Bushati: Valdrin Pjetri nuk u propozua nga PS

Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati bëri një deklaratë të fortë ku tha se Valdrin Pjetri nuk është propozuar nga strukturat e PS së Shkodrës. Nga studio e emisionit ‘Real Story’ Bushati mohoi deklaratat e sekretarit të përgjithshëm të PS, Taulant Balla që kishte bërë po në këtë studio më herët se “kandidati i Shkodrës ishte caktuar nga drejtuesi politik i qarkut Shkodër,” që në atë kohë ka qenë Ditmir Bushati.

“Valdrin Pjetri nuk është propozuar nga strukturat e PS së Shkodrës, por kjo ka pak rëndësi. Unë këtë e shoh si çështje politike. Duhet të marrim përgjegjësinë që na takon, Unë i pari kam kërkuar ndjesë për këtë dhe kam kërkuar që dhe PS t’i kërkojë ndjesë Shkodrës. Valdrin Pjetri nuk ka ardhur nga karriera politike brenda PS. Tek ne ka çaluar procesi i karrierës.” tha Bushati

Ish ministri gjithashtu tha se kjo çështje duhet të zgjidhet dhe kjo do të bëhet përmes tre kritereve ku t’i jepet më shumë peshë strukturave të partisë, komunitetit por edhe të hapet gara brenda strukturave.

“ E para duhet t’i japim më shumë peshë socialistëve dhe jo ta thërrasim vetëm kur na nevojitet. E dyta duhet t’i japim më shumë peshë komunitetit pasi mund të kenë një shqyrtim më të mirë për kandidatë. E tretë gradualisht të vendosim garën brenda strukturave. Në këtë mënyrë i japim mundësi strukturës së partisë të gjallërohet dhe zgjerohet. Kjo është më e mirë për PS dhe komunitetin që ajo përfaqëson.” tha Bushati

“Kemi rënie të sistemit”, Lubonja: Vendi ka ecur në regres

Analisti Fatos Lubonja por edhe Arian Vasjari thanë se vendi ka bërë regres në çdo drejtim të tij demokratik dhe se ndodhet në një realitet mizerabël. Në studion e emisionit “Real Story”, Fatos Lubonja tha se sistemi nuk ka rënë por është ngritur mbrapsht dhe se me këtë regres që ka pësuar Shqipëria nuk ka vend në Europë. Ndërsa për analistin Arjan Vasjari sistemi në Shqipëri ka rënë pasi si politika ashtu dhe institucionet janë në një gjendje të tmerrshme ose inekzistente. Mendimet e analistëve patën një përplasje me atë të ish ministrit të jashtëm Ditmir Bushati, i cili tha se sistemi nuk ka rënë pasi ka parur një trajektore pozitive rritje nga njëra anë por që është shoqëruar me efekte anësore.

“Shqipëria është problem për të dyja Europat, si atë të Sistemi dhe atë të anti-sistemit që po rritet gjithnjë e më shumë brenda BE. Unë nuk mendoj që ne na ka rënë sistemi, por se ne kemi ngritur një sistem të mbrapshtë. Unë mendoj se Bushati foli pak me gjuhë të ashpër ndaj opozitës. Rama kur mori pushtetin e largoi fare opozitën. Edhe unë kam qenë kundër që opozita të djegë mandatet, por kjo opozitë ka pasur arsye reale. Këtu kemi një ide shqiptare, që unë kur marr pushtetin, kontrolloj gjithçka, edhe Edi Rama funksionon njësoj, edhe njerëzit i kam me vete sepse “opozita janë dele”. PS për mua është kapur nga krimi, sepse janë fuqi ekonomike. Në Shqipëri ka regres si në demokraci, si brenda partive. Në parti nuk ka zëra kundër. Regresi ka qenë proces.” tha Lubonja

Ndërsa Arian Vasjari tha se Pakti Kombëtar është një ide shumë e mirë por tepër vonë për ta realizuar. Vasjari tha se nëse institucionet kryesore të drejtësisë nuk ekzistojnë si Gjykata Kushtetuese apo ajo e Lartë, atëherë sistemi ka rënë.

“Europa nuk merret se kush e ka fajin. Europa bën një skaner të situatës dhe del në përfundimin që ky nuk është një vend normal. Pakti Kombëtar është një ide shumë e mirë dhe një gjë shumë pozitive, por kam frikë se tani jemi shumë vonë. Ne kemi një rënie të sistemit, pasi nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë të lartë. Sot kemi një realitet politik mizerabël, një tmerr. Nuk mund të shkojmë t’i themi Europës pse s’na pranon.” tha Vasjari.

Ndërsa për Bushatin Shqipëria ka bërë hapa para, sidomos me Reformën në Drejtësi por është shoqëruar me efekte anësore.

“Nuk mund të themi që sistemi ka rënë , pasi kemi një trajektore pozitive në rritje nga një anë por e shoqëruar me këto efektet anësore të bllokimit të Gjykatës së Lartë apo Kushtetuese. Sado probleme të kemi Shqipëria ka bërë hapa para.” tha Bushati

“Celula terroriste”, Xhavit Shala: Publikimi i emrave, mesazh diplomatik

Zbulimi i një celule terroriste iraniane është zhvilluar me debate në studion e emisionit “Real Story”, ku  të ftuarit kanë pasur mendime të ndryshme me faktin nëse duheshin cilësuar terroristë apo jo.

Për gazetarin Ferdinand Dervishi tha se celula e ndaluar nuk kishte ndërmend të kryenin akte terroriste ndaj komunitetit muxhahedin, por se regjimi iranian ka tentuar të bindë elementë të lëkundur nga MEK për t’i kthyer mbrapsht në Iran.

“Duhet të sqarojmë diçka. Pse policia po merret me një pjesë që i takon shërbimit sekret. Mesa di unë në kohën kur kanë ardhur shumica e këtyre iranianëve ka qenë drejtor Visho Ajazi dhe ka pasur një farë mospajtimi në atë kohë me qeverinë. Dhe është krijuar në polici një strukturë e posaçme për të siguruar këta njerëz. Nuk është se refuzonte, thjesht kishte një farë mosbesimi. Në këtë kohë i besohet policisë, prandaj policia doli dhe bëri këtë deklaratë.” tha Ferdinand Dervishi

Xhavit Shala tha se SHISH nuk ka kompetenca ekzekutive por vetëm dhënien e informacionit. Më pas i takon policisë të merret me çështjen.

“Në kuadër të luftës kundër terrorizmit është krijuar një drejtori dhe janë trajnuar nga të huajt. Objekti i kësaj drejtorie është parandalimi i çdo akti të mundshëm terrorist në Shqipëri dhe për ndjekjen e çdo veprimtarie terroriste është një bashkëpunues i agjencive simotra në këtë fushë, bashkëpunon shumë me shërbimin sekret. Por Shërbimi sekret nuk ka kompetenca ekzekutive. E mbledh informacionin dhe këtë do t’ia përcjellë drejtorisë së anti terrorit. Jo se drejtoria e anti terrorit në Shqipëri është krijuar për t’u marrë me MEK-un.” tha Shala

Ndërsa eksperti i sigurisë Arjan Dyrmishi tha se ku lajm ishte publikuar më shumë për dhënie të mesazheve për diplomacinë, pasi ata persona nuk kanë për t’u arrestuar ndonjëherë.

“Nxjerrja e këtij operacioni ose publikimi i emrave është më shumë në kuadrin e diplomacisë dhe e dërgimit të disa mesazheve sepse faktikisht ata persona nuk mendoj se do arrijnë do arrestohen ndonjëherë. Ata operojnë me lloj-lloj emrash mbiemrash. Nuk ka pasur qëllim që të parandalojë një akt që është duke ndodhur. Kështu që më tepër duket se ka këtë pamje, si operacion. Ka dhe një konfuzion për sa i përket asaj që mund të jetë një njësi operative shtetërore apo celulë terroriste.” tha Dyrmishi

Zyrtari i MEK: Irani përdor ambasadat për terrorizëm

Ali Safavi, një nga drejtuesit e MEK në Shqipëri tha për “Real Story” se regjimi iranian mbështet celulat terroriste përmes ambasadave në të gjithë vendet e botës dhe jo vetëm në Shqipëri. Ali Safavi tha për gazetarin Thimi Samarxhiu në emisionin “Real Story” se muxhahedinët nuk ndihen të kërcënuar në Shqipëri, por kur je armik i regjimit, padyshim që do të jesh i shqetësuar në çdo vend të botës, pasi Irani ka tentuar të eliminojë fizikisht MEK.

Zyrtari i MEK tha se vlerëson aksionin e policisë dhe e cilëson këtë hetim si vërtetim real të asaj që regjimi iranian kryen përmes ambasadave të tij jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën. Safavi tha se pavarësisht lajmit të ndalimit të një celule terroriste iraniane që sulmonte MEK, situata në kamp është e qetë, dhe vijon normalisht aktivitetin e saj si  çdo ditë, pa forca shtesë policie, gjë që u konfirmua edhe nga gazetari Thimi Samarxhiu.

“Situata është e njëjtë që nga trau i hyrjes, kontrolli dhe nuk ka shtim të forcave të policisë. Gjithçka vijon normalisht. Aksioni i policisë dhe institucioneve ligjzbatuese duhet vlerësuar. Kjo tregoi për herë të parë se si regjimi iranian ka një veprim real dhe konkret në territorin Shqiptarë dhe jo vetëm. E gjithë bota duhet të jetë e alarmuar që Irani po përdor terrorizmin si instrument për të luftuar disidentet dhe rezistencën e regjimit. Ambasadat e Iranit në botë duhet të mbyllen pasi veprojnë si qendra të agjentëve të tillë që tentonte të eliminojnë fizikisht rezistentët ndaj regjimit apo të kryejnë akte terroriste. Këtë MEK e ka thënë prej vitesh. Regjimi Iranian e përdor territorin e Europës për aktivitete të tilla. Të gjithë duhet të jenë të shqetësuar për këtë dhe të mbyllin Ambasadat e Iranit në botë.” tha Ali Safavi

Në lidhje me një nga anëtarët e celulës terroriste që njihet me emrin PEYMAN, Ali Safavi tha se ai drejton departamentin me kodin 840 që kryen veprimtari të tilla jashtë Iranit, por nuk e njeh personalisht apo emrin e tij të vërtetë.

“Peyman është drejtues i departamentit që mban kodin 840 dhe drejton operacione të tilla, por nuk e njoh personalisht. Numri i kodit të kësaj njësie është 840. Këta janë përgjegjës për shumë veprimtari të tjera jashtë Iranit. Ambasadat e Iranit në Europë janë streha të këtyre elementëve.”  tha Ali Safavi

Zyrtari i MEK tha se muxhahedinët ndihen të sigurt në Shqipëri, por thekson se kur je armik i regjimit iranian duhet të shqetësohesh.

“Ne ndihemi të sigurt në Shqipëri dhe të mirëpritur nga te gjitha forcat politike në këtë vend. Por padyshim që kur je armik i regjimit do të jesh i shqetësuar në çdo vend të botës. Irani ka tentuar të eliminojë fizikisht MEK.” tha Ali Safavi për Real Story.

Voto në Real Story/ A duhet t’i strehonim iranianët MEK?

Zbulimi i një celule terroriste iraniane në Shqipëri ka shkaktuar debat në Tiranë mbi strehimin e muxhahedinë të MEK në Tiranë, duke rikthyer edhe një herë vëmendjen e marrëveshjes së Shqipërisë me SHBA për këtë komunitet. Duke pasur parasysh se zbulimin e kësaj celule, por edhe që vetëm disa muaj më herët, Shqipëria vendosi të dëbojë ambasadorin iranian në Tiranë, pikërisht për shkak të dyshimeve për aktivitet terrorist, pyetja që shtrohet sot është a duhet të t’i strehonte Shqipëria iranianët e MEK.

RealStory.al ka hapur një sondazh për këtë pyetje, duke ftuar qytetarët të votojnë për të kuptuar sesi e shikojnë shqiptarët këtë vendim të autoriteteve shqiptare.

A duhet t’i strehonim iranianët MEK?

Isuf Kalo: Vetëvrasja e Mehmet Shehut, akt negocimi me Hoxhën

Vetëvrasja e Mehmet Shehut ishte një akt i kryer për të përfituar negociata të tjera me vdekjen e tij, porosi që i la edhe në një letër. Për Isuf Kalon, Mehmet Shehu “ishte varrë për së gjalli” dhe vendimi për arrestimin e më pas pushkatimin ishte marrë në mbledhjet që bëheshin me byronë. “Vetëvrasja erdhi e papritur për Enver Hoxhën” tha Isuf Kalo, i cili shtoi se “Mehmeti i bëri llogaritë gabim pasi mendoi se Enveri do e vinte veten në postin e tij”.

Isuf Kalo tha në emisonin “Real Story” se Mehmet Shehu e njihte shtetin shumë mirë, kishte njerëzit e tij të besuar që do e mbështesnin nëse një ditë vinte në pushtet, por kishte një nënshtrim ndaj Enverit dhe mosreagim ndaj akuzave që u ngritën ndja tij që nuk arrinte ta shpjegonte.

“Mehmet Shehu ishte shteti, njihte çdo gjë. Por ishte i nënshtruar ndaj Enver Hoxhës. Shehu ndryshe nga pjesa tjetër që ishin më të sovjetizuar, ai ishte më pak, edhe pse ai ishte piketuar nga Sovjetikët. Ai ishte  koshient që Shqipëria kishte probleme të mëdha ekonomike dhe duhet të ndryshohej. Vetëvrasja e Mehmet Shehut ishte akt negocimi për Enver Hoxhën, duke thënë: unë po largohem nga jeta, ti më plotëso këto kërkesa. Enveri nuk priti vetëvrasjen, por Mehmeti gaboi në llogari. Mendoi se Enveri do e vinte veten në pozitën e tij’ tha Kalo, i cili shtoi se nuk e kishte kuptuar pse Mehmet Shehu nuk i hodhi poshtë akuzat që iu ngritën pasi dhe bufi e kuptonte që ato ishin të inskenuara.

Kalo në Real Story: Ramiz Alia donte ndryshimin, por s’e bënte dot vetë

Ramiz Alia nuk e ndalonte dot ndryshimin. Unë e quaj edhe meritë të tij, sepse e la ndryshimin të ndodhte. Kështu ka deklaruar ish mjeku personal i Enver Hoxhës për Ramiz Alinë në Real Story të Sokol Ballës, duke rrëfyer ato që ka kuptuar ai, duke qëndruar në oborrin e Bllokut, për të cilin ka shkruar edhe një libër.

Megjithatë, Isuf Kalo tha në emisionin ‘Real Story’ se ndaj Ramiz Alisë kishte pakënaqësi pasi e formoi atë ashtu siç donte ai.

“Kam një qejfmbetje ndaj Ramiz Alisë, sepse ai më formoi ashtu siç donte ai. Emërohej komandat dhe fliste si komisar. Ai e donte ndryshimin por nuk e bënte dot vetë. Në lidhje me ndryshimin e sistemit nuk e ndalonte dot ndryshimin. Në fakt unë e quaj edhe meritë të tij, sepse e la ndryshimin të ndodhte. Mund ta ndalonte dhe të kishte pasoja tepër të rënda.” tha Isuf Kalo në Real Story.

Ish-mjeku i Enver Hoxhës: Blloku mendohej si “Parajsë”, por ngjallte frikë

Ish mjeku personal i diktatorit Enver Hoxha ka folur mbi jetën që bënin njerëzit e Bllokut në kohën që ai shërbente si mjek në zonën më të mbrojtur dhe enigmatike të Tiranës. I ftuar në emisionin ‘Real Story” në News 24 , Isuf Kalo tha para gazetarit Sokol Balla se Blloku duket nga jashtë si “Parajsa’ në Tiranë, por në fakt brenda mbizotëronte një territor frike dhe kujdesi maksimal në çdo fjalë apo veprim që mund të bëhej. Në lidhje me faktin se a pati frikë të publikonte librin e tij “Blloku” dhe pse ishte i vetmi që foli për jetën që bëjnë në Bllok, Isuf Kalo tha se ai ka kaluar një pjesë të madhe të jetës në Bllok dhe se kishte parë shumë ngjarje e situata që mund të tregoheshin, edhe pse cilëson se ky libër nuk mban monopolin e të vërtetës.

“Blloku ishte mendësi e supermacisë së një kaste mbi njerëzit e tjerë. Nuk kam pretenduar që kam monopolin e të vërtetës, në këtë libër. Pres çdo këshille apo vërejtje. Ai është i bazuar në impresionon dhe përjetimet e mia. Në Bllok jetonin bllokistë edhe pse nuk lidheshin me zonën e Bllokut, ato kishin mentalitet të njëjtë. Por njëkohësisht brenda bllokut jetonin edhe një armatë e madhe njerëzish që i shërbenin bllokistëve, ku bëja pjesë dhe unë si mjek. Në paguheshim nga shteti, jo Blloku. Kisha perceptimin se blloku ishte një pjese Parajse në Tiranë, pasi ashtu dukej nga jashtë.  Por në fakt ishte një territor ku mbizotëronte frika” tha Kalo

Isuf Kalo tha se ai vetë nuk kishte ndjerë frikë në Bllok, por ndroje se mos ndonjë fjalë apo veprim i tij mund të keqinterpretohej dhe në këtë rast frika shoqërohej me familjen dhe persekutimin e saj.

“Unë nuk u përzjeva në çështje politike të tyre, nuk mora asnjë post. Kjo ndoshta më la larg shigjetimit nga bllokistët. Megjithatë blloku ishte një ambient ku të gjithë dinin diçka për njëri-tjetrin dhe kishin frikën e njëri-tjetrit. Unë personalisht nuk kisha frikë, por droje se mos kishe bërë diçka që nuk duhej apo dikush mund të bënte interpretime të gabuar për atë që mund të bëja. Frika më e madhe ishte tek familja, jo individuale.” tha Kalo

Zgjedhorja, Balla: PD nuk e do votën e emigrantëve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla bëri një deklaratë të fortë në emisionin  “Real Story” ku tha se PD nuk e do votën e emigrantëve dhe nuk ka denjuar të ulet kurrë për të diskutuar për formulën se si ajo do të zhvillohet. Balla tha se në zgjedhjet e 2021 vendi do të votojë me Kodin e ri elektoral që do të miratohet deri në fund të vitit. Si themel të reformës Zgjedhore, Taulant Balla ka renditur depolitizimin e komisioneve zgjedhore dhe transparencën në fushatë.

“Themeli i Reformës Zgjedhore është depolitizimi i të gjithë komisioneve zgjedhore dhe transparenca e fushatës zgjedhore. Vota e emigrantëve është ajo që ka kërkuar PS, por PD nuk ka pranuara kurrë të ulet të flas. PD nuk e dëshiron votën e emigrantëve. Ajo nuk është ulur kurrë edhe të diskutojë në lidhje me formulën se si mund të realizohet. Në zgjedhjet e vitit 2021 do të shkohet me Kod te ri Zgjedhor, ka përfunduar. Do te shkohet me Kod të ri. Do ta votojmë deri në fund të vitit.” tha Balla

Balla tha gjithashtu se PD tenton të mbajë peng reformën Zgjedhore dhe se maxhoranca ka vite që e pret PD-në për të, por dhe kjo pritje ka një fund.

“Ne e kemi pritur PD-në me vite. Që në 2016 e presim PD-në të miratojmë reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Pritja e ka një fund. Dokumenti i Bundestagut e ka të qartë që reforma duhet miratuar me konsensusin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. PD nuk mund ta mbajë peng”, tha Balla.

“Do ja japësh dorën Vuçiç?” flet Albin Kurti

Albin Kurti ishte i ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në News 24, ku u provokuar nga një pyetje e tij pas një deklarate të Kurit se duhet pasur shumë kujdes nga presidenti serb Vuçiç

Pra ju do të keni kujdes që në takime ndërkombëtare mos t’ja jepni dorën Zotit Vuçiç?

Po nuk e di unë këtë a do t’ja jap dorën, ndoshta ja jap ndoshta edhe nuk ja jap dorën por thelbi nuk është këtu, thelbi është aty që në këto takime duhet të dihet kush është kush.” tha Kurti  / Real Story

Skip to toolbar