Lleshaj i vë sërish gishtin koncesionarit për grabitjen

Më të fundit


I ftuar në studion e emisionit “Real Story” të Sokol Ballës, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ka vënë sërish gishtin koncesionarit si fajtor kryesor për mungesën e sigurisë në aeroport, që lejoi të ndodhte për herë të dytë ngjarja e grabitjes së parave.

Lleshaj tha gjithashtu se mungesa e dëshirës së koncesionarit për të bashkëpunuar me policinë ka acaruar edhe më shumë marrëdhënien.


“Ne kemi identifikuar përgjegjësin kryesor të kësaj ngjarje, që është koncesionari pasi ky është rast i përsëritur dhe për me tepër ka disa letra dërguar kompanisë që duhet të rriste sigurinë dhe janë injoruar në mënyrë sistematike çuditërisht. Fakti që kontraktori ka cënuar në ndërtimin e një barriere sado të vogël që të na jepte ne mundësi të reagonim, tregon dobësinë e tyre. Jo vetëm që koncesionari nuk I ka dhënë qoftë edhe 1 minutë më shumë kohë policisë për ndërhyrje, por as nuk ka njoftuar. E përsëris që përgjegjësinë maksimale e ka koncesionari. Ka pasur frymë refuzuese dhe aspak bashkëpunuese nga koncesionari. Madje ne nuk kemi pasur akses as në dhomat e kamerave të sigurisë. Ka pasur mungesë gatishmërie për transparence. Mungesa e dëshirës për bashkëpunim nga koncesionari është aq e dukshme sa ka shkuar ne nivele irrituese. Tentativa për të bërë dominuesin dhe padronin nga koncesionari është e pa tolerueshme nga ana jone.”- ka thënë Lleshaj




Skip to toolbar