Erdogan pranon humbjen: Uroj që rezultatet të jenë në të mirë të Stambollit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka uruar kandidatin e Partisë Republikane Popullore (CHP) në zgjedhjet për krybashkiak, Ekrem İmamoğlu, i cili sipas rezultateve jozyrtare ka fituar zgjedhjet lokale të përsëritura në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

“Shpresoj që rezultatet e zgjedhjeve të përsëritura për kryebashkiak të Stambollit të jenë në të mirë të Stambollit”, ka shkruar Erdoğan në rrjetin social Tëitter.

“Si më parë, edhe në të ardhmen nuk do të heqim dorë nga demokracia, sundimi i të drejtës, si dhe nga paqja, mirëqenia dhe stabiliteti i vendit tonë, ndërsa në kuadër të parimeve të Aleancës Popullore, së bashku ne do të hapërojmë drejt qëllimeve tona në vitin 2023”, deklaroi Erdoğan.

Sipas rezultateve jozyrtare, nga 99,37 për qind e kutive të hapura, İmamoğlu i CHP-së kryeson me 54,03 për qind të votave, ndërsa kandidati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Binali Yıldırım, ka grumbulluar 45,04 për qind.

İmamoğlu dhe Yıldırım garuan në zgjedhjet lokale të përsëritura për të drejtuar qytetin më të populluar turk, pasi votimi i mëparshëm i 31 marsit u anulua nga Këshilli i Lartë Zgjedhor muajin e kaluar. /Anadolu Agency/

Stambollin e fitojnë rivalët e AK Parti, a paralajmërohet fundi i Erdogan?

Stambolli do të ndryshojë drejtim. Në bashkinë më të madhe në Turqi, Stamboll, u mbajtën të dielën e 23 qershorit zgjedhjet lokale për raundin e dytë, ku pas numërimit të 98.16% të votave, rezultati flet në favor të kandidatit Ekrem Imamoglu, me rreth 54% të votave.

Ky i fundit është kandidat i Aleancës Kombëtare të formuar nga Partia Popullore Republikane (CHP) dhe Partia IYI, kundërshtar të AK Partisë së Presidentit Erdogan. Kandidati i këtij të fundit, Binali Ylidirim, ka fituar rreth 45.16% të votave, raporton media turke, TRT.

Pas ankesave të paraqitura nga AK Partia në lidhje me zgjedhjet e mbajtura më 31 mars, Këshilli i Lartë Zgjedhor vendosi më 6 maj që “të përsëriten zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Metropolitane të Stambollit dhe të anulohet mandati i kandidatit të CHP-së, Ekrem Imamoglu”. Në bazë të këtij vendimi, qytetarët e Stambollit iu drejtuan sërish kutive të votimit më datë 23 qershor.

Kjo është një goditje e madhe për partinë e Erdogan, pasi humbja e një bashkie si Stambolli, ku me zgjedhjet e kësaj të diele konfirmohet rezultati i zgjedhjeve të 31 marsit, tregon se rënia e popullaritetit të AK Partisë dhe liderit të saj kryesr është në rënie.

A mos vallë, pas një sundimi të gjatë në Turqi, edhe Erdogan po i vjen fundi? Kjo s`mund të thuhet ende, pasi do të jenë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare ato që do të përcaktonin këtë, por e qartë është se humbja e drejtimit të Stambollit, është një shenjë që të bën të kuptosh se dhe në Turqi po lind një erë e re ndryshimesh politike.

Humbjen në zgjedhje e ka pranuar edhe kandidati i partisë në pushtet, i cili i ka shprehur urimet e tij për fitoren kundërshtarit.

Krahas dy kandidatëve kryesorë – Yildirim dhe Imamoglu, në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Stambollit garuan gjithashtu kandidati i Partisë Lumturia (SP), Necdet Gokçinar dhe kandidati i Partisë Vatan (VP), Mustafa Ilker Yucel.

Skip to toolbar