Të dehur në timon, Policia arreston 18 shoferë. Pezullohen 174 patenta

Policia e Tiranës bëri arrestimin e 18 shoferëve pasi kanë kryer kundravajtje të Kodit Rrugor. Me anë të një njoftimi publik, Policia e Shtetit tregon se patrulla e qarkullimit rrugor po kryen kontrolle në disa zona, të cilat njihen si “pika të nxehta” për aksidentet rrugore.

Kështu, gjatë fundjavës, gjatë kontrolleve të policisë u vunë në pranga 18 drejtues mjetesh. 13 prej këtyre udhëtonin duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, 4 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 1 person ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu, janë pezulluar 174 leje drejtimi, nga të cilat 49 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 84 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 41 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor. Janë proceduar administrativisht 175 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse. Janë proceduar administrativisht 2 089 mjete për pushim dhe qëndrim të gabuar.

Alkool dhe gara në rrugë, 18 patenta të pezulluara, një në pranga

Prej dy ditësh Policia Rrugore e Tiranës po vijon kontrollet në unazën e madhe të kryeqytetit, me qëllim parandalimin e aksidenteve me pasoja të rënda. Sipas një komunikate të policisë, mësohet se të enjten në mbrëmje, në vetëm tre orë kontrolle, janë pezulluar 18 leje drejtimi.

Nga këto, 11 patenta u janë hequr drejtuesve të mjeteve që udhëtonin me shpejtësi nga 135 deri në 150 km/h, ndërsa 7 leje drejtimi u janë  hequr shoferëve që udhëtonin të dehur në timon.

Policia thotë se arrestoi një drejtues mjeti që udhëtonte në gjendje të dehur, ndërsa janë konstatuar gjithsej 78 shoferë në tre orë, të cilët kishin përdorur alkol dhe drejtonin mjetin. Pasojat e përdorimit të alkolit dhe shpejtësisë  janë të rënda.

Veç rrezikut potencial për tu përfshirë në aksidente rrugore me pasoja fatale për jetën, këta drejtues mjetesh do të duhet që për disa muaj të mos drejtojnë automjetet, në një kohë që mjeti mund të jetë domosdoshmëri për ta.

Në pak ditë në rrugët e Tiranës ndodhën disa aksidente rrugore me pasoja të rënda, ku të paktën tre të rinj të moshës 17 dhe 18 vjeç humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën.

Transportonin gurë nga Tomorri, shoqërohen 12 shoferë në polici

Policia e Poliçanit ka shoqëruar në komisariat 12 shoferë kamionësh. Ata kanë qenë duke transportuar ngarkesa guri, në momentin që janë ndaluar dhe më pas shoqëruar në komisariat nga policia.

Ndalimi i tyre është bërë në fshatin Novaj, raporton News 24. Shoferët janë ndaluar rreth mesditës të së dielës.

Ndërkohë, në të gjitha rrugët hyrëse të Malit të Tomorrit janë ngritur patrulla policie, për të mos lejuar veprimtarinë e nxjerrjes të gurëve dekorativ.

Prej disa muajsh, është ndaluar shfrytëzimi i guroreve në Malin e Tomorrit, pasi qeveria i ka futur në zonën e mbrojtur duke zgjeruar hartën e Parkut Kombëtar të Tomorrit.

Megjithatë, VKM-ja është rrëzuar nga një vendim i Gjykatës Administrative, e cila u dha mundësinë shfrytëzuesve të guroreve për të rinisur aktivitetin.

Pavarësisht këtij vendimi, policia nuk ka lejuar shfrytëzimin e guroreve duke mbyllur rrugët hyrëse në Malin e Tomorrit.

Skip to toolbar