Grabitësit në Rinas janë identifikuar

Zëvendës kryeministri, Erjon Braçe njofton se grabitësit e 10 milionë eurove dje në Rinas janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre. Përmes një mesazhi në instagram, Braçe shkruan se fill pas arrestimit të autorëve të grabitjes do të analizohet e gjithë situata dhe do të merren masat që çuan në cenimin e sigurisë së aeroportit.

“Prioritet tani kapja e banditëve! Ndaj mbështetje për çdo oficer të policise te perfshire ne hetime e operacionin e panderprere në terren! Pas kesaj, padiskutim analizë e plotë e çdo elementi qe ka cenuar rende sigurine nga bankat ne aeroport, masa te forta per çdokend!

Gjithë mbeshtetjen per Policine e Shtetit; Burrat qe u përballen dje me  nje prej bandave me te rrezikshme ne vend dhe eleminuan drejtuesin e saj; Burrat që po hetojne intesivisht dhe qe kane identifikuar çdo bandit te perfshire; Burrat qe jane ne territor e vijojnë ndjekjen”, shkruan Braçe.

Kush është autori i grabitjes, i vrarë në Rinas

Janë mediat greke ato që kanë zbuluar identitetin e një prej autorëve të grabitjes së 10 milionë eurove dje në Rinas. Personi i vrarë dje gjatë grabitjes është Admir Murataj, sipas CNN Greece. Madje ai është edhe organizatori i tre grabitjeve të mëparshme në Rinas, dy në 2015 dhe një në 2017.

Mediat shkruajnë se Admir Murataj në vitin 2013 u arratis nga burgu i Trikallas në Greqi, ndërsa kërkohet nga drejtësia shqiptare për disa akuza nga vrasje, grabitje, por edhe plagosje. Sipas dosjes greke, Murataj ka përdorur 15 emra të ndryshëm, ndërsa pas arrestimit arriti që të arratiset.

Sipas miave greke, personi i vrarë dje nga policia në Rinas është pikërisht Admir Murataj, por kjo ende nuk është konfirmuar nga autoritetet shqiptare.

Skip to toolbar