Të dehur në timon, Policia arreston 18 shoferë. Pezullohen 174 patenta

AKTUALITET


Policia e Tiranës bëri arrestimin e 18 shoferëve pasi kanë kryer kundravajtje të Kodit Rrugor. Me anë të një njoftimi publik, Policia e Shtetit tregon se patrulla e qarkullimit rrugor po kryen kontrolle në disa zona, të cilat njihen si “pika të nxehta” për aksidentet rrugore.

Kështu, gjatë fundjavës, gjatë kontrolleve të policisë u vunë në pranga 18 drejtues mjetesh. 13 prej këtyre udhëtonin duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, 4 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 1 person ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.


Gjithashtu, janë pezulluar 174 leje drejtimi, nga të cilat 49 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 84 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 41 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor. Janë proceduar administrativisht 175 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse. Janë proceduar administrativisht 2 089 mjete për pushim dhe qëndrim të gabuar.




Skip to toolbar