Në aeroportin e Rinasit u godit një rast i kalimit të paligjshëm të kufirit. Në pranga janë vënë dy shtetas, një prej tyre punonjës i aeroportit. Sipas një komunikate të Policisë së Shtetit mësohet se është finalizuar operacioni policor “New Start”.
“Në
vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara gjatë vitit 2019 nga
Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve
të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin dhe
goditjen e tentativave për dhënie ndihme, kundrejt fitimit, për kalim të
kufirit me dokumente të falsifikuara, bazuar dhe në informacionet e siguruara
në rrugë operative nga burime të ndryshme u finalizua me sukses operacionin e
koduar “NEË START”, si rezulatat i të cilit u bë i mundur arrestimi i
shtetasve:
Xh.
K., 23 vjeçe, banuese në Mat. Arrestimi i saj u bë si e dyshuar për veprën
penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”. R. K., 43 vjeç,
banues në Tiranë, aktualisht punonjës i sigurisë te kontrolli i pasagjerëve me
skaner, në terminalin në varësi të TIA-s. Ky shtetas ka qenë i proceduar më
parë nga Policia Kufitare, pasi është kapur në zonën sterile me 2700 euro dhe
telefon celular.
Arrestimi
i tij u bë si i dyshuar për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të
kufirit” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”. Shtetasja
XH. K. ka tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë me dokumentacion të
rregullt, por pas dyshimeve të punonjësve të Policisë Kufitare mbi qëllimin e
udhëtimit dhe arsyet e dhëna, është kaluar në vijën e dytë për kontroll të
imtësishëm, ku i është gjetur një kartë italiane e falsifikuar.
Në
bashkëpunim me specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme në DVP Tiranë
u organizua puna dhe pas hetimeve të para hetimore rezultoi se: Shtetasi R. K., punonjës i aeroportit të
Rinasit në kontrollin me skaner, në bashkëpunim me persona të tjerë, pasi
kishin siguruar paraprakisht dokumente të falsifikuara italiane me
gjeneralitete italiane, kanë tentuar ta kalojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit
tranzit drejt aeroportit të Romës, Milano, me destinacion final në Mbretërinë e
Bashkuar, shtetasen Xh. K..
Vijon
puna për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfsihrë në këtë
veprimtari të paligjshme, pasi dyshohet se kanë pajisur edhe shtetas të tjerë
me dokumente të falsifikuara, që do t’i ndihmonin për të kaluar në mënyrë të
paligjshme drejt Britanisë së Madhe. Materialet
procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë
Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet njoftimin e Policisë së Shtetit.