Pas sulmeve terroriste ditën e Pashkëve, ku humbën jetën mbi 250 persona dhe mbetën të plagosur mbi 500 të tjerë duket se qeveria e Sri Lankas ka marrë një vendim të rëndësishëm. Ajo ka ndaluar të gjithë personat të mbulojnë fytyrën si masë mbrojtje publike pas sulmeve të ndodhura.
“Çdo fytyrë që mbulohet pengon identifikimin e individëve duke kërcënuar sigurinë kombëtare” tha Presidenti i vendit. Ligji hyri në fuqi ditën e sotme dhe do të zbatohet për çdo gjë që mbulon fytyrën, që mund të përfshijë burka, shami, niqabë, helmeta ose maska.
“Të gjitha llojet e mjeteve që mbulojnë fytyrën, pengojnë identifikimin e individëve duke kërcënuar sigurinë kombëtare, do të ndalohen që nga 29 prill 2019 sipas Rregulloreve të Emergjencës. Urdhri specifikon se kriteri bazë për identifikim është aftësia për të parë fytyrën e një individi në mënyrë të qartë”. – thuhet në deklaratën e presidentit të Sri Lankas.