ia heq të drejtën PS të nisë procedurën për shkarkimin e tij, ndërkohë që vendimi i Metës për të anuluar zgjedhjet do të diskutohen nga KQZ dhe Kolegji Zgjedhor.

Dekreti i Metës. Çfarë është presidenti për ju?

“Kryesia vendosi që të të enjten në seancë plenare të zhvilloje një debat të gjatë duke shteruar të gjithë argumentet sesi Ilir Meta ka sulmuar brutalisht Republikën dhe ka shpikur një institucion që nuk ekziton askund, të quajtur çdekretim. Në fund i takon KQZ apo kolegjit zgjedhor ta shqyrtojë nga pikëpamja juridike. Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë pozicion. Kuvendi do të nisë procedurën e shkarkimit të Ilir Metës nga posti i presidentit. Kjo procedurë do të nisë të enjten. Është detyra jonë për të mbrojtur kushtetutën dhe rendin kushtetues në vend”, tha Spiropali e cila tha dhe njëherë se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor.

Rama me qetësi pa dashuri: Zgjedhjet do mbahen ne 30 qershor

Rama është i vendosur në mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor. Përmes një statusi në Facebook, kryeministri ka konfirmuara atë që tha edhe më herët nga Berati: Zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor.

Me këtë koment te shkurtër, kryeministri Rama i ka dhënë përgjigjen deklaratës se presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve te 30 qershorit.

Paralajmërimi i Palmer, Vasili: Amerika i ka hequr vizën Ramës

Pas paralajmërimit  të  Zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit në SHBA, Matthew Palmer, i cili tha se nëse në protestën e së shtunës do të ushtrohet dhunë, përgjegjës do të jenë organizatorët e saj dhe se kush tenton të cenojë zgjedhjet nuk do të shkelë më në SHBA, ka ardhur edhe reagimi i nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili i cili thekson se vetë Departamenti i Shtetit Amerikani i ka vënë vizën Ramës duke faktuar lidhjen e qeverisë me krimin.  Sipas Vasilit në raporti thuhet se krimi dhe narkotrafiku kanë kapur nivelet e qeverisjes dhe kjo i bën ato të aftë për të vepruar pa frikën e ndëshkimit. Ai e mbyll deklaratën e tij duke thënë se “shyqyr që Amerika është kaq e qartë dhe është ajo që është dhe i ve emrin shkaktarit të vetëm të shkatërrimit të Shqipërisë dhe ky emër është Edi Rama.”

Në raport thuhet se “Korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve. Korrupsioni zyrtar, thuhet aty, është i përhapur dhe nxit një mjedis në të cilin trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar. Raporti thotë se shkalla e lartë e papunësisë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri. Raporti thotë se shkalla e lartë e papunësisë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri. Në pjesën e raportit për pastrimin e parave, Departamenti i Shtetit thotë se gjatë vititt 2018 qeveria e Shqipërisë nuk bëri përparim të rëndësishëm për parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare. Si shkak për këtë, raporti e ve gishtin te korrupsioni, rritja e rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucionet e dobëta ligjore dhe qeveritare.‘ – shkruan Vasili

Amerika dhe Departamenti Amerikan i Shtetit ja ka hequr perfundimisht vizen Edi Rames!!Per SHBA- ne Edi Rama…

Gepostet von Petrit Vasili am Samstag, 8. Juni 2019

Pak orë para protestës, Rama-opozitës: Amerika s’ju fal

Vetëm pak orë para protestës së opozitës, kryeministri Rama shkruan në twitter se Amerika nuk e fal kundervënien me reformën në drejtësi dhe se nuk lejon të bëhen lojëra me Kushtetutën.

Në postimin e tij Rama i referohet deklaratës së zëvendës ndihmës së sekretarit të shtetit, Palmer, i cili ngarkoi me përgjegjësi drejtuesit e opozitës për dhunën në protesta.

Kryeministri Rama në Twitter:

“Prandaj është ajo që është Amerika se nuk e kupton lojën me Kushtetutën;nuk e pranon politikën në dëm të zgjedhjeve demokratike;nuk e toleron dhunën kundër institucioneve – e në këtë rast s’ka se si e fal kundërvënien ndaj Reformës nē Drejtësi! Vetëm përpara drejt 30 qershorit🇦🇱”, shkruan Rama.

Rama si Palmer: Dhuna i mbyll Lulit derën për Amerikë. Pyet Saliun

Kryeministri Rama u ndal të shtunën në Skrapar nga ku i dërgoi një mesazh të qartë drejtuesve të opozitës duke thënë se dyert e tyre do të mbyllen nga SHBA për shkak të thirrjeve për dhunë. Madje ai tha se këtë gjë e di mirë edhe Sali Berisha.

“Jo vetëm personalisht por edhe familjarisht do të humbasin të drejtën për të shelur në SHBA dhe kjo do të fillojë nga këta kryesorët që bëjnë thirrje për dhunë, bëjnë thirrje për përmbysje, bëjnë thirrje  për vullnetin e sovranit që do ccojë në fund revolucionin e tyre imagjinar dhe kush nuk e beson këtë le t’i bëjë  një telefon plakut (Berishës) dhe ta pyes. Edhe pastaj le ta dëgjojë plakun, por nëse plaku thotë jo, më pyesni mua se ju sqaroj unë edhe për plakun”, tha Rama.

Ai tha se më 30 qershor do të ndodhin vetëm dy gjëra:

“Së pari do të bëhen zgjedhjet dhe do të nisë mandati i ri i qeverisjes vendore për 4 vitet e ardhshme dhe së dyti do të ndëshkohen me të gjithë forcën e ligjit të gjithë ata që do të gabojnë duke shkuar pas berihajit dhe jo vetëm që do të përballen me një nga ligjet më të ashpra që ka ky vend, por që në momentin që do të fillojë procedimi penal do të ndalohen të dalin jashtë shtetit. Nuk do të ketë kufij në BE që mund ta kalojnë kontrollin e policisë dhe do të jenë pjesë e listës së zezë të BE-së dhe SHBA”, tha kryeministri.

ERTV Live😊: SKRAPAR #30QERSHOR🌹 ⭐BASHKIA QE DUAM⭐ SHQIPERIA🇦🇱QE🇪🇺DUAM

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 8. Juni 2019

Përgjimet, Rama: Nuk marrim njeri në mbrojtje, çdokush të përballet me drejtësinë

Gjatë takimit të tij me banorët e Urës Vajgurore, Rama foli edhe për rastin e përgjimeve ku tha se nuk merr askënd në mbrojtje dhe çdokush duhet të përballet me drejtësinë, pasi është ajo që vendos kush është i fajshëm apo i pafajshmi. Këto deklarata Kryeministri Rama i bëri edhe ditën e enjte në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës në Vizion Plus, ku tha se nuk mund të bëhet “drejtësi popullore” por duhet të vendosin gjykatat në lidhje me përgjimet e dosjes 339.

“Për përgjimet e neveritshme, askush nuk mund të çohet dhe të thotë që ne kemi hapur gojën apo për të çuar dorën për të penguar drejtësinë. Nuk na ka parë askush për të marrë në mbrojtje këdo qoftë që duhet të dalë para drejtësisë, ajo do e vendos kush është i fajshëm apo i pafajshëm. Drejtorin e Tatimeve e kishin të dënuar dhe e çonin përditë si të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë. Ne e kemi bërë të qartë ndarjen, drejtësia ka punën e vetë dhe prandaj jemi e vetmja forcë për të çuar deri në fund atë reformë në drejtësi. Ata duan që të bëjnë gjyqe popullore, pa prova, pa hetime pa asgjë”, tha Rama.

Rama ka komentuar edhe deklaratën e drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela mbi dosjen “339”, ku pranoi se ky reagim ka ardhur me vonesë, por kuptohet mjaft mirë se kush i ka nxjerrë këto dosje dhe i ka çuar tek partia.

“Dëgjojeni deklaratën e drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda. Me shumë vonesë për fat të keq, por ka shpjeguar arsyen se përse këto zbulime të mëdha, janë një abuzim i madh me ligjin dhe nxjerrjen e sekretit hetimor për politik dhe kundër Shqipërisë, dëgjojeni dhe lexojeni kush janë personat që i kanë mbajtur në sirtar. Prokurorët i kanë çuar te partia për t’i përdorur për politik, sepse i bashkon shumë gjera ata: Lufta kundër Reformës në Drejtësi. Prokurorë e politikanë që i tremben Reformës në Drejtësi. Të gjitha ato që kanë ndodhur “drejtësia vonon, por harron”. Drejtësia ka vonuar shumë, por mos harroni që nuk po bëjmë drejtësi popullore, por ndërtojmë një sistem drejtësie me ndërkombëtarët ku prokurorët e gjykatësit nuk do të kenë lidhje me politikanët”- tha Rama.

Rama: E shpëtova Lulin në 2017, sot se ndaloj dot të bëj vetëvrasje politike

Kryeministri Rama në vijim të prezantimit të kandidatëve për kryetar bashkie për zgjedhjet e 30 qershorit  është ndalur ditët e premte në Urën Vajgurore, ku ka prezantuar kandidaten Juliana Memaj.

Rama tha se qeveria e ka shpëtuar një herë Lulzim Basha nga dështimi dhe vetëvrasja politike dy vite më parë kur pranuan çdo kërkesë të tyre duke u dhënë edhe gjysmën e qeverisë, por sot nuk i ndalon dot të bëjnë një vetëvrasje politike. “Ata kanë panik nga reforma në drejtësi. Ne nuk kemi frikë dhe jemi të vendosur ta sjellim deri në fund zbatimin e saj. Ata ikën nga parlamenti në 2017 se nuk dëshironin të votonin vettingun, të njëjtën gjë po bëjnë edhe sot. Unë arrita ta shpëtoja Lulin në 2017, mori gjithçka që kërkoi, mori gjysmën e qeverisë. I toleruam pafund.  Këtë herë nuk i ndaluam dot të vrasin veten politikisht. Nuk është detyra jonë dhe as në mundësitë tona që t’i shpejtojmë përsëri. Detyra jonë është të paraqitemi në zgjedhje më 30 qershor.’- tha Rama

Nga Ura Vajgurore, Rama tha se zgjedhjet  e 30 qershorit do të bëjnë njëherë e mirë ndarjen e politikës së mbrapshtë dhe krijimin e një të ardhme më të ndritur.  Këto zgjedhje janë legjitime edhe pa opozitën që është vetëpërjashtuar.  PS ka marrë mbështetjen e shumicës së shqiptarëve pasi e ka merituar atë me punën e saj, ndërsa e cilësoi opozitën rrugore dembele dhe pa ide për t’ia paraqitur popullit.

 “Çështja nuk është se kush kandidon në Bashki, por se si ne të gjithë së bashku do ta ndajmë të ardhmen nga e shkuara, si do të zgjedhim mes ideve, projekteve dhe punës dhe rrugë së baltës dhe konfliktit në çdo ballafaqim.  Ata kanë frikë të gjykohen në zgjedhje dhe për këtë kërcënojnë rrugëve me popullin imagjinar se nuk do të lejojnë popullin në zgjedhje. Një gjë është e paktë por sigurt, ato mund të vriten vetë politikisht por nuk vendosin dot asgjë tjetër për ne dhe Shqipërinë që ne duam.”

Revista italiane, speciale në zyrën e Ramës: Jemi shumë italianë, por kërkojmë Europën

Kryeministri Rama ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën italiane “Oggi” ku flet për Shqipërinë e zhvillimet e fundit në vend.

Gazetarja italiane Maria Giuseppina Buonanno, ka intervistuar kryeministrin Rama në zyrën e  tij në Tiranë e pyetja e saj e parë qe: Si do të zgjidhet kriza politike në vend?

“Të shohim”, thotë Rama e për gazetaren italiane, kryeministri shqiptar ka vështrimin e dikujt që është i mbushur me mendime por që i shikon nga njëmijë dritare.

“Nga shkurti i kaluar, shkruan revista italiane, PD e cila është parti e qëndrës së djathë ka organizuar protesta në rrugë kundër Ramës duke kërkuar dorëheqjen e tij për korrupsion, si dhe zgjedhje të reja politike. Tashmë shumë presin zgjedhjet vendore të 30 qershorit, që e djathta i ka bojkotuar. Por ata i mbajnë shpresat tek turizmi.”

“Në 2013 turistët në Shqipëri ishin 2,3 milionë, në 2018 ishin 6 milonë e ne synojmë të arrijmë  në 10 milionë gjatë 5 viteve , thotë kryeministri Rama, duke shtuar se dhe pse Shqpërisë i mungon Leonardo e Ghioto , ka shumë histori e kulturë për t’u zbuluar e rrëfyer.”

“Shqipëria, shkruan media italiane, ka më pak se 3 milionë banorë por ka parqe arkeologjike si Apollonia e Butrinti. Në Shqipëri ekzistojnë gjurmë urbanistike të arkitekturës italiane lindur nga aleanca e Shqipërisë me Italinë fashiste, ekzistojnë bunkerë që dëshmojnë sundimin e vendit nga regjimi komunist, disa thonë se janë rreth 175 mijë e disa të tjerë mbi  700 mijë. Shqipëria ka detin e brigjet e frekuentuar shumë nga turistët kosovarë, polakë e italianë. Vetëm në vitin e shkuar Shqipërinë e kanë vizituar rreth 436 mijë itlalianë e mbi 60 % në krahasim me vitet e fundit. Ndërsa në 2018 numri i turistëve u rrit me 15.8% më shum në krahaisim me 2017.

“Shqipëria ku mungojnë rrjetet hekurudhore e auostradat, po ndjek një rrugë zhvilimi bazuar tek turizmi.”

“Shqipëria rrëfen Rama për revistën italiane, i ngjan Italisë së viteve ’60. Ejani, thotë ai, vizitoni Shqipërinë e do të gjeni gjyshërit tuaj, ashtu sic ata dikur shihmi  me shpresë të ardhmen. E ndoshta dhe për të parë se sa të aftë jemi dhe ne për të shkatërruar peisazhin, ashtu si dhe ju dikur”, shton me një ironi të hidhur kreu i qeverisë shqiptare.

E si për të justifikuar se disa gabime janë të pashmangshme, nënvizon revista italiane Oggi, kryeminsitri shqitpar shton se “në një proces modernizimi jo gjithçka funksionon gjithmonë si duhet”.

“Turizmi, thotë Rama, sjell punë, njohuri e hapje ndaj botës, e ne kemi shumë për të mësuar e për të kopjuar nga Italia. Ne ndjehemi italianë.”

“Në Shqipëri ka rreth 20 mijë italianë sipërmarrës e studentë, shton Rama, ndërsa gazetarja italiane korigjon duke informuar se sipas regjistrit të Ministrisë së jashtme italiane në Shqipëri jetojnë vetëm 2500 italianë.”

Për media italiane kryeminstri shqiptar kujton se në Shqipëri ekziston taksa e shseshtë vetëm 15% ashtu si në Itali ka propozuar dhe Salvini, prandaj është një vend i hapur për investitorët e huaj.

“Shqipëria, nënvizon Rama ka ëndërr Europën. Për ne, thotë ai, është i vetmi vend paqe,  e ne jemi në zemër të saj pa qënë pjesë. ”

Për Kryeministrin shqitpar Europa duhet të ndryshoj e të refomohet por nuk duhet braktisur. Lindja e BE ishte një projekt futurist, tha ai.

“Në Shqipëri, thotë Edi Rama. të gjithë flasin italisht e kanë mësuar nga televizioni përgjatë viteve të komunizmit ku u vranë 7 mijë persona, u internuan mbi 40 mijë, ku u shkatërruan 2500 kisha e xhamia. Pas rënies së këtij regjimi nisi eksodi i madh i shqiptarëve dhe drejt Italisë e ku sot jetojnë 500 mijë shqiptarë.”

Në mbyllje të intervistës së tij kryeministri shqiptar thekson “Shpesh flitet për Shqipërinë si vendi ku mbretëron krimi i organizuar. Por ky është një vizion që ka prekur e prek dhe Italinë. E atëherë ne jemi të dytët, vijmë menjëherë pas jush.”

“E thotë si batutë, komenton gazetarja italiane, e të gjithë qeshin dhe italianët e pranishëm. Ndërsa Rama largohet me atë vështrim që hap dritaret ndër mendimet e tij të shpeshta, shqetësime e një te ardhme me ngjyra të ndezura.

Europën. Për ne, thotë ai, është Europa i vetmi vend paqe, ne jemi në zemër saj pa qënë pjesë./Tema

Veliaj: Unazën e vogël do ta bëjmë sipas idesë së vjetër të Edit

Gjate takimit të premten me banorët e njësisë 10 në Tiranë, kryebashkiaku Veliaj zbuloi një nga projektet që do të zhvillojë gjatë mandatit të dytë dhe që lidhet me unazën e vogël të Tiranës.

Veliaj tha se do të zbatojë një ide të vjetër të Edit, në kohën kur ai ka qenë kryebashkiak.

Sipas tij, një nga projektet që do prekë edhe këtë njësi është ai për çlirimin e trafikut të makinave në pjesën e Unazës së Vogël nëpërmjet kalimit të saj nën tokë, nga segmenti te Shallvaret deri te pjesa përpara sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

“Po i tregoja kryeministrit planin që kemi për Unazën e Vogël, që ta fusim poshtë parkut, ta nxjerrim te Xhamia para Parlamentit, kështu zhduket i gjithë trafiku që futet nëpër të. Ka qenë ide e vjetër e Edit, po më në fund e kemi një koncept inxhinierik dhe e shpëton Tiranën si një gjullurdi e qendrës, edhe si trafik, edhe si ndotje”, tha Veliaj.

ERTV Live😊: Me banorët e Njësisë Administrative Nr.10 TIRANË #30QERSHOR🌹 ⭐BASHKIA QE DUAM⭐ SHQIPERIA🇦🇱QE🇪🇺DUAM

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 7. Juni 2019
Skip to toolbar