E vërteta e hidhur e shëndetësisë. OBSH gjen në Shqipëri pajisjen mjekësore 100 vjeçare

Ekspertët e Organizatës Botërorë të Shëndetësisë (OBSH) kanë gjetur në një klinikat shqiptare publike një pajisje 100 vjeçare që ishte ende në përdorim. Pajisja është gjetur gjatë një inspektimi në vitin 2018. 

Në raportin “Kujdesi shëndetësor parësor në Shqipëri: vlerësim i shpejtë” thuhet që një pajisje mjekësore me rreze X e vitit 1918 që u gjet ende në përdorim në Shqipëri do të ishte e denjë për një muze, teksa kanë vënë në dukje se vendi ka mangësi të mëdha në pajisje mjekësore.

Raporti i OBSH-së thekson se edhe në vitin 2018 Shqipëri kishte një mungesë të konsiderueshme të diagnostikimit dhe trajtimit me pajisje mjekësore dhe për me tepër pajisjet në përdorim nuk ishin në standard. Në qendrat e inspektuara nuk u gjet elektrokardiograf, otoskop ose okuloskop.

“Një qendër kishte ende në funksionimin makinerinë me rreze X nga viti 1918, e denjë për një muze” thotë raporti.

Nga ana tjetër intervistat konfirmuan mundësinë e dobët të aksesit të pacientëve në shërbime laboratorike, veçanërisht në zonat rurale. Edhe për analizën e thjeshtë të gjakut dhe urinës, pacientët duhet të shkojnë në poliklinika. 

Qendrat mjekësore janë përgjegjëse për mirëmbajtjen e pajisjeve. Sidoqoftë, pajisjet e vjetëruara, mungesa e specialistëve të kualifikuar, veçanërisht në nivelin lokal, dhe buxhetet e kufizuara shtrëngojnë aksesin e barabartë në shërbimin shëndetësor.

Pak kohë më parë u bë një rikonstruksion total i godinës në poliklinikën e specializuar të mushkërive në Tiranë në mure e orendi, por la të pandryshuara pajisjet e diagnostikimit shumëvjecare dhe tashmë me rrezatim të lartë.

Inspektoret e OBSH-së vërejtën se ndërtesat janë kryesisht të vjetra. Disa ambiente janë rinovuar kohët e fundit, por me tavanin e mbuluar me myk, pa ngrohje dhe sistem ventilimit. Zyrat ishin të vogla dhe të pakëndshme, thotë raporti. Disa zyra akomodojnë tre deri në pesë njerëz, përfshirë pacientin, mjekun dhe një ose dy infermieret./Monitor

E-Learning në shëndetësi, Rama: Ky sistem u jep fund krediteve false!

Mëngjesin e kësaj të mërkure është prezantuar platforma “E-Learning”, që do të aplikohet në fushën e mjekësisë. Ky sistem do të zabtohet në hallkat kyçe të sistemit shëndetësor, që shërbimet ndaj qytetarëve të jenë në standardin dhe cilësinë e duhur. Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij përshëndeti ish-Kryeministrin e Italisë, Masimo D`Alema, që ka mbështetur këtë sesitem. Ndërsa gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se sistemi “E-Learning” në shëndetësi do t`i japë fund abuzimeve me kreditet false dhe manipulimet nga profesionistët e shëndetësisë.

“Ka një gjë që nuk e tha askush dhe po e them unë, se është pjesa që më ka pëlqyer më shumë nga kjo platformë, që askush nuk i ikën dot kësaj platforme, sepse nuk është një platformë tradicionale e edukimit në distancë, por është një platformë Blockchain, që do të thotë, që, me këtë platformë merr fund edhe sporti kombëtar i hileve në fushën e shëndetësisë, se në të gjitha fushat ne e kemi një sport goxha të zhvilluar për të prezantuar letra dhe certifikata sikur i kemi kryer detyrimet lidhur me edukimin në vazhdim për një arsye shumë të thjeshtë, sepse me këtë platformë askush nuk mund t’i shmanget dot edukimit në vazhdim dhe gjithkush që i shmanget nuk merr dot kreditet”.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për një sistem të papenetrueshëm, të patjetërsueshëm dhe të pamanipulueshëm, ku çdo profesionist i shëndetësisë nuk ka shans që t’ia hedhë me hile, por bëhet fjalë edhe për një sistem të një cilësie shumë të lartë të edukimit në distancë. Është një sistem që do të lehtësojë jashtëzakonisht procesin e edukimit në vazhdim të të gjithë profesionistëve të shëndetësisë. Është një sistem që do të informojë në kohë reale për gjithçka ndodh në fushën e aktivitetit të profesionistëve të shëndetësisë, sipas, sigurisht, edhe të gjithë profileve. Është një sistem që na jep mundësinë që realisht t’iu themi shqiptarëve, t’iu themi atyre që i drejtohen sistemit, se, më herët se vonë, profesionistët tanë të shëndetësisë do të jenë në një nivel tjetër për nga shkalla e njohurive dhe për nga aktualizimi i njohurive”.

“Nuk do të lejojmë më vazhdimin e aktivitetit të mjekëve që nuk kalojnë nga edukimi i detyruar në vazhdim që është i sanksionuar në ligj. Koha e krediteve të marra me vërtetime fallso apo me lloj-lloj artikujsh edhe kontributesh pa lidhje mbaron me këtë sistem. Ky sistem iu jep mundësinë të gjithëve që realisht të shkojnë në një nivel tjetër, pasi ka dhe një komoditet absolut, është i aksesueshëm nga një laptop kudo ku ndodhesh mjafton të kesh qasje në internet”, tha Rama.

5 vjet burg po dhunove mjekët

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njohur qytetarët në një takim konsultativ, me ndryshimet më të fundit në Kodin Penal, ku është parashikuar burgosje deri në 5 vjet burg për ata persona që dhunojnë mjekët.

Në fjalën e saj Manastirliu bëri thirrje që qytetarët të denoncojnë rastet e korrupsionit në shëndetësi.

 “Në Kod, do të parashikohet për herë të parë që dhuna ndaj profesionistëve të shëndetit është e dënueshme nga 1 deri në 5 vite lirie. Gjithashtu, parashikohet një rëndim i dënimit për kanosjen e mjekut, duke shtuar një paragraf të ri në ligj që dyfishon dënimin për kanosjen e tyre. Shtohet gjithashtu një nen i ri, kundravajtje penale për “pengimin e ushtrimit të detyrës së profesionistit shëndetësor”, çka do të ofrojë një mbrojtje shtesë për të gjithë personelin mjekësor”, tha Manastirliu.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm që propozohet dhe do të ndërmerren, lidhet me ndarjen e gabimit mjekësor nga neglizhenca në mjekim.

 “Ka qenë një kërkesë e kahershme e komunitetit të mjekëve për dekriminalizimin e gabimit mjekësor. Me këto ndryshime është hequr si vepër penale gabimi mjekësor, por neglizhenca në mjekim dënohet në mënyrë të përshkallëzuar, në varësi të shkallës së dëmtimit të pacientit”, tha Manastirliu.

Gjatë fjalës së saj në bashkëbisedimin me mjekët, Ministrja e Shëndetësisë mbajti një qëndrim të prerë lidhur me korrupsionin e bluzave të bardha. Duke e konsideruar një fenomen që turpëron të gjithë armatën e bluzave të bardha, Manastirliu deklaroi zero tolerancë për korrupsionin në shëndetësi.

 “Unë jam në krah të çdo qytetari që denoncon, por edhe ju duhet të jeni në krah të çdo qytetari që denoncon dhe askush nuk mund të falet sepse përpos faktit që kryen një vepër të paligjshme, thellon hendekun mes jush dhe pacientëve”, tha Manastirliu.

Skip to toolbar