Sri Lanka ndalon mbulimin e fytyrës

Pas sulmeve terroriste ditën e Pashkëve, ku humbën jetën mbi 250 persona dhe mbetën të plagosur mbi 500 të tjerë duket se qeveria e Sri Lankas ka marrë një vendim të rëndësishëm. Ajo ka ndaluar të gjithë personat të mbulojnë fytyrën si masë mbrojtje publike pas sulmeve të ndodhura.

“Çdo fytyrë që mbulohet pengon identifikimin e individëve duke kërcënuar sigurinë kombëtare” tha Presidenti i vendit. Ligji hyri në fuqi ditën e sotme dhe do të zbatohet për çdo gjë që mbulon fytyrën, që mund të përfshijë burka, shami, niqabë, helmeta ose maska.

“Të gjitha llojet e mjeteve që mbulojnë fytyrën, pengojnë identifikimin e individëve duke kërcënuar sigurinë kombëtare, do të ndalohen që nga 29 prill 2019 sipas Rregulloreve të Emergjencës. Urdhri specifikon se kriteri bazë për identifikim është aftësia për të parë fytyrën e një individi në mënyrë të qartë”. – thuhet në deklaratën e presidentit të Sri Lankas.

15 të vdekur në Sri Lanka, policia përplaset me militantët islamikë

15 persona të vdekur u gjetën në Sri Lanka pas një përplasje me armë mes policisë dhe disa militantëve islamikë në lindje të vendi.

BBC shkruan se përleshjet ndodhën në Sainthamaruthu, në jug të qytetit bregdetar të Batticaloa, afër qytetit ku ndodhen sulmet kamikaze të së dielës së kaluar.

Ndërsa Kisha Katolike ka njoftuar se ka anuluar të gjitha meshat e së dielës. Vendimi ka ardhur pas sulmeve terroriste të ndodhura të dielën e kaluar ku mbetën të vdekur mbi 250 vetë.

Sulmet në Sri Lanka, ja momenti kur terroristi futet në kishë

E diela e Pashkëve më 21 prill u përgjak në Sri Lanka nga një sërë sulmesh të koordinuara terroriste.

Në shënjestër të këtyre sulmeve ishin të krishterët që po kryenin shërbimet e tyre në kishë ditën e Pashkëve, por edhe hotelet luksoze ku pushoni me qindra turistë të huaj.

Nga sulmet kanë mbetur të vdekur të pakën 320 persona dhe mbi 500 të plagosur, ndërsa Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmet. ISIS tha se bombarduesit synonin qytetarët e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe iu referuan Pashkëve si një “festë pa fe”.

Gjithashtu “The Guardian” publikoi një video ku një burrë me një çantë të madhe shpine është futur lirshëm në njërën nga kishat e sulmuara. Në video shfaqet terroristi pak para shpërthimit dhe shkaktimit të tragjedisë.

3 fëmijët e manjatit të ASOS, viktima të sulmeve në Sri Lanka

Pjesë e viktimave të sulmeve terroriste në Sri Lanka për festën e Pashkëve, kanë qenë edhe 3 fëmijët e manjatit të ASOS, Anders Holch Povlsen.

Zëdhënësi i familjes së miliarderit ka konfirmuar lajmin për mediat. “Ne mund të konfirmojmë se Anders humbi tre fëmijë në sulm. Nuk mund të jap detaje të tjera pasi duhet të respektoj privatësinë e familjes”.

Sulmet me bomba në Sri Lanka kanë lënë të vdekur të paktën 290 njerëz dhe me qindra të plagosur. Sulmet vetëvrasëse goditën tre kisha të krishtera dhe katër hotele luksoze në tetë shpërthime në qytetet e Colombo, Negombo dhe Batticaloa të dielën në mëngjes.

Ndërsa shumica dërrmuese e të vdekurve ishin nga Sri Lanka, kishte edhe viktima nga e gjithë bota si Shtetet e Bashkuara, Kina, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Turqia.

Sulmi terrorist në Sri Lanka, shkon në 290 numri i viktimave

290 viktima është bilanci tragjik i sulmit terrorist në ditën e Pashkëve, në Sri Lanka, ndërkohë që rreth 500 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mediet ndërkombëtare shkruajnë se të paktën 24 persona janë arrestuar për sulmin, por ende nuk dihet se kush fshihet pas tyre.

Sulmet përfshinë disa hotele dhe kisha mëngjesin e Pashkëve në datë 21 Prill, ndërkohë që raportohet se viktimat nuk ishin vetëm vendas por nga shtete të ndryshme të botës.

Presidenti i vendit i ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të mbështeten tek autoritetet, ndërkohë që në vend është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për 12 orë.

Skip to toolbar