Në Itali është luajtur java
e fundit e Serisë A për këtë sezon, me ndeshjet që kanë nisur pas mesditës dhe
kanë vijuar deri në mbrëmje.
Kështu Lazio është mundur në
transfertë nga Torino me rezultatin 3-1, në një ndeshje që në fakt i vlente
shumë torinezëve nëse nuk do të kishte fituar Roma. Kështu Torino mbetet jashtë
zonës së europës për sezonin e ardhshëm.
Juventus e ka mbyllur me
humbje javën e fundit të kampionatit kundër Sampdorias, me këto të fundit që
fituan me rezultatin 2-0, por rezultati i sotëm vlente vetëm për statistikë.
Roma mundi Parmën në shtëpi
me rezultatin 2-1, duke siguruar vendin e gjashtë në renditje, që do të thotë pjesëmarrje
në Europa League sezonin e ardhshëm, por duke e nisur nga turet eliminatore.
Atalanta ka arritur të
sigurojë pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi ka fituar në
shtëpi ndaj Sassuolos. Këto të fundit kaluan të parët në avantazh, por skuadra
e Gasperinit arriti të shënonte tre herë duke e fituar takimin me rezultatin
3-1.
Me të njëjtin rezultat
Interi mundi Empolin dhe siguroi pjesëmarrjen në Europë Sezonin e ardhshëm, ndërsa
skuadra kua luan Frederic Veseli shkon në zonën e Paly-Off, ku do të zhvillojë
një ndeshje për mbijetesën apo rënien nga Serie A sezonin e ardhshëm.
3-2 fitoi dhe Milani në fushën
e Spal, por kjo fitore vlejti vetëm për të mbajtur vendin e pestë në renditje,
që i jep një biletë për në Europa League sezonin e ardhshëm skuadrës së
Gattusos. Ndërkohë Kievo dhe Frosinone janë dy ekipet që zbresin nga Seria A
dhe do të luajnë në Serinë B sezonin e ardhshëm.