Kush do ta drejtojë Shkodrën? Sot, testi i PD-PS

AKTUALITET


Ditën e hënë (sot) pritet të konstituohet Këshilli i ri Bashkiak i Shkodrës, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Këshilli do të mblidhet pas thirrjes së bërë nga prefekti i Shkodrës, ndërsa dega e Partisë Demokratike në këtë qytet e ka cilësuar të jashtëligjshme këtë mbledhje, për shkak se nuk njeh zgjedhjet e 30 qershorit dhe ka paralajmëruar zhvillimin e një protestë paqësore.

Që të dyja partitë kryesore në vend janë këtë të hënë në test. PS do të tregojë se çfarë zgjidhje do të ofrojë për Shkodrën pas dorëheqjes së kryebashkiakut Valdrin Pjetri, ndërsa PD do të tregojë nëse do të bëjë rezistencë të dhunshme, apo pushteti do të kalojë në mënyrë paqësore.


Në ligj parashikohet që në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak këshilltarët të marrin mandatin e tyre pas zgjedhjeve dhe më pas të konstatohet përfundimi i mandatit të ish-kryetares së bashkisë, Voltana Ademi si dhe të pranohet dorëheqja e Valdrin Pjetrit. Më tej pritet që Këshilli i ri Bashkiak të zgjedhë një nga nënkryetarët bashkisë i cili do të drejtojë Shkodrën deri në zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme, për të cilat pritet vendimi i KQZ-së.




Skip to toolbar