Meta heq dorë nga roli i negociatorit, i kërkon ndihmë OSBE. Kritika edhe opozitës për situatën

Presidenti Ilir Meta duket se është dorëzuar nga roli i negociatorit që i kishte vënë vetes për të zgjidhur krizën në vend. Ai i ka dërguar  një letër Presidentit të Asamblesë së OSBE-së, Georgo Tsereteli si dhe ministrit të Jashtëm të Sllovakisë Miroslav Lajčák (që ka kryesimin e radhës), të cilëve u kërkon të nisin negociatat mes palëve politike në Shqipëri për t’i dhënë fund krizës politike në vend që pengon çeljen e negociatave me BE-në në tetor.

Në një prononcim për mediat nga Durrësi, mesditën e së premtes, Presidenti Meta përveç akuzave ndaj maxhorancës ka bërë përgjegjëse edhe opozitën, duke thënë se kishte mundësi për të mos e lejuar kapjen e institucioneve.

“Sot kemi një parlament që nuk jep llogari para askujt, një shumicë që kontrollon gjithçka, një situatë kaotike në të gjitha drejtimet, kjo është përgjegjësi e të gjitha palëve, asnjë nuk mund të shfajësohet, sepse opozita i ka pasur mundësi për të parandaluar me propozime me këmbë në tokë dhe të përgjegjshme shumë nga këto marrëzitë e skenarit të kapjes së institucioneve.

Shqipëria nuk mund të ecë në dy rrugë që nuk takohen me njëra tjetrën që janë; rruga e kapjes së institucioneve nga njëra anë dhe rruga tjetër e delegjitimimit të të gjitha institucioneve. Ne jemi një vend dhe kemi nevojë për një rrugë të përbashkët, anëtarësimi në BE dhe dy palët të tregojnë përgjegjësi për të mos e cenuar këtë vullnet”, tha Presidenti.

Meta kujtoi edhe njëherë datën 13 tetor duke i bërë apel Ramës, Bashës e Kryemadhit, të cilët i cilësoi si “artistë” që të bëhen gati për zgjedhje.

“Besoj që jam shprehur qartë dhe përmes padisë në Kushtetuese për ligjin për Teatrin. Na shqetëson shumë ky teatri i madh politik, absurd, që kërcënon që Shqipërinë të dërrmojë cdo mundësi për të çelur negociatat në Tetor. Prandaj edhe njëherë u bëj thirrje në mënyrë të veçantë të tre artistëve, t’i japin fund këtij absurdi, të marrin masat për zgjedhjet vendore në 13 Tetor, pasi qytetarët kanë nevojë të kenë qetësi, normalitet, një qeverisje vendore të ligjshme dhe legjitime dhe garanton llogaridhënie

Sot kam formalizuar një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OSBE-së që vizitoi dje Tiranën por edhe kryetarit të radhës, ministrit të Sllovakisë dhe Presidentit të Asamblesë së OSBE-së, meqë Shqipëria përgatitet për të marrë kryesimin e OSBE-së vitin e ardhshëm për të negociuar me të dyja palët për një arritje të një zgjidhje sa më të shpejtë në ditët që vijnë, pasi nuk kemi kohë, jo vetëm për të parandaluar përshkallëzimin por edhe të padenjë për një vend që duhet të jetë shembull në kryesimin e OSBE-së për funksionimin e institucioneve demokratike”, është shprehur Meta.

Meta vazhdon të këmbëngulë që në 13 tetor të zhvillohen sërish zgjedhje vendore, dhe pranon se këto zgjedhje nuk i japin zgjidhje situatës por është një formë presioni ndaj Ramës.

“Sigurisht që 13 tetori dhe zgjedhjet vendore nuk besoj se zgjidhin gjithcka, por është një detyrim ligjor dhe kushtetues i pashmangshëm, sidomos për kryeministrin që të heqë dorë nga presionet dhe shantazhet ndaj institucioneve për të penguar zbatimin e dekretit dhe përgjegjësi e të gjithë të tjerëve për të bëhen gati për të marrë pjesë në zgjedhje te 13 tetorit”, shprehet Meta.

Pas sulmeve e akuzave ndaj qeverisë e ndërkombëtareve duket se Meta është kthyer sërish tek thirrja e vjetër “me qetësi e dashuri” (pasi nuk ia doli dot me skenarin e destabilitetit), duke kujtuar se qytetarët kanë nevojë për normalitet dhe qetësi dhe për hir të negociatave palët të bien dakord. Por presidenti vazhdon të këmbëngulë në zgjidhje që bien në kundërshtim me Kushtetutën. Dekreti i 13 tetorit është antikushtetues pasi Meta e ka firmosur jashtë çdo afati kushtetues. Ndërsa zgjedhjet vendore u realizuan dhe pritet shumë shpejt që KQZ të certifikojë rezultatin përfundimtar.

Për sa i përket negociatave nga përfaqësuesit e OSBE-së, gjatë të enjtes në vizitën që zhvilloi në Tiranë sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger bëri të qartë se zgjidhja duhet të vijë nga shqiptarët dhe jo nga ndërkombëtar. Pra, pavarësisht kërkesë së Metës, përfaqësuesi i OSBE tha shkurt dhe prerë se ata nuk do të ndërhyjnë ndërsa bëri apel për dialog në respekt të Kushtetutës (dokument që është shkelur nga presidenti përmes dekreteve dhe çdekreteve të tij dhe për të cilën kuvendi ka nisur procedurat për shkarkimin e tij). /realstory.al

LIVE – Prononcim për mediat nga Durrësi

Gepostet von Ilir Meta am Freitag, 26. Juli 2019

Thaçi kërkon ndihmën e BE: Të dënojë gjuhën raciste të kryeministres serbe

Pas Pacollit edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas deklaratës së kryeministres serbe Ana Brnabiç e cila tha se “shqiptarët e Kosovës vijnë nga mali”. Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Thaçi tha se gjuha e përdorur nga kryeministrja e Serbisë është “edhe një tjetër dëshmi e urrejtjes patologjike të regjimit aktual të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës”.

Thaçi kërkoi nga Bashkimi Evropian që sa më shpejt ta dënojë dhe të distancohet nga kjo “gjuhë raciste” e zyrtarëve të Serbisë, e cila, sipas tij, nxit urrejtje dhe i minon përpjekjet për pajtim dhe normalizim.

“Ky veprim nuk paraqet asgjë të re dhe të jashtëzakonshme për ne, sepse ne e dimë shumë mirë karakterin gjenocidial të Serbisë së djeshme dhe asaj të sotme”, tha Thaçi.

“Por, i jashtëzakonshëm dhe zhgënjyes për ne është vetëm fakti i hidhur që BE-ja nuk e dënon këtë sjellje raciste dhe antievropiane të Serbisë. Përkundrazi, BE-ja vazhdon t’i mbajë dyert e hapura për një shtet që ka kryer gjenocid dhe që nuk beson në vlerat evropiane as sot”, tha Thaçi.

Brnabiç i bëri komentet të mërkurën, kur ambasadori i BE-së, Fabrizi, i dorëzoi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.

Pas deklaratës së kryeministres serbe reagoi ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, i cili madje tha se nuk do lejonte kurrë që Brnabiç të shkelte në Kosovë.

Shfaqet Nardi: Rama për Guinness, 6 letra vetes

Aleati i Bashës, Nard Ndoka mendon se kryeministri Rama meriton të marrë çmimin për rekordet Guinness. Sipas Ndokës, Rama duhet vlerësuar pasi ka shkruar 6 letra për veten e tij dhe s’ka marrë asnjë përgjigje.

Nard Ndoka ishte paraditen e së martës i ftuar në  “A2 Cnn” ku foli për situatën politike në vend dhe aksionin e opozitës.

Për Ndokën, letrat nuk janë serioze, por janë tallëse. “Kemi një kryeministër cinik, akuzues, shantazhues, por edhe me një sens tallës në letrat e tij. Ato do t’i përkasin tashmë historisë së kryeministrit tonë. Madje, ai do të futet edhe në librin Guinness, pasi është i vetmi kryeministër që i shkruan 6 letra vetes së tij pa marrë asnjë përgjigje”, tha Ndoka.

Borschardt nuk “zë mend”. Paralajmëron sërish opozitën

Pak orë para protestës së opozitës, ka reaguar prezenca e OSBE-së në Tiranë, e cila i bën thirrje opozitës për të mos lejuar aktet e dhunës. Në reagimin e saj, OSBE thekson se është i papranueshëm dhe i paligjshme përdorimi i kokjeteve të molotovit, të shashkave dhe gurëve ndaj policisë, sikurse bën thirrje që edhe policia të jetë e kujdeshme dhe të mos tekalojë me përdorimin e forcës.

“E tërë familja e OSBE-së – Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Kryetari i Radhës i OSBE-së dhe ministri i Jashtëm e për Evropën i Sllovakisë, Miroslav Lajčak, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella — e dënuan fuqishëm përdorimin e dhunës, nga ana e protestuesve, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, më 11 maj 2019. Ata theksuan të drejtën për t’u tubuar dhe për të protestuar në mënyrë paqësore, por nënvizuan se dhuna është e papranueshme dhe se trazirat nuk mund të zëvendësojnë angazhimin politik demokratik. E sjellim në vëmendje këtë deklaratë përpara protestës së 25 majit 2019. Deklarata mbetet po aq e vlefshme sa edhe dy javë më parë. Koktejet e molotovit, hedhja e gurëve dhe e shashkave janë të paligjshme; reagimi i tepruar i forcave të rendit nuk mund të pranohet. I nxitim pjesëmarrësit dhe drejtuesit e protestës së sotme të jenë të përmbajtur”, shkruhet në reagimin e OSBE-së.

Ajo thekson më tej se “përmendja e derdhjes së gjakut, pak ditë përpara një proteste publike, është e papërputhshme me demokracinë moderne dhe me protestat demokratike”.

Meta, thirrje Monës: Mediat e gjithë botës janë me ju, por protesta duhet të jetë paqësore!

Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje që protesta e sotme e opozitës të jetë paqësore. Ndërsa ka mbështetur të drejtën e shqiptarëve për të protestuar, kreu i shtetit thekson dosmodoshmërinë që kjo protestë të zhvillohet pa akte dhune. Madje presidenti shkruan se opozita duhet të mbajë përgjegjësi për mbarëvajtjen e protestës.

“Është përgjegjësi e udhëheqësve të Opozitës së Bashkuar për mbarëvajtjen e protestave ku ata ftojnë qytetarët të marrin pjesë”, shkruan Meta.

Ai thekson se vetëm në këtë mënyrë “kauza juaj për një demokraci të vërtetë, që garanton një bashkëjetesë të gjerë qytetare, legjitimitet e funksionalitet të institucioneve, do të dëgjohet më mirë brenda dhe jashtë vendit”.

Qëndrim i plotë i Presidentit, Ilir Meta

Në prag të protestës kombëtare të thirrur sot në mbrëmje nga drejtuesit e Opozitës së Bashkuar, duke shprehur bindjen se tubimet paqësore  e demokratike, janë një e drejtë fondamentale e demokracisë, legjitime e kushtetuese, dua të theksoj se sa e rëndësishme është që ajo të jetë tërësisht paqësore.

Si President i Republikës kam qenë dhe jam i bindur se është më mirë që shqiptarët të protestojnë për të drejtat e tyre dhe të kërkojnë një Shqipëri më të mirë dhe gjithëpërfshirëse, se sa të largohen nga vendi.

Në protestat e mëparshme, pavarësisht nga përkrahja qytetare, janë vërejtur disa akte dhune të papranueshme, ndaj dua t’ju kujtoj se drejtësia e kauzës tuaj, nuk duhet të cënohet nga veprime të papërmbajtura të individëve të caktuar.

Është përgjegjësi e udhëheqësve të Opozitës së Bashkuar për mbarëvajtjen e protestave ku ata ftojnë qytetarët të marrin pjesë.

Vetëm në këtë mënyrë, kauza juaj për një demokraci të vërtetë, që garanton një bashkëjetesë të gjerë qytetare, legjitimitet e funksionalitet të institucioneve, do të dëgjohet më mirë brenda dhe jashtë vendit.

Protestat e vazhdueshme të opozitës kanë pasur vëmendjen dhe janë transmetuar nga mediat më të njohura botërore, por imazhet tërësisht paqësore të protestës suaj do t’i shërbejnë më mirë të ardhmes europiane të Shqipërisë.

Skip to toolbar