Këto shenja ju tregojnë se po kaloni në depresion

Ndiheni të lodhur dhe nuk keni asnjë motiv? Këto dhe disa të tjera janë shenjat që ju tregojnë se po kaloni në depresion. Ndryshe ajo njihet si plaga e shekullit të 21-të. Studjuesit thonë se depresioni është një sëmundje si të gjitha sëmundjet e tjera që duhet kuruar dhe nuk duhet lënë pas dore. Por që ta kuptoni këtë sëmundje lexoni cilat janë shenjat e tij.

Ndiheni të lodhur

Mungesa e energjisë zgjat shumë ditë rresht edhe pse rutina juaj nuk ka ndryshuar shumë. Ju jeni të lodhur sapo zgjoheni.

Ndiheni të pavlerë

Ju mund të filloni të besoni se jeni të padobishëm. Mund të keni edhe mendime vetëvrasjeje dhe nuk keni frikë nga vdekja, pasi për ju jeta nuk ka kuptim.

Keni probleme me gjumin

Mund të vuani nga pagjumësia ose flini më shumë seç duhet. Edhe pas një nate të gjatë në shtrat, ju ende dëshironi më shumë gjumë. Ju nuk keni energji dhe dëshironi të qëndroni në shtrat.

Keni ndryshime peshe

Ju papritur fitoni disa kile ose humbisni peshë. Ju gjithashtu mund të keni një oreks të madh edhe nëse sapo keni ngrënë. Pra, ndiheni bosh gjatë gjithë kohës. Nga ana tjetër, ka edhe nga ata persona që nuk kanë fare oreks.

Asgjë nuk ju kënaq

Aktivitetet, njerëzit që doni nuk ju sjellin më gëzim. Ju jeni vazhdimisht i mërzitur, i lodhur ose nuk keni më asnjë hobi.

Humori juaj është përtokë

Ju ndiheni vazhdimisht i trishtuar, i shqetësuar ose i irrituar dhe nuk mund të gjeni një arsye të qartë për këtë.

Skip to toolbar