Përfundon Serie A, Atalanta dhe Inter në Champions, Milani në Europa League

SERIE A


Në Itali është luajtur java e fundit e Serisë A për këtë sezon, me ndeshjet që kanë nisur pas mesditës dhe kanë vijuar deri në mbrëmje.

Kështu Lazio është mundur në transfertë nga Torino me rezultatin 3-1, në një ndeshje që në fakt i vlente shumë torinezëve nëse nuk do të kishte fituar Roma. Kështu Torino mbetet jashtë zonës së europës për sezonin e ardhshëm.


Juventus e ka mbyllur me humbje javën e fundit të kampionatit kundër Sampdorias, me këto të fundit që fituan me rezultatin 2-0, por rezultati i sotëm vlente vetëm për statistikë.

Roma mundi Parmën në shtëpi me rezultatin 2-1, duke siguruar vendin e gjashtë në renditje, që do të thotë pjesëmarrje në Europa League sezonin e ardhshëm, por duke e nisur nga turet eliminatore.

Atalanta ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi ka fituar në shtëpi ndaj Sassuolos. Këto të fundit kaluan të parët në avantazh, por skuadra e Gasperinit arriti të shënonte tre herë duke e fituar takimin me rezultatin 3-1.

Me të njëjtin rezultat Interi mundi Empolin dhe siguroi pjesëmarrjen në Europë Sezonin e ardhshëm, ndërsa skuadra kua luan Frederic Veseli shkon në zonën e Paly-Off, ku do të zhvillojë një ndeshje për mbijetesën apo rënien nga Serie A sezonin e ardhshëm.

3-2 fitoi dhe Milani në fushën e Spal, por kjo fitore vlejti vetëm për të mbajtur vendin e pestë në renditje, që i jep një biletë për në Europa League sezonin e ardhshëm skuadrës së Gattusos. Ndërkohë Kievo dhe Frosinone janë dy ekipet që zbresin nga Seria A dhe do të luajnë në Serinë B sezonin e ardhshëm.




Skip to toolbar