Berluskoni rikthehet si eurodeputet në Parlamentin Europian

Forza Italia fiton me 10 për qind në zgjedhjet për parlamentin europian dhe ish kryeministri historik i Italisë, Silvio Berluskoni rikthihet si eurodeputet në Bruksel.

Pesë vjet pas dëbimit të tij nga Parlamenti italian, në nëntor 2013, Silvio Berlusconi kthehet në Parlament Europian.

“Ne jemi ende të domosdoshëm. Pa Forza Italia qendra e djathtë humbet . Ne jemi e vetmja forcë e moderuar në një koalicion fitues . Jemi banka e vetme kundër populizmit anti-evropian. Më shumë se kjo nuk mund të bëhej, dhashë më të mirën”, ishin këto fjalitë e para të Silvio Berlusconit, tashmë 82 vjeç.

Më 1 gusht 2013, Berlusconi u dënua me katër vjet burg për mashtrim tatimor  në procesin e shitjes së të drejtave televizive Mediaset dhe u dëbua nga parlamenti italian.

Skip to toolbar