PS forcon pozitat në Shkodër me 4 koordinatorë

Bashkia e Shkodrës mbeti pa kryebashkiak për shkak të dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, por PS ka vendosur të delegojë në kryeqendrën veriore jo pak, por 4 koordinatorë.

Në një mbledhje strukturash të zhvilluar të premten PS ka vendosur që Shkodra të ketë 4 koordinatorë dhe ata janë: Senida Mesi, Luan Harusha, Musa Ulqini dhe Arben Pëllumbi.

Siç duket Rama kërkon që bastionin e demokratëve ta kthejë majtas ndaj dhe ka përqendruar forcat në Shkodër.

Më herët në mbledhjen e fundit të kryesisë të PS-së u vendos që vetë Rama të lërë Vlorën dhe bëhet kryekoordinator i zonës së Veriut të Shqipërisë.

Për herë të parë në histori PS fiton disa bashki të djathta, që përgjatë viteve të demokracisë kanë votuar gjithmonë PD-në. Duket se këtë trend PS kërkon të mos e lëshojë ndaj dhe ka marrë masat që të investojë politikisht në Shkodër dhe në zonën veriore në mënyrë që të bëjë gati terrenin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kush do ta drejtojë Shkodrën? Sot, testi i PD-PS

Ditën e hënë (sot) pritet të konstituohet Këshilli i ri Bashkiak i Shkodrës, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Këshilli do të mblidhet pas thirrjes së bërë nga prefekti i Shkodrës, ndërsa dega e Partisë Demokratike në këtë qytet e ka cilësuar të jashtëligjshme këtë mbledhje, për shkak se nuk njeh zgjedhjet e 30 qershorit dhe ka paralajmëruar zhvillimin e një protestë paqësore.

Që të dyja partitë kryesore në vend janë këtë të hënë në test. PS do të tregojë se çfarë zgjidhje do të ofrojë për Shkodrën pas dorëheqjes së kryebashkiakut Valdrin Pjetri, ndërsa PD do të tregojë nëse do të bëjë rezistencë të dhunshme, apo pushteti do të kalojë në mënyrë paqësore.

Në ligj parashikohet që në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak këshilltarët të marrin mandatin e tyre pas zgjedhjeve dhe më pas të konstatohet përfundimi i mandatit të ish-kryetares së bashkisë, Voltana Ademi si dhe të pranohet dorëheqja e Valdrin Pjetrit. Më tej pritet që Këshilli i ri Bashkiak të zgjedhë një nga nënkryetarët bashkisë i cili do të drejtojë Shkodrën deri në zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme, për të cilat pritet vendimi i KQZ-së.

Zgjidhja e krizës mund të vijë nga Shkodra…ose Meta mund ta thellojë

Zgjidhja e krizës politike mund të vijë nga Shkodra, vetëm nëse palët tregojnë se kanë vullnet politik për t’i dhënë zgjidhje situatës së krijuar së fundit. Partia Demokratike zbuloi dokumente sipas të cilave kryebashkiaku i ri i Shkodrës i cili ka marrë mandatin më 29 korrik por ende nuk ka kryer betimin, Valdrin Pejtri, ka qenë i dënuar në Itali. Nëse këto akuza konfirmohen si të vërteta nga prokuroria atëherë në Shkodër do të ketë zgjedhje të reja, pasi Valdrin Pjetri nuk mund të mbajë asnjë post politik e publik, në bazë të ligjit për dekriminalizimin.

Kështu që të ketë zgjedhje të reja topi kalon në fushën e Metës, i cili ka rastin të tregojë këtë herë se është për stabilitet politik dhe për zgjidhje të krizës, apo për kaos dhe amulli. Në bazë të kodit Zgjedhor në rastin konkret kur kryebashkiaku i ri ka marrë mandatin por nuk është betuar akoma, nuk kemi të bëjmë me pavlefshmëri në zgjedhje, por vetëm me zgjedhje të reja të pjesshme.

Bazuar në nenin 10 të Kodit Zgjedhor i takon presidentit të Republikës që të caktojë datën e re të zgjedhjeve të pjesshme. Sipas Kodit Zgjedhor, në çdo rast, Presidenti i Republikës nxjerr dekretin jo më vonë se 48 orë nga njoftimi për ndërprerjen e mandatit. Por a do ta zbatojë Meta Kodin Zgjedhor për të dekretuar zhvillimin e zgjedhjeve të reja në Shkodër, nëse vërtetohen akuzat ndaj Pjetrit?

Kjo është një pyetje, përgjigja e së cilës i jep zgjidhje krizës, për faktin se ekzistojnë dy mundësi. E para presidenti tregohet bashkëpunues dhe dekreton datën e zgjedhjeve të reja në Shkodër dhe kjo është në favor të zgjidhjes së krizës dhe e dyta presidenti nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit (siç ka treguar deri më sot) dhe si rrjedhojë nuk njeh as Valdrin Pjetrin. Kështu që ai refuzon të dekretojë datë të re zgjedhjesh duke këmbëngulur në zgjedhje më 13 tetor, por jo vetëm në Shkodër, por në mbarë vendin. Në këto kushte kriza thellohet më tej pasi bashkia e Shkodrës mbetet pa kryetar të ri dhe Voltana Ademi vazhdon të qëndrojë në detyrë përtej çdo limiti ligjor.

Por duket se maxhoranca ka dhënë një sinjal bashkëpunimi dhe i ka ofruar një shanc Partisë Demorkatike që të dalë nga ngujimi. Në rast se vërtetohen akuzat ndaj Pjetrit dhe në rast se në Shkodër ka sërish zgjedhje, PD ka shancin të marrë pjesë në to, jo vetëm për kryetarin e bashkisë por edhe për këshilltarët bashkiakë, për shkak se PS ka ‘ngrirë’ procedurat për konstituimin e këshilli bashkiak në Shkodër. PS është duke pritur verifikimin e dokumenteve të bëra publike nga PD ditën e martë lidhur me kandidatin socialist Valdrin Pjetri. Nëse Pjetri rezulton se është në shkelje të ligjit të dekriminalizimit, edhe këshilltarët e zgjedhur nuk do ta bëjnë betimin. Kjo lëvizje tregon për një vullnet të Partisë Socialiste për t’i hapur rrugën Partisë Demokratike për të hyrë në zgjedhje. Pra siç duket Shkodra i dha një mundësi të artë politikës që të dalë nga kriza dhe të tregojë vullnet për të ecur përpara./Realstory.al

Historike, Vllaznia në grupet e Champions League

Vajzat shkodrane shkruajnë historinë e futbollit shqiptar në Europë. Ekipi i Vllaznisë për femra, ka arritur të kalojë turet eliminatore, duke u futur në fazën në grupe të UEFA Champions League. Kështu, Vllaznia për femra, bëhet ekipi i parë shqiptar që futetet në grupet e Champions League, duke kaluar edhe futbollin e meshkujve.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Leka arriti të barazonte 1-1 në ndeshjen e fundit në grup ndaj Gintra, skuadër nga Lituania. Në ndeshjen që u luajt këtë të martë, Vllaznia barazoi 1-1 me rivalet nga Lituania, duke marrë një pikë me shumë vlerë që e renditi të parën në Grupin 10. Një penallti e shndërruar në gol nga Megi Doçi, e fut ekipin e femrave të Vllaznisë në 32 ekipet më të mira për femra të Europës që do të luajën në fazën në grupe të UEFA Champions League.

Më herët Vllaznia fitoi ndeshjen ndaj rivaleve direkte të Wexford Youths Football Club. Tre pikë të tjera, vajzat shkodrane ia morën ekipit të Birkirkaras, duke grumbulluar  7 pikë në total, nga 9 të mundshmet që mund të merrte. Megjithatë, kaq mjaftuan për të lënë pas tre ekipet e tjera rivale dhe për t`u kualifikuar në fazën në grupe të Champions League.

Megi Doçiiiiiiiiiiiiiii goooooooool

Gepostet von Kff Vllaznia am Dienstag, 13. August 2019

Rama në Shkodër, mes Voltanës dhe policëve: Zgjedhje në 30 qershor

Është mbyllur pa incidente takimi elektoral që Kryeministri Edi Rama zhvilloi me banorët e Shkodrës mbrëmjen e kësaj të enjte. Ndonëse protestues të Partisë Demokratike të udhëhequr nga Voltana Ademi zhvilluan një marshim që përfundoi në një anti-miting ku pati tension edhe përplasje për një moment me forcat e policisë, gjatë kohës që Edi Rama mbajti takimin elektoral, gjithçka është zhvilluar pa incidente. Gjatë fjalës së tij, Rama iu drejtua qytetarëve të Shkodrës me një pyetje retorike “çfarë interesi keni ju që të shkoni të hidheni në zjarr për Voltana Ademin?”, tha Rama. Më tej, ai u përmendi qytetarëve se Shkodra ka nevojë për një ndryshim rrënjësor, duke e cilësuar këtë betejë si një sfidë personale për të në katër vitet e ardhshme.

“4 vjet më parë ju thash vlonjatëve se ishte koha për të hapur një kapitull transformimi dhe kushdo e sheh Vlorën sot krahasur me 4 vjet më parë, e ka të vështirë ta njohë. Ndërsa sot ju them gjithë shkodranëve që Shkodra e 4 viteve të ardhshme është sfida ime personale për të bërë së bashku me Valdrinin më shumë në thuajse në 30 vite të marra së bashku nën drejtimin e atyre që sot kanë dalë në rrugë të madhe dhe nuk dinë më se cfarë kërkojnë tjetër përvec kërcënimeve, shantazheve, molotovëve dhe kaosit”, u shpreh Rama.

Kryeministri, duke e cilësuar Voltana Ademin kryetaren e bashkisë më të paaftë, majtas dhe djathtas, në 30 vite, shprehu keqardhjen që nuk ka mundësi që ndëshkimin ndaj saj të vite me votë në një garë alternativash. Më vjen shumë keq sinqerisht që nuk na u dha mundësia që drejtuesit, në këtë rast është drejtuese, më të paaftë që është ulur ndonjëherë në karrigen e një kryetari bashkie të majtë apo të djathtë në të gjitha vitet e shtetit shqiptar që nga koha koha kur për erë të parë është hapur dera e një bashkie, t’i jepnim mësim të merituar me votë në një garë alternativash, kandidaturash dhe ballafaqimi demokrat. Kjo nuk është në dorën tonë, këtë nuk e zgjodhëm ne. Ky nuk ishte as plani as qëllimi ynë”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama bëri një moment pauze, nuk e ndalën protestuesit e Voltanës, por thirrja e Ezanit, që lajmëronte besimtarët myslimanë për faljen e mbrëmjes. Pasi kësaj, Rama shfrytëzoi momentin ku ironizoi përsëri Lulzim Bashës, pasi ky i fundit gjatë kohës që mbante fjalim në protestat e muajit maj, thoshte “të mbajmë një minutë heshtje për të respektuar besimtarët që agjërojnë. “Një stadium Shkodra sot e ka nga unë. Më vjen turp kur vijnë të huajt  dhe kthejnë kokën dhe shohin atë garazhin e Voltanës. Një projekt për vijën e liqenit, për ti dhënë Shirokës atë që i ka munguar, është i bllokuar projekti se Voltana nuk bashkëpunon. Për këtë do shkoni në luftë ju? çfarë fiton Shkodra nga kjo histori? Por ju çfarë fitoni (thirret ezani, Rama ndërpret fjalën). Po qeshja me Valdrinin se thoshte se Luli mbante një minutë heshtje për myslimanët që agjërjonë”, tha Rama.

Duke ripërsëritur para qytetarëve shkodranë se opozita i trembet drejtësisë për pjesëmarrjen në zgjedhje, Rama u kujtoi atyre që janë bërë pjesë e akteve të dhunës, se ndëshkimi do të vijojë edhe pas 30 qershorit. “Krijohet idea sikur këtu gjithçka është një luftë deri në 30 qershor. Unë them që drejtësia do vazhdoi të kërkojë fajtorët e gjithë kësaj situate edhe pas 30 qershorit. Ata që janë punonjës bashkish, apo të policisë bashkiake, që shkojnë i bien murit me kokë, këtu do jen pas 30 qershorit. Si ai i verbri këtu që u nis për në emision dhe përfundoi në komisariat”, tha ndër të tjera Rama.

Jozi “zjarr” kundër Voltanës: Nuk është kjo Shkodra jonë

Jozefina Topalli ka shpërthyer kundër Lulzim Bashës e Voltana Ademit, që mbrëmjen e së martës i vuri flakën një klase në katin e parë të një shkolle në Shkodër, aty ku ndodhej KZAZ-ja nr.3. “Djegia e shkollës nuk është historia e Shkodrës, e kundërta është historia e këtij qyteti”, shrkuan Topalli në një reagim në rrjetet sociale.

Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 3 dekada. Një demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Një demokrat i vërtetë nuk hedh as molotv e as ka frikë nga zgjedhjet”, shkruan ish-deputetja e PD-së, duke iu drejtuar Lulzim Bashës dhe drejtueses së bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, që ka dalë ‘flamurmbajtëse” e zbatimit të dekretit të Metës.

Topalli vijon më tej duke shkruar se demokratët nuk kanë patur frikë në 97 kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat, ndërsa thekson se Rama nuk largohet duke refuzuar parimet e demokracisë, për më tepër duke penguar të drejtën e votës.

Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e demokracisë. Partia Demokratike lindi si një ëndërr e lirisë dhe e të drejtës me votu. Ai që mendon se do pengojë të drejtën e votës nuk është demokrat. Shqiptarët duan paqe. 3 milion shqiptarë nuk mund të mbeten gjatë peng të 4-5 vetëve”, përfundon Topalli.

Voltana i vë flakën shkollës, PD e mbron. A do ta arrestojë Lleshaj?

Militanët e Partisë Demokratike të udhëhequr nga ish-deputet dhe drejtues të degës lokale të kësaj force politike në Shkodër, i kanë vënë flakën shkollës “Shejnaze Juka” në këtë qytet, aty ku ndodhej KZAZ me nr.3. Militantët e PD, mesa duket pasi kanë lexuar ultimatumin publik të Voltana Ademit, (dhënia e urdhrit direkt prej saj mbetet për tu verifikuar nga autoritetet ligjzbatuese) që kërkonte mbylljen e shkollave ku ndodhen qendrat e votimit në Shkodër, kanë mësyrë me forcë këtë të martë pasdite në shkollën “Shejnaze Juka”, duke tentuar marrjen e materialeve zgjedhore.

Por, militantët dhe punonjësit e Bashkisë Shkodër të udhëhequr nga ish-deputetët demokratë, janë përplasur me forcat e rendit, të cilat kanë qenë në këtë shkollë për të ruajtur materialet zgjedhore. Sakaq, disa prej militantëve kanë thyer xhamat e dritareve të shkollës dhe kanë hedhur lëndë djegëse, duke tentuar që ti vënë flakën shkollës. Situata është tensionuar deri në përplasje mes militantëve të PD-së dhe forcave të rendit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbrritur punonjësit zjarrëfikës, të cilët kanë shuar zjarrin e ndezur nga militantët e PD-së dhe ish-deputetët e kësaj force politike.

Por, kjo situatë ishte e paralajmëruar nga kryetarja e Bashkisë Shkodër,Voltana Ademi, që mesaduket ka marrë flamurin e “heroinës” për të mbrojtur dekretin e Metës për anulimin e datës së zgjedhjeve. Kryebashkiakja e Shkodrës, pasditen e të martës u dërgoi një kërkesë drejtuesve të shkollave në Shkodër që të mos lejonin të hynte në këto institucione arsimore asnjë person i pa autorizuar nga ajo vetë.

Voltana, ka shkuar dhe më tej. Ajo nuk ka pritur që kërkesa të shkonte në adresat e drejtuesve të shkollave, të cilëve u kërkonte të mos lejonin hapjen e shkollave për persona, që sipas saj, nuk janë të autorizuar nga bashkia. Ishte vetë PD ajo që shpërndau videon e sulmit mbi shkollë, por e cilësoi atë si “pengesë nga policia ndaj autoritetit të bashkisë për të administruar shkollat që i ka në varësi të saj, dhe të zbatoje dekretin e Metës për 30 qershorin”. Se cila është e vërteta, gjykojeni vetë nga pamjet.

Më herët gjatë ditës së martë, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se kush do të mundohet të pengojë procesin zgjedhor, do të përballet me forcën e ligjit. “Kryetaret e bashkisë dhe individët duhet ta heqin nga mendja fjalën dhunë. Procesi zgjedhor do të vijojë pavarësisht tensioneve. Kush mundohet të pengojë procesin zgjedhor do të përballet me forcën e ligjit”, deklaroi ministri Lleshaj. Por tani pas këtyre ngjarjeve, a do të veprojë policia e Sandër Lleshajt?!

Voltana: I dua molotovët…figurativisht

Po të kisha dhe unë molotov, do të gjuaja me molotov”, kjo fjali e thënë nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, shkaktoi reagime të shumta këtë të enjte. Në një intervistë për mediat lokale në Shkodër, Ademi deklaroi se merr pjesë në çdo protestës të opozitës, duke deklaruar se do të dëshironte që të godiste dhe me bomba molotov. Megjithatë, pas shpërndarjes në media të kësaj deklarate, duket se Voltana Ademi ka kuptuar nxitimin në të shprehur, duke bërë një reagim publik, ku sqaron atë çfarë ka dashur të thotë në të vërtetë, sipas saj. Sipas Ademit, deklarata është nxjerrë nga konteksti, ndërsa thekson përsëri se Shkodra dhe shkodranët kanë pasur shumë arsye për “molotov”.

Molotov ka shqetësuar deri në trembje shumëkënd! E artikuluar mjaft qartë, nga unë, në një intervistë televizive në studion e emisionit “Tonight” në televizionin StarPlus, kanë tentuar e po te tentojnë ta nxjerrin nga konteksti. Në fakt, këto katër vite por edhe më herët, Shkodra dhe shkodranët kanë patur mijëra arsye për të përdorur “molotov”. U anashkaluan deri në harresë të plotë nga kjo qeveri, u burgosën, u dhunuan, iu hoq ndihma ekonomike, iu hoq buka e gojës, i pushtoi e i dhunoi kriminaliteti e pushteti i kriminelëve”, shkruan Voltana.

Më pas, ajo sqaron se fjala “molotov” është përdorur në mënyrë figurative, duke dashur të thotë, se nënkupton bërjen e zhurmën. “E po e artikuloj edhe një herë: “… me “molotov” për të bërë shumë zhurmë! Shumë zhurmë! “. Ashtu siç kanë ushtuar e ushtojnë sheshet e kryeqyteteve perendimore në Itali, Francë, Greqi etj. Fjalën time duhet ta kishit transmetuar të plotë e jo gjysma- gjysma! E keni të postuar të gjithën, prej kater ditësh, në faqen time Facebook! Protesta, figurativisht edhe me “molotov” është një mënyrë për t’u mbrojtur nga ata që po na vrasin! Është mënyrë për të bërë zhurmë për t’u dëgjuar!

Po prap do të protestojmë, me tërë fuqinë! Për të mbledhur të tjerë e sa më shumë!  E figurativisht me “molotov” , për të zhurmuar për dyert e mbyllura të institucioneve, dhe burgun që Edi Rama po i ndërton përditë njerëzve të thjeshtë, e qe po i vret përditë”, shprehet Voltana Ademi.

Skip to toolbar