Sherr në Kadastrën Tropojë, zyra kryetarit kthehet në “arenë boksi”

Një sherr fizik ka ndodhur mes një qytetari dhe kryetarit të Kadastrës së Tropojës. Sherri ndodhi në zyrën e kryetarit, ndërsa qytetari përfundoi në pranga, pas ngjarjes. Se kush e nisi sherrin i pari është kontradiktore, pasi në deklaratat e bëra në polici, si kryetari i kadastrës Blerant Lushaj edhe qytetari Ahmet Gjocaj mohojnë të kenë gjuajtur të parët.

Në dëshminë e qytetarit Ahmet Gjocaj zbardhur nga News 24 thuhet se kreu i kadastrës nuk i është përgjigjur disa herë shqetësimit të tij dhe më 15 tetor i shkoi në zyrë, ku gjithçka mori sipas tij ishin goditjet. Qytetari ka dëshmuar se nuk po gjente zgjidhje prej tre vitesh për regjistrimin e një prone.

Në 15 tetor, i telefonova disa herë drejtorit Blerant Lushaj për problemin tim por ai nuk ma ka hapur telefonin, të cilit i kam rënë rreth shtatë herë. Nga kjo unë jam nisur për ta takuar tek zyra e tij. Sapo kam hyrë ne zyrë ai direkt më është përgjigjur ‘shko në sportel dhe merr sqarimet e duhura’. Ai u çua nga karrigia dhe më ka goditur me grusht në kokë. Në kushte të tilla dhe unë jam kundërpërgjigjur”, ka thënë në dëshminë e tij Gjocaj.

Kjo gjë hidhet poshtë në dëshminë e drejtorit të kadastrës Tropojë, Blerant Lushaj, i cili deklaron se ka qenë qytetari që sapo hyri në zyrë i gjuajti me grusht, për arsye të panjohura.

Shtetasi Ahmet Gjocaj ka hyre direkt në zyrën time dhe më ka goditur me grusht në buzën e sipërme duke më shkaktuar dëmtime. nuk e di pse më goditi dhe nuk jam në gjendje ta kuptoj. Deri tani asnjëherë nuk kam pasur probleme me këtë person” thuhet në dëshminë e Blerant Lushaj

Pas ngjarjes Gjykata e Tropojës la të lirë qytetarin Ahmet Gjocaj duke vendosur për të masën “detyrim paraqitje”.

Sherr në burgun e Rrogozhinës, i dënuari përfundon në spital

Disa të burgosur që vuajnë dënimin në Burgun e Rrogozhinës, janë përplasur mes tyre.

Si pasojë e përplasjes mbeti i plagosur rëndë një i dënuar, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sherri ndodhi mes gjashtë të burgosurve në palestrën e burgut. Nga sherri mes 6 të dënuarëve janë plagosur dhe persona të tjerë.

Por vetëm një është dërguar në spital, pasi të burgosurit e tjerë nuk kanë pasur lëndime të rënda.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij sherri mes të plagosurëve, ndërsa pritet informacion zyrtar.

Sherr me thika në lokal, vritet i riu

Përplasja në një lokal mes dy grupeve të rinjsh ka përfunduar me bilanc tragjik, ku një 29-vjeçar është vrarë me thikë, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë, ndërkohë që policia ka vënë në pranga protagonistët nga të dy kampet e konfliktit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Dibrës në orët e para të së martës, ku katër të rinjtë e përfshirë në konflikt, nga dy vëllezër secila palë, mësohet se kanë qenë duke konsumuar alkool deri në çastet para konfliktit, efekti i të cilit mendohet se ka nxehur gjakrat mes tyre.

Burimet policore thanë se protagonistët kanë pirë alkool gjer në orën 3 të mëngjesit të së martës dhe më pas janë përfshirë në një konflikt banal, ku kanë përdorur thika e mjete të forta duke kthyer “festën” në tragjedi që mori jetën e 29 vjeçarit Dukagjin Plaku.

Sipas të dhënave policore, mësohet se gjithçka ka nisur pas një debati me njëri-tjetrin, për motive të paqarta, ku 29-vjeçari i identifikuar si Dukagjin Plaku është qëlluar me thikë, e për pasojë ka humbur jetën në spital. Në sherr janë përfshirë 4 anëtarë të dy familjeve. Fillimisht ka qenë vëllai i viktimës, Q.P, 24 vjeç që ka plagosur  24-vjeçarin M. H. Më pas ky i fundit në shenjë hakmarrje, ka marrë vëllain e tij dhe ka goditur me thikë 29-vjeçarin, ku gjeti dhe vdekjen.

Policia njofton se ka arrestuar dy vëllezërit, J.H. dhe M. H banues në fshatin Sllatinë dhe vëllain e viktimës, të përfshirë në konflikt Q.Plaku.

Sherr të moshuarish në Elbasan, një plagoset me thikë

Dy 62-vjeçar në qytetin e Elbasanit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive banale, deri sa sherri ka degjeneruar në përdorimin e thikës.

Konkretisht, dy shtetasit, Enver Xhezairi dhe Myslim Leçaj, kanë pasur një sherr në lagjen “Syrja Dylgjeri” në Elbasan.

Fillimisht, këta shtetas kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta, ndërsa më pas mësohet se shtetasi Myslim Leçaj ka qëlluar Enver Xhezairin me një mjet të mpreht, thikë.

Si pasojë, të dy kanë mbetur të plagosur me plagë të ndryshme në trup, ndërsa janë dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkaqet e sherrit. Paraprakisht, dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta.

Video, vajza e dehur i “hyn në dru” me këpucë djalit

Një sherr ka përfunduar në lëndimin fizik të një personi si pasojë e grushteve dhe të rrahurave nga një çift, i cili ishte i dehur. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Wrexham në Angli dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit.

Sherri ka nisur fillimisht nga vajza, e cila ka hequr këpucën dhe i ka gjuajtur me takat e tyre një djali në kokë. Djali ishte ulur në një tjetër tavolinë me miqtë e tij dhe po drekonte. Më pas ka qenë i dashuri i saj që ka shkuar duke e rrahur me grushte e shkelma. Çifti, i cili është dënuar me 18 muaj burg gjithsej, tha se djemtë po qeshnin dhe talleshin me vajzën, akuza që u mohuan nga i sulmuari.

Veprimi i Kay Marie Brown dhe Luke Anthony Bednarek u dënua ashpër nga gjykata, e cila vendosi për ata 18 muaj burg për dhunë të ushtruar dhe veprime të turpshme në gjendje të dehur.

Jalë, plas sherri mes të rinjve gjatë kohës që ishin duke festuar

Pushimet duket se do të shoqërohen gjithmonë me sherre apo aksidente si pasojë e konsumimit të tepër të alkoolit. Një sherr masiv ka nisur mes disa të rinjve që po pushonin në bregdetin  e Jalës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku janë përfshirë dy grupe të rinj, të cilët kanë qenë duke konsumuar alkool dhe festuar, kur papritur pas ka plasur sherri. Konflikti ka ndodhur në Jalë që njihet si një nga plazhet më të frekuentuara në vendin tonë.

Nga sherri fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar apo përdorim armësh.  

Sherr mes të rinjve në park, vritet me thikë i riu shqiptar

Ka përfunduar në tragjedi një sherr banal mes disa të rinjve në një park në Udine të Italisë.

Një djalë me prejardhje shqiptare, që sapo kishte mbushur 18 vjeç është goditur me thikë në parkun e qytetit dhe ndërroi jetë sapo mbërriti në spital, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve dhe përpjekjeve të tyre për t’i shpëtuar jetën.

Republica.it shkruan se agresori është i mitur, gjithashtu me origjinë shqiptare: ai u arrestua për vrasje.

Fillimisht u transportua në spital për lëndime të lehta të shkaktuara nga viktima në një përpjekje ekstreme për të mbrojtur veten me një shishe. Pasi u mjekua, ai u dërgua në stacionin e policisë.

Sipas të dhënave të policisë sherri mes dy djemve kishte disa ditë që zgjaste dhe kishte nisur në një park publik në lagjen San Domenico. Kurse gjatë të hënës agresori kishte ardhur në park dhe me  vete kishte marrë një thikë me të cilën sulmoi bashkë atdhetarin e ri pavarësisht pranisë së njerëzve të tjerë, duke përfshirë në sherr edhe vëllain binjak të viktimës. Policia po heton dhe po mbledh dëshmitë e personave të pranishëm në vendngjarje për të zbardhur më tej incidentin.

Sherr mes shqiptarëve dhe pakistanezëve në burg, plagosen 3 persona

Një sherr ka nisur në burgun e Chania në Kretë të Greqisë, ku janë përfshirë të burgosur shqiptarë dhe pakistanezë. Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës së konsumimit të ushqimit, për arsye ende të panjohura.

Nga sherri kanë mbetur të plagosur 3 persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur.

Sipas mediave greke të plagosurit u transferuan në spitalin e qytetit, ku njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë, pasi ka marrë plagë të thella në gjoks dhe këmbë. Dy të plagosurit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia e burgut ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes që çoi në sherrin masiv.

Skrapar, sherr mes dy personave para qendrës së votimit

Dy persona janë përfshirë në një sherr fizik mes tyre jashtë një qendre votimi në qytetin e Skraparit. Sherri i ndodhur mes ish drejtorit të spitalit të Skraparit, Astrit Dyrmishi dhe vartësit të tij, Asllan Nurellari, për arsye personale. Nga sherri është thyer edhe një xham i qendrës së votimit 3354.

Policia ka bërë shoqërimin e dy personave, ndërsa ka konfirmuar se sherri nuk kishte lidhje me procesin e votimit dhe nuk e ka penguar aspak vijueshmërinë e tij.

Plas skandali në Gjermani, grushte në stërvitjen e Bayern (foto)

Ngjarjet me dhunë dhe sherre në futboll nuk ndodhin vetëm në Shqipëri. Madje, jo vetëm në ekipe inferiore apo të dorës së dytë. Të tilla ngjarje, madje grushte sade në stërvitje, ndodhin dhe në ekipet elitare.

Rasti i fundit raportohet të ketë ndodhur në Gjermani, pikërisht në një prej seancave stërvitore të skuadrës së Bayren Munich.

Sipas gazetarëve gjermanë, Robert Lewandowski është grindur keq me Kingsley Coman, pasi ky i fundit reagoi ashpër ndaj një kritike nga polaku.

Stërvitja e paradites ka qenë më dyer të mbyllura, ndaj nuk ka video, por raportohet se situata degradoi deri aty sa pati edhe grushte dhe vetëm ndërhyrja e Boateng dhe Sule ndau dy sherrxhinjtë.

Trajneri Niko Kovac ndali stërvitjen dhe foli me dy futbollistët, por me pas e vazhdoi stërvitjen me ta, vendim i habitshëm.

Skip to toolbar