Ngjela: Shqiptarët po presin shpëtimin historik nga SPAK

Nga Spartak Ngjela

Shqiptarët, me SPAK-un që sapo filloi punën, po presin shpëtimin e tyre historik. Ata janë të varfër, të poshtëruar nga pushtetarët e korruptuar, pa të drejtë vote, të rrezikuar dhe nën presionin permanent për të lënë atdheun e tyre.

l.

I gjithë opinioni publik progesiv në Shqipëri po pret nga SPAK-u goditjen frontale kundër qendrës së korrupsionit shqiptar: Berisha, Meta, Rama, Basha, dhe taborët e tyre. Në fakt, kjo është “kështjella” e korrupsionit shqiptar.

Politika amerikane është zotuar botërisht për këtë purgo që i duhet bërë korrupsionit shqiptar. Por, kjo mbrojtje amerikane erdhi në pikën më kritike, atëherë kur Shqipëria po hynte në segmentin e saj fatal: në shpërbërjen e saj që po i vinte nga korrupsioni.

Duhet të kujtohemi për historinë: korrupsioni shtetëror ka shkatërruar edhe perandoritë e mëdha.

ll.

Korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri u krijua mes vitesh. Kudo ku nuk ka pushtet gjyqësor të pavarur që jep dhe mbron drejtësinë, krijohet korrupsioni politik në funksion të pushtetit dhe të pasurisë individuale. Shkatërrimi i drejtësisë që u bë në vitet 1992-1996, duke ia dhënë atë në dorë politikës, ashtu si edhe në periudhën komuniste, në njëzet vjet, degradoi shtetin dhe shoqërinë shqiptare.

Korrupsioni i lartë shtetëror vetëm vidhte dhe shkatërronte prosperitetin shqiptar. Liderët kryesorë, në kwta tridhjetë vjet, kanë punuar me mgulm kundër Shqipërisë. Sidomos, këta individë pa vlerë, u egërsuan më shumë pas pavarësisë së Kosovës. Atëherë ata panë interesin amerikan, por nuk e menduan dot reformën në drejtësi që do të vinte në Tiranë.

lll.

Në vitin 2016, kur Amerika filloi në Tiranë reformën në drejtësi, Shqipëria ishte drejt falimentit të saj. Gjithçka ishte shkatërruar me kast, dhe, madje edhe me urdhër, me anë të korrupsionit të lartë shtetëror.

Por, na duhet theksojmë se kjo ndihmë amerikane i ka ardhur Shqipërisë me ngulm që nga viti 2016, dhe jo rastësisht.

Shtetet e Bashkuara e kanë shpëtuar ekzistencën e Shqipërisë që në vitin 1919, me presidentin Willson, pastaj vijuan në çdo krizë. Edhe në krizën me Moskën e kanë ndihmuar – me presidentin Kennedy në Vjenë, kur ky i tha Hrushovit: “Shqipëria nuk preket”. Por, edhe nga rreziku i vitit 1997, amerikanët e kanë shpëtuar Shqipërinë; po kështu ata, edhe me presidentin Klinton, në vitin 1999, i shpëtuan shqiptarët nga rreziku serb i Milosheviçit, dhe i dhanë Kosovës pavarësinë.

Ky procesi i këtyre viteve të fundit, për likuidimin e rrezikut kombëtar nga korrupsioni i lartë shtetëror, është rasti i radhës që Shtetet e Bashkuara po shpëtojnë Shqipërinë dhe shqiptarët.

lV.

Në fakt, e gjithë fatkeqësia e shqiptarëve, në dyqind vjet histori, kanë qenë krerët e korruptuar që kanë shitur interesin kombëtar në Beograd, në Athinë, në Moskë, e kudo ku janë paguar. Shqipëria dihet tani se ajo mbeti si shtet nga rasti dhe nga forca politike e Austro-Hungarisë. Por jetoi nën një rrezik permanent.

Janë dy shtete, Greqia dhe Serbia, që, po të rivendoset drejtësia historike e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor, nuk do të mund të ekzistonin dot më si shtete.

Është agresioni grek, serb dhe rus, që ka dashur të mbysë frymën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, dhe, bashkë me ta, hera-herës ka dalë në pah edhe politika franceze.

Por, na duhet të vëmë në dukje se, drejtësia historike e shqiptarëve si etni në Ballkanin Perëndimor, kurrë nuk mund të vendoset, nëse më parë nuk do të vendoset drejtësia në Shqipëri, madje edhe në Kosovë.

V.

Tani kuptohet, sidomos pas pavarësisë së Kosovës, se shqipëtarët po shkojnë drejt bashkimit të tyre në territorin e vet etnik.

Brenda këtij procesi për bashkim, hyn edhe purgoja që do të eliminojë korrupsionin e lartë shtetëror në Shqipëri, në të dy krahet e politikës. Pikërisht kjo purgo ligjore, është vendosja e drejtësisë në Shqipëri.

Nëse nuk do të bëhej ky pastrim i pushtetarëve të korruptuar, bashkimi kombëtar dhe zhvillimi ekonomik i Shqipërisë, do të mbetej ende si një pamundësi, dhe drejtësia nuk do të vendosej në këtë kohë historike.

Kjo, një herë do të ndodhte, por politika amerikane po i ndihmon shqiptarët që kjo të ndodhë tani. Dhe do të ndodhë, sepse SPAK-u tashmë është fakt historik.

Solidariteti për tërmeti, shqiptarët në Australi mbledhin 255 mijë dollarë

Solidariteti për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti është shtrirë deri në Australinë e largët. Sipas sajtit Albinfo.ch, komuniteti shqiptar që jeton në Australi grumbulloi 255 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Këto para pritet të dërgohen në Shqipëri dhe të shërbejnë për rindërtimin e banesave të reja.

“Shqiptarët në Australi vazhdojnë të nxjerrin në pah frymën e jashtëzakonshme të solidaritetit, për dy javë shoqatat e shumta, të cilat veprojnë në Australi, mblodhën mbi 255 mijë dollarë për viktimat e tërmetit, transmeton albinfo.ch”.

“Komuniteti shqiptar në Australi është ndër komunitetet e angazhuara të Diasporës për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e situatës pas tërmetit. Për dy javë shoqatat e shumta atdhetare, të cilat veprojnë në Australi, kanë mbledhur mbi 255 mijë dollarë për viktimat e tërmetit, ndërkohë që vazhdojnë fushatën e tyre për grumbullimin e ndihmave të tjera”.

“Komuniteti shqiptar në Australi vazhdon të ruajë vlerat e kombit. Dëshmi për këtë është Festivali Shqiptar në Melburn, i cili për afro tri dekada ruan kulturën, gjuhën dhe traditën e stërgjysheve”, shkruhet nga sajti Albinfo.ch, që i dedikon një hapësirë të madhe veprimtarisë së diasporës shqiptare në botë.

Mobiljet, më pas arsimi. Shqiptarët surprizojnë me shpenzimet

Shqiptarët shpenzojnë më shumë për mobiljet, dhe më pak për arsimin. Instituti i Statistikave, publikoi të mërkurën të dhënat e anketës për ekonomitë e familjeve shqiptare. Nga studimi, rezulton se gjatë vitit 2018, shpenzimet e familjeve shqiptare për arsimin, janë ulur me 19.8%, krahasuar me vitin 2017. Ndërsa rritja më e madhe është regjistruar në grupin e mobilimit, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje të zakonshme të banesës, ku rritja e shpenzimeve ka qenë me 25.8%.

Një tjetër zë i lartë shpenzimesh në familjet shqiptare, është komunikimi. Sipas INSTAT, familjet shqiptare kanë shpenzuar 11.2% më shumë për shërbimet telefonike, krahasuar me vitin 2017.  Shqiptarët shpenzojnë 44.0% të buxhetit të tyre familjarë, për ushqime dhe pije joalkolike, me një vlerë mesatare mujore 33.436 lekë.

Nëngrupet që zënë peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim janë “mish dhe nënprodukte”, me 18,5 %, “qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë” me 16,3 %, “bukë dhe drithëra” me 14,9 % ndjekur nga “perimet” me 13,8 % dhe “frutat” 8,5 %.  Grupi i shpenzimeve për banesën, me shpenzimet për energji elektrike, ujë, lëndë djegëse, qira të paguar dhe riparime të vogla, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 7.988 lekë, përbën 10,5 % të totalit të buxhetit familjar. Ndërkohë, nga anketa e INSTAT, rezulton se shqiptarët shenzojnë shumë pak për produkte të kujdesit personal.

Në vitin 2018, qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta mujore për konsum. Një familje në qarkun e Tiranës shpenzon për konsum mesatarisht 88.691 lekë në muaj. Qarqet që paraqesin shpenzimet mesatare më të larta për konsum, pas qarkut të Tiranës, janë Durrësi me 75.744 lekë dhe Korça, me 74.319 lekë në muaj. Qarqet me nivel më të ulët të shpenzimeve mesatare mujore për konsum janë qarku Dibër me 58.461 dhe Elbasan, me 63.847 lekë në muaj.

Shqipëria thyen rekord në Europë, vendi me besimin më të lartë në BE

Shqiptarët janë populli që ka besimin me të lartë në BE dhe institucionet e saj. Sipas një sondazhi të Eurostat, 80 % e popullsisë shqiptare kishte besimin më të madh në BE, shifra më e lartë e arritur në krahasim me vendet e tjera të Europës. Shqipëria kishte besimin më të lartë në BE edhe në krahasim me vendet e tjera të Rajonit, teksa Serbia dhe Turqia paraqiten me besimin më të ulët.

Pas Shqipërisë, renditej Suedia, Belgjika, Finlanda, Holanda, Danimarka etj, ndërsa vendet me besimin të ulët ishin Britania e Madhe, Greqia, Spanja, Çekia, Sllovenia, Franca etj.

Ky besim i lartë i shqiptarëve te BE reflektohet edhe në përdorimin e lartë të euros si monedhë për transaksione. Kjo vërteton se shqiptarët e duan integrimin evropian dhe janë pro europianë.

Mali i Zi radikalizohet ndaj shqiptarëve, padi për përdorimin e flamurit

Ministria e Kulturës e Malit të Zi do të dorëzojë padi kundër organizatorit të festivalit tradicional popullor “Logu i Tërgajës” në Cem të Malësisë, gjatë të cilit është shfaqur flamuri kombëtar shqiptar, pa flamurin kombëtar të Malit të Zi, njoftohet nga ky institucion.

“Meqë në tubimin e përmendur u shfaq flamuri i shtetit fqinj pa flamur kombëtar të Malit të Zi, lidhur me rastin në fjalë do të dorëzojmë padinë penale para organeve kompetente kundër organizatorit. Theksojmë se manifestimet e kulturës nuk mund të guxojnë të jenë paravan për çfarëdo lloj nacionalizimi, as për shkeljen e normave të cilat janë të përcaktuara qartë me dispozitat pozitive ligjore të Malit të Zi”, thuhet në kumtesë.

Më tej thuhet se harmonia ndëretnike dhe ndërfetare është një nga pasuritë themelore të shoqërisë malazeze. “Duke respektuar të drejtat e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, të cilët kultivojnë identitetin kulturor dhe kombëtar, me këtë rast edhe një herë theksojmë nevojën e respektimit të dispozitave ekzistuese ligjore, në mënyrë që të shmangen reagimet e ngjashme në të ardhmen. Sepse, ligjet e Malit të Zi duhet të jenë të njëjtë për të gjithë”, përfundon kumtesa e Ministrisë së Kulturës.

Ndaj paralajmërimit të Ministrisë së Kulturës ka reaguar nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu dhe koalicioni që mbanë pushtetin në Komunën e Tuzit, Forumi Shqiptar. “Jam i befasuar në mënyrë të pakëndshme. Ministria e Kulturës dhe punonjësit e saj absolutisht duhet ta dinë që ne, si popull shqiptar autokton në Mal të Zi, e kemi simbolin tonë kombëtar që sipas Kushtetutës kemi të drejtën e përdorimit të lirë, dhe gjithçka tjetër, për mendimin tim, është inicim i grindjeve me popullin tonë”, thuhet në reagimin e Nimanbegut.

Nimanbegu ka shtuar se për këtë padi të paralajmëruar do të bisedojë me përfaqësuesit e partive tjera shqiptare dhe do “të shohim mënyrën përshtatshme për kundëreagim”. Në këtë kuadër reagoi edhe Forumi Shqiptar, i cili padinë e cilësoi si njollosje për vetë ministrisë së kulturës dhe qeverinë së Malit të Zi. “Për shqiptarët, padia juaj nuk do të thotë asgjë, por ju vetëm e keni njollos veten”, thuhet në kumtesën e Forumit Shqiptar.

Duke iu drejtuar Ministrit të Kulturës, Forumi Shqiptar vë në dukje se “është e nevojshme që në nivel të të gjitha subjekteve politike nacionale të shqyrtohet pjesëmarrja e mëtutjeshme në qeveri në krye të së cilës qëndron një ministër që ka një qëndrim të këtillë ndaj veprimtarive kulturore shqiptare”.

Kjo aleancë politike thotë se Ministria e Kulturës “duhet ta di se shfaqja e flamurit në tubimin e përmendur nuk është vetëm flamuri i Republikës së Shqipërisë, por është simboli kombëtar i të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë, flamuri të cilin ua ka lënë amanet heroi më i madh kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu”.

Ligji mbi simbolet kombëtare në Mal të Zi parasheh gjobë për përdorimin e çdo flamuri kombëtar pa flamurin e shtetit të Malit të Zi. Kohëve të fundit është shënuar rasti i një qytetari në Ulqin, i cili u dënua për shkak se në makinën e tij kishte dy flamuj të vegjël shqiptarë, ndërsa në Malësi një qytetar tjetër kishte vendosur flamurin shqiptar në shtëpinë e tij private. Propozimin për ndryshimin e këtij Ligji e kanë dorëzuar përfaqësuesit shqiptarë në parlamentin malazez, por në votimin e deputetëve ky propozim nuk mori shumicën e votave në parlament./VOA/

Greqi, shkatërrohet grupi shqiptaro-grek për trafikimin e drogës

Policia greke ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë dhe dy grek, të cilët akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Arrestimet janë kryer në dy makina të ndryshme, që bashkëpunonin mes tyre, njëra shpërndante drogën, ndërsa tjera jepte sinjalizimin për kontrolle të mundshme të policisë.

Në një makinë, ku udhëtonin një shqiptar i moshës 35 vjeç dhe një grek i moshës 25 vjeç,  janë sekuestruar 8 kilogramë kanabis. Droga ishte e ndarë në 8 pako dhe e futur në një çantë që ndodhej në bagazhin e makinës.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka ndaluar edhe një makinë tjetër, ku ndodheshin gjithashtu një grek i moshës 19 vjeç dhe një shqiptar i moshës 36 vjeç, të cilët kishte rolin e sinjalizuesit për kontrolle të mundshme gjatë rrugës.

Mbi 84 kg drogë dhe me mijëra euro me vete, arrestohet 5 shqiptarë në Athinë

Gjashtë persona, mes tyre 5 shqiptarë, janë arrestuar nga policia greke në Athinë nën akuzën e trafikimit të drogës.

Shqiptarët e moshave nga 27-44 vjeç dhe shtetasi grek, 37 vjeç, janë ndaluar në me një sasi prej 84 kg e 411 gram majiuanë.  Gjatë kontrollit policia ka sekuestruar edhe 6245 euro, 400 lek shqiptare, 1 automjet, 1 motor, 1 peshore si dhe 6 celularë. Sipas policisë ky grup kriminal ka arritur të fitojë nga trafikimi i drogës rreth 180.000 euro

Qeveria i mbështet financiarisht, shqiptarët në Mal të Zi: Vendimi historik

Shqipëria ka kthyer vëmendjen nga shqiptarët që jetojnë në trevat jashtë territorit tonë. Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të mbështetur financiarisht Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, me seli qendrore në Ulqin dhe dy zyrat e tij koordinuese në Malësi/Tuz dhe Plavë.  “Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve luan një rol substancial në përfaqësimin e përgjithshëm dhe fuqizimin e rolit të veçantë të shqiptarëve në Mal të Zi. Ai adreson një gamë të gjerë çështjesh duke filluar nga arsimi, përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet publike, sfidat socio-ekonomike e deri tek ruajtja e trashëgimisë kulturore e historike të shqiptarëve në Mal të Zi. Vendimi i Qeverisë së Shqipërisë për mbështetje financare të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi nuk është një veprim i izoluar dhe individual. Ky veprim shënon vetëm fillimin e programit të Qeverisë për të marrë përsipër financimin periodik dhe mbështetjen sistematike të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi”, shkruante Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj në një postim në rrjetet sociale.

Ndërkohë, pas këtij vendimi, ka ardhur dhe një reagim, ku shprehet falënderimi ndaj Qeverisë së Shqipërisë, nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve të Malit të Zi. “Këtë e konsiderojmë si vendim historik i cili duhet përshëndetur, pasi është rasti i parë që Qeveria e Republikës Shqiperisë jep mbështetje financiare për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi. Pa dyshim, ky është një vendim i mirëpritur nga ne dhe vjen si rezultat i bashkëpunimit intensiv ndërmjet Keshillit Kombëtar, Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Podgoricë dhe Qeverisë Shqiptare”, shkruhet në deklaratën e Këshillit Shqiptar në Mal të Zi.

Më tej, në deklaratë jepen dhe sqarime se për çfarë do të përdoren këto para, që do të jepen nga Qeveria shqiptare. “Këto mjete do të dedikohen për fuqizimin e aktiviteteve të Këshillit Kombëtar, vënien në funksion të zyrave koordinuese në Malësi dhe Plavë, me qellim të jemi sa më pranë qytetarëveshqiptarë në Mal të Zi, një mundësi më shumë, për të raportuar për shqetësimet e tyre në rastet e shkeljeve të të drejtave kombëtare, për nisma dhe iniciativa kërkimore për situatën aktuale të respektimit të të drejtave, në përputhje me konventat ndërkombëtare dhe ligjet në fuqi, për çështje të tilla si: arsimi në gjuhën shqipe në Mal të Zi, e drejta e përfaqësimit dhe punësimit proporcional të shqiptarëve në institucionet publike, e drejta e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, përdorimi i lirë i simboleve tona kombëtare, media dhe informimi në gjuhën shqipe, situata socio-ekonomike e shqiptarëve dhe investimet në infrastukturë etj”, citohet nga deklarata.

Më herët, Qeveria Shqiptare ka marrë dhe dy vendime të tjera të rëndësishme për shqiptarët në Mal të Zi; – Vendimi për heqjen e nevojës për t’u pajisur me leje pune për shqiptarët nga Mali i Zi që punojnë dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Shqipëri dhe Vendimi për hapjen e Konsullatës së Republikës së Shqipërisë në qytetin e Ulqinit.

Shkatërrohet banda drogës dhe prostitucionit, arrestohen 8 shqiptarë

8 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane në Milano, pasi akuzohen për trafikim droge dhe shfrytëzim të prostitucionit.

Arrestimet u kryen pas një hetimi 2 vjeçar të grupit që kishte nisur që në 2017. Kjo shoqatë kriminale trafikonte sasi të mëdha droge, ku transportoheshin 15 deri 20 kg kokainë për çdo rrugë që kryenin, ndërsa shfrytëzonin 6-7 vajza si prostituta duke përfituar 3000 deri 4000 euro në natë.

Grupi kriminal e shpërndante drogën thuajse mbarë Lombardinë, ndërsa për prostitucion shfrytëzonte sheshet e Monzës në Milano.

Policia ka sekuestruar pasuri të paligjshme si një apartament, dy llogari rrjedhëse dhe dy makina në pronësi të të dyshuarve. Shqiptarët, me origjinë nga Lezha, Kishin një bashkëpunim të vazhdueshëm të veprimeve kriminale, ndërsa lidhjet e tyre ishin kryesisht familjare.

Lajm i mirë për shqiptarët në Angli, si të përfitoni lejen e qëndrimi

Një lajm i mirë vjen nga Britania e Madhe, ku është hapur gara për zgjedhjen e kryeministrit të ri, pas dorëheqjes së Tereza May.

Kandidati për kryeministër, Boris Johnson, ka tërhequr vëmendje të gjerë mediatike me deklaratën e tij për emigrantët, përfshirë edhe shqiptarët. Duke folur për “Daily Mail”, Johnson ka deklaruar se emigrantët iu përkasin komuniteteve të ndryshme dhe pretendojnë të zhvillojnë jetën e tyre në Angli.

“Tani unë mendoj se historia e komuniteteve që vinë në Londër dhe jetojnë këtu është e jashtëzakonshme. Kemi parë valë migratore dhe ngadalë ata kanë ndryshuar janë përshtatur dhe ata na kanë ndihmuar për diversitetin e kulturës tonë. Kjo është ajo që unë dua për vendin tonë”, ka deklaruar Johnson.

Më tej, ai ka thënë se duhej shqyrtuar mundësia e një amnistie për ata qindra mijëra emigrantë ilegalë, të cilët ndodhen në Angli për më shumë se 15 vjet. Por, Johnson ka edhe një kusht tjetër: Ju duhet të flisni shumë mirë anglisht.

“Dëshiroj që të gjithë ata që vijnë në Britaninë e Madhe të ndjehen britanikë. Kjo është me shumë rëndësi por duhet të mësojnë anglisht. Shpesh shikojmë zona të tëra përfshi pjesë të Londrës dhe në qytete të tjera ku nuk po flitet anglisht si gjuhë e parë nga disa njerëz. Kjo me patjetër duhet të ndryshojë”, ka thënë ai.

Pra, nëse keni më shumë se 15 vite që jetoni në Angli dhe e flisni shumë mirë gjuhën e atij vendi, me amnistinë e re që pritet të ndryshojë nëse Jonson bëhet kryeministër, mund të përfitoni leje qëndrimi.

Skip to toolbar