LLeshaj: PD është kthyer në bandë, por s’mund të pengojë zgjedhjet

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një intervistë në Report TV tha se zgjedhjet do të zhvillohen në datën 30 qershor dhe asnjë parti nuk mund t’i pengojë ato. I pyetur për deklaratën e Berishës i cili tha se një ‘97 e dytë ia vlen për të mbrojtur votën e lirë, LLeshaj tha se “zgjedhjet nuk do të mund t’i pengojë asnjë parti që dëshiron të kthehet në bandë”.

Ai gjithashtu garantoi se Policia e Shtetit do të jetë në krye të detyrës për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“PD mund të tentojë të bëjë gjithçka që mendon në qasjen e saj për jetë a vdekje. Nuk e di se ç’mund të jetë kjo dilemë sot në këtë shekull. Shqiptarët e kanë provuar logjikën e antagonizmit jetik jetë a vdekje dhe do dinë ta përkthejnë vetë këtë retorik absolutisht të papranueshme, të paligjshme.

Zgjedhjet janë kryeinstitucioni demokratik mbi gjithçka. Kush mundohet t’i heqë shqiptarëve të drejtën e zgjedhjes po bën veprën më të rëndë penale. Çdo parti ka të drejtën të bëjë zgjedhjet e veta, të jetë parti, të kthehet në bandë, por të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur s’jua ka dhënë njeri, e kanë fituar vetë, dhe atë të drejtë nuk ka mundësi t’jua heqë askush, sikur të përpiqemi, të bëhemi edhe bashkë. Ditën që vjen dita e zgjedhjeve, do bëhen zgjedhjet.

Unë besoj që Policia e Shtetit është plotësisht e aftë për të garantuar ligjshmërinë në Shqipëri. Tek zgjedhjet përveç policisë, janë qytetarët e vendit që janë mbi të gjithë, që do të ushtrojnë të drejtën e tyre.

Marrëzi në këtë vend kemi parë shpesh herë gjatë këtyre viteve, në ’96; ’97; ’98, shqiptarët kanë arkivuar mjaft memorje për të reflektuar. Historia përsëritet në trajtë komedie, për arsye se duhet të dimë: Shqipëria është vend anëtar i NATO-s.

Nuk ndihem mirë teksa i dëgjoj këto thirrje në pragun e një vendimi historik për Shqipërinë që është hapja e negociatave për në BE”, tha Lleshaj.

Një ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në TV  se “për votën e lirë ja vlen çdo veprim që kur kombet kanë sakrifikuar për të ja ka vlejtur.  PD është në betejë për jetë a vdekje me armikun më të egër, të votës e rendit që është Edi Rama. PD është për fitore, ose vdekje”

Grabitja në Rinas, Lleshaj mbledh urgjent drejtuesit e policisë

Mediat televizive të informacionit raportojnë se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është duke zhvilluar në këto momente një takim në ambientet e ministrisë me drejtues të policisë së Shtetit.

Mësohet se në këtë takim janë të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtorët e qarqeve. Takimi vjen pak orë pasi Lleshaj ishte në qytetin e Vlorës.

Raportohet se ky takim është kërkuar nga vetë ministri për të diskutuar kryesisht për grabitjen e Rinasit, si dhe për analizimin e informacioneve për disa grupe kriminale.

Grabitja, Lleshaj: TIA njoftoi ngjarjen 30 minuta me vonesë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve të rinj të opozitës në lidhje me grabitjen në Rinas, ndërsa ka akuzuar aeroportin, duke thënë se ata e kanë njoftuar ngjarjen 30 minuta pasi ka ndodhur.

“Më keni bërë aq shumë pyetje, sa vetëm po t’i lexojë do më merrni 20 min. Është një ngjarje e rëndë, sepse është episod i përsëritur. Ka marrë të gjithë vëmendjen e duhur të Policisë, pavarësisht dhe ngarkesave të shumta të policisë, për të menaxhuar atë që ka rol kryesor. Ngjarja ka tentuar që të marrë ngjyrim politk, madje duke e drejtuar drejt absurdit. Ka pasur një gatishmëri të madhe për të ndërtuar skenar se çfarë mund të kishte ndodhur përveç asaj që kishte ndodhur. Si mund të nxihet më shumë se realiteti, kjo ka qenë qëllimi. Nuk është një cenim i sigurisë së vendit, nuk cenohet siguria nga 5 persona. Ngjarja ka ndodhur në orën 9 prill 14:45, 5 persona të armatosur kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash dhe janë larguar drejt Tapizës. Ngjarja është shumë e njohur, por është një seri dështimesh të disa hallkave. Me një ligj të miratuar në këtë vend, përgjegjësia i është transferuar një kontraktori privat, unë s’kam qenë kurrë dakord, por ky vendimi është marrë në këtë Kuvend dhe është pranuar 15 vite me radhë dhe askush nuk e ka atakuar asnjëherë faktin bazë që kjo çështje e sigurisë është transferuar në duar private. Operatori privat ka njoftuat 5 min dhe 21 sekonda me vonesë, policinë e cila e kishte marrë informacionin në rrugë të treta, TIA ka njoftuat ngjarjen 30 minuta pasi ka ndodhur. Kontraktori privat nuk ka lejuar të futen brenda policinë, se porta përkatëse nuk është hapur nga kompania e sigurisë së aeroportit”, tha Lleshaj.

Seanca, ministri Lleshaj interpelancë për grabitjen në Rinas

Parlamenti do të mblidhet sot në një seancë parlamentare ku në rendin e ditës më kryesorja është interpelanca e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili do t’i përgjigjet pyetjeve të opozitës së re në lidhje me grabitjen e parave në Rinas.

Pritet që deputetët të debatojnë edhe në lidhje me vendimin e parlamentit holandez për të vendosur regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë. Më poshtë axhenda e plotë e zhvillimeve të sotme të seancës parlamentare.

Rendi i ditës

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 11.04.2019

Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend

Interpelancë urgjente me Ministrin e Brendshëm, kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës

Raporti i veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2018

Raporti i veprimtarisë vjetore të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri për vitin 2018

Akt Normativ nr. 1, datë 20.03.2019 “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut (

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar

Projektvendim “Për strategjinë e edukimit ligjor të publikut në Republikën e Shqipërisë”

Gjermania ndihmë 200 mijë euro policisë, Lleshaj: Të luftojmë grupet kriminale

Qeveria gjermane i dhuroi Policisë së Shtetit automjete e pajisje të sofistikuara me vlerë rreth 200 mijë euro, në kuadër të forcimit të kapaciteteve për luftën kundër paligjshmërisë dhe krimit të organizuar në veçanti.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Suzan Schutz nënshkruan protokollin e dhurimit të tyre, në prani të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Gjatë takimit të zhvilluar në ambientet e Task Forcës Speciale Qendrore u theksua edhe njëherë bashkëpunimi mjaft i mirë që ekziston mes dy vendeve në fushën e shkëmbimeve policore. Këto mjete do të përdoren kryesisht nga Policia Kriminale dhe Task Forca Speciale, e cila është ngritur për të luftuar grupet kriminale në Shqipëri ose jashtë vendit.

“Kam kënaqësinë që pata mundësinë të pres Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, me të cilën takohem në harkun e pak javëve, për herë të dytë në mjediset e Policisë së Shtetit. Sot jemi tek Task Forca Speciale ku sapo nënshkruam një protokoll për marrjen e një ndihme të konsiderueshme, e cila i adresohet Task Forcës “Forca e Ligjit”, pra i adresohet luftës kundër krimit të organizuar. Ndërkohë që para pak javësh, ne patëm mundësinë që të mirëpresim një paketë tjetër të rëndësishme ndihme që i adresohej kufirit.” – tha ministri Lleshaj në një deklaratë për mediat pas takimit.

Ndërsa ambasadorja e Gjermanisë Suzan Schutz tha se ndihma prej 200 mijë euro tregon edhe një herë bashkëpunimin mjaft të mirë që ekziston mes dy vendeve.

Qeveria gjermane i dhuroi Policisë së Shtetit automjete e pajisje të sofistikuara

Qeveria gjermane i dhuroi Policisë së Shtetit automjete e pajisje të sofistikuara me vlerë rreth 200 mijë euro, në kuadër të forcimit të kapaciteteve për luftën kundër paligjshmërisë dhe krimit të organizuar në veçanti. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Suzan Schutz nënshkruan protokollin e dhurimit të tyre, në prani të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Gjatë takimit të zhvilluar në ambientet e Task Forcës Speciale Qendrore u theksua edhe njëherë bashkëpunimi mjaft i mirë që ekziston mes dy vendeve në fushën e shkëmbimeve policore. Këto mjete do të përdoren kryesisht nga Policia Kriminale dhe Task Forca Speciale, e cila është ngritur për të luftuar grupet kriminale në Shqipëri ose jashtë vendit.Ministri Lleshaj: Kam kënaqësinë që pata mundësinë të pres Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, me të cilën takohem në harkun e pak javëve, për herë të dytë në mjediset e Policisë së Shtetit. Sot jemi tek Task Forca Speciale ku sapo nënshkruam një protokoll për marrjen e një ndihme të konsiderueshme, e cila i adresohet Task Forcës “Forca e Ligjit”, pra i adresohet luftës kundër krimit të organizuar. Ndërkohë që para pak javësh, ne patëm mundësinë që të mirëpresim një paketë tjetër të rëndësishme ndihme që i adresohej kufirit.Me këtë rast falënderoj Ambasadoren, falënderoj Policinë gjermane, Qeverinë gjermane për mbështetjen e vazhdueshme, një mbështetje, e cila i adresohet forcimit të parametrave të luftës kundër krimit të organizuar, i cili është parakusht i rëndësishëm për të përshpejtuar ecjen e Shqipërisë drejt hapjes së negociatave me BE.Ambasadorja e Gjermanisë Suzan Schutz: Më lejoni dhe mua të shpreh kënaqësinë time, për të theksuar atë çka sapo tha z. Ministër. Sot patëm mundësinë për të dhënë një ndihmë në pajisje, me vlerë të përgjithshme prej 200 mijë eurosh, e cila tregon edhe njëherë në mënyrë simbolike, bashkëpunimin mjaft të mirë që ekziston mes dy vendeve tona, e që në të ardhmen do të konsolidohet edhe më tej.

Publiée par Ministria e Brendshme sur Mardi 16 avril 2019

Vjen reagimi i parë i shtetit për grabitjen

Që nga dita e djeshme kur ndodhi super-grabitja në Rinas, nuk ka pasur asnjë deklaratë nga policia apo autoritetet e shtetit deri pak më parë. Në një deklaratë për mediat, ka reaguar Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj duke thënë se kompania koncesionare është fajtore për mungesën e përgjegjësisë dhe sigurisë që çoi në zhvillimin e kësaj ngjarje të rëndë.

“Nga analizat e deritanishme, rezulton se nuk kanë funksionuar aspak mekanizmat e sigurisë që janë nën përgjegjësinë e kompanisë koncensionare të aeroportit. Kompania kineze që ka koncesionin e aeroportit të Rinasit ka dështuar të përmbushë përgjegjësitë e saj për garantimin e parametrave të sigurisë fizike. Koncesionari dhe kontraktori i zgjedhur prej tij, që përgjigjet për sigurinë fizike të Aeroportit, nuk kanë arritur të zbatojnë standardet e detyrueshme të sigurisë, që përcaktohen nga legjislacioni vendas dhe nga Organizata Botërore e Aviacionit Civil (ICAO), megjithëse vetëm për llogari të sigurisë kanë arkëtuar rregullisht dhe pa ndërprerje 3 euro për çdo pasagjer që ka dalë nga ky aeroport. Do të kishte mjaftuar edhe vetëm një pjesë e këtyre parave të përvitshme, që pasagjerët paguajnë ekskluzivisht për sigurinë, për ta garantuar në mënyrë të shumëfishtë perimetrin e jashtëm të Aeroportit, i cili dje jo vetëm që është hapur për disa sekonda, por, për më keq, Koncesionari dhe Kontraktori i tij për sigurinë nuk kanë arritur madje as të sinjalizojnë policinë për këtë thyerje të patolerueshme të sigurisë. Koncesionari jo vetëm që ka refuzuar zbatimin e kërkesave të shumta dhe të herëpashershme të Policisë së Shtetit për marrjen e masave në drejtim të sigurisë fizike, por në shumë raste as nuk ka denjuar të kthejë qoftë edhe përgjigjet formale për korrespondencën përsëritur zyrtare.” – ka thënë Lleshaj

Gjithashtu Lleshja tha se autorët kanë lënë pas shumë prova materiale dhe se kapja e tyre do të jetë shumë afër.

“Sa i përket dinamikës së ngjarjes më duhet të them se reagimi i shpejtë, profesional, i përpjesshëm dhe i vendosur i Policisë së Shtetit ka sjellë si rezultat që autorët e këtij sulmi të rëndë të lënë në dorë të ekipeve të hetimit prova të shumta materiale, të cilat po i nënshtrohen procedurave përkatëse.”

Grabitja, Lleshaj: Kjo luftë nuk mund të ndalet nga askush

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar për herë të parë për grabitjen në Rinas si dhe njëkohësisht i ka kthyer përgjigje akuzave të bëra nga Partia Demokratike në lidhje me ngjarjen.

Përmes një statusi në Twitter, Lleshaj ka thënë se lufta ndaj krimit nuk mund të ndalet nga askush.

“Edhe në momentin e një përplasjeje me armë të Policisë së Shtetit me një grup të armatosur kriminal, zëdhënësi/sekretari i një partie antiparlamentare sulmon ….. Policinë!!! Megjithatë të gjithë shqiptarët janë në krah të Policisë së Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Kjo luftë nuk mund të ndalet nga askush.” – shkruan Lleshaj

Zyrtare: Në Rinas u vodhën 5 milionë euro. Së shpejti, arrestime

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin “Real Story” në Vizion Plus, ku përballë gazetarit Sokol Balla ka thënë edhe shifrën e saktë të parave që janë grabitur në Rimas. Lleshaj tha se janë vjedhur 5 milionë euro dhe jo 10 milionë sa ç’është thënë deri më tani në media të ndryshme. 

“Nga informacionet që kam unë, shifra që është grabitur është rreth 5 milion euro”, është shprehur ministri.

Ai gjithashtu ngarkoi me përgjegjësi konçensionarin e Rinasit për mungesën e sigurisë.

“Ne kemi identifikuar përgjegjësin kryesor te kësaj ngjarje, qe është koncesionari pasi ky është rast i përsëritur dhe per me tepër ka disa letra dërguar kompanisë qe duhet te rriste sigurine dhe jane injoruar ne mënyre sistematike çuditerisht. Fakti qe kontraktori ka ceduar ne ndërtimin e nje barriere sado te vogël qe te na jepte ne mundësi te reagonim, tregon dobësinë e tyre. Jo vetëm që koncesionari nuk I ka dhënë qoftë edhe 1 minutë më shumë kohë policisë për ndërhyrje, por as nuk ka njoftuar e konfirmon këtë gjë”, është shprehur ministri.

Ndërkaq Lleshaj garantoi se policia është në gjurmët e grabitësve dhe shumë shpejt do të kemi arrestime.

“Hetimet për grabitjen kanë ecur mirë. Janë mbledhur prova të shumta dhe të rëndësishme që do ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. Reagimi i fortë dhe i shpejte I policisë ka bërë që grupi kriminal të lërë pas disa prova mjaft të vlefshme. Ka prova te tilla qe garantojnë sukses te mirefillte per te zbardhur ngjarjen por nuk mund te them se kur do te behen arrestime”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Policë të plagosur gjatë protestës, Lleshaj: Turp dhe shkelje e ligjit

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar për protestën e opozitës duke e cilësuar si një sulm ndaj institucioneve kushtetuese dhe vetë policisë.

“Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”, shkruan Lleshaj në një postim në Twitter.

Policia ka reaguar me gaz lotsjellës dhe autobote me ujë për të larguar protestuesit para parlamentit.

Lleshaj i vë sërish gishtin koncesionarit për grabitjen

I ftuar në studion e emisionit “Real Story” të Sokol Ballës, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ka vënë sërish gishtin koncesionarit si fajtor kryesor për mungesën e sigurisë në aeroport, që lejoi të ndodhte për herë të dytë ngjarja e grabitjes së parave.

Lleshaj tha gjithashtu se mungesa e dëshirës së koncesionarit për të bashkëpunuar me policinë ka acaruar edhe më shumë marrëdhënien.

“Ne kemi identifikuar përgjegjësin kryesor të kësaj ngjarje, që është koncesionari pasi ky është rast i përsëritur dhe për me tepër ka disa letra dërguar kompanisë që duhet të rriste sigurinë dhe janë injoruar në mënyrë sistematike çuditërisht. Fakti që kontraktori ka cënuar në ndërtimin e një barriere sado të vogël që të na jepte ne mundësi të reagonim, tregon dobësinë e tyre. Jo vetëm që koncesionari nuk I ka dhënë qoftë edhe 1 minutë më shumë kohë policisë për ndërhyrje, por as nuk ka njoftuar. E përsëris që përgjegjësinë maksimale e ka koncesionari. Ka pasur frymë refuzuese dhe aspak bashkëpunuese nga koncesionari. Madje ne nuk kemi pasur akses as në dhomat e kamerave të sigurisë. Ka pasur mungesë gatishmërie për transparence. Mungesa e dëshirës për bashkëpunim nga koncesionari është aq e dukshme sa ka shkuar ne nivele irrituese. Tentativa për të bërë dominuesin dhe padronin nga koncesionari është e pa tolerueshme nga ana jone.”- ka thënë Lleshaj

Skip to toolbar