Atentati në Vlorë, autori qëlloi me 15 plumba. Shoqërohen 10 persona

Nikollaq Çepaj, 36-vjeç, u qëllua me 15 plumba, ku 5 prej të cilëve e kanë prekur në trup. Kjo vërtetohet nga gëzhojat e gjetura në skenën e ngjarjes nga ekspertiza. 36-vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi një plumb e ka kapur në pjesën e kokës dhe ndodhet në gjendje kritike.

Atentati ndaj tij ndodhi pasditen e së shtunës në lagjen “Bashkimi” të Vlorës, në një lokal ku ndodhej bashku me kunatin e tij Ronald Çepaj, 27 vjeç. Nga sulmi me armë mbeti i plagosur edhe Rolandi, i cili mori dy plumba në të njëjtën këmbë dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën në spitalin e Vlorës.

Nikollaq Çepaj sapo kishte dalë nga burgu dhe mendohet se sulmi ndaj tij të jetë për hakmarrje. Policia ka shoqëruar 10 persona në lidhje me ngjarjen, shumica dëshmitarë gjatë sulmit në lokal.

Çepaj ndodhej i lirë prej 3 ditësh, pas lirimit nga burgu, ku ishte dënuar në qershor të 2018 për plagosjen me armë zjarri të shtetasit Eraldo Lazaj, brenda një lokali, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë.

Autorit i sulmit ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar e më pas është larguar. E gjitha ngjarja ka ndodhur në rreth  30 sekonda dhe sipas dëshmitarëve autori ishte i pamaskuar, me mjekër dhe kapele. Autori u largua me shpejtësi me një makinë tip ‘Benz’, që u gjet dy orë më vonë e djegur në aksin e vjetër Vlorë-Fier me kallashnikovin e shkrumbuar brenda.  

“Akt kërcënimi”, Lubonja flet për sulmin: Ne s’jemi me truproje

Sulmin ndaj makinës së tij personale analisti Fatos Lubonja e cilësoi një akt vandal dhe urrejtje për shkak të deklaratave të forta që ai bën ndaj politikanëve. Lubonja tha se ky ishte sulmi i dytë që i bëhej makinës së tij, ku i pari u justifikua se ishte një person me probleme mendore, ndërsa për sulmin e dytë akuzoi si nxitës të kësaj urrejtje kryeministrin Rama me deklaratat që ai bën shpesh për televizionet dhe analistët e ftuar në studio të ndryshme.

Lubonja tha se kjo gjuhë e kryeministrit nxit urrejtjen duke bërë që persona të ndryshëm të bëjnë sulme të tilla, ndërsa tha se analistët nuk ruhen nga shteti apo me truproje. Për Lubonjën këto sulme e rikthejnë vendin në kohë të errëta.

Di që u ktheva nga Italia më 1 në darkë dhe e gjeta makinën të dëmtuar mbrapa rëndë, thyer xhamat, që dukej e qëllimshme se nuk kishte ndonjë vjedhje. Ishte një akt vandal, akt urrejtje nga dikush. Në incidentin e korrikut u tha se ishte një me probleme të shëndetit mendor… Ai është i arrestuar. Nuk do të jetë ky. Pistat janë të shumta, por mua pista më çon te një urrejtje për qëndrimet politike. Kryeprotagonisti i kësaj klime urrejtje është kryeministri, që del aty e thotë ‘ndiqeni analistin’. Një nga këta analistë jam edhe unë. Unë e marr si akt kërcënimi. Ne nuk jemi me bodyguard, nuk na mbron shteti, për ato që themi mund të shkojmë dhe në gjyqe. Këto janë akte vandale, që të kthejnë në kohët e errëta” tha Lubonja në News 24.

Makina e analistit Fatos Lubonja u sulmua nga persona të paidentifikuar gjatë natës së ndërrimit të viteve në qendër të Tiranës ku gjendej e parkuar. Makina e tij është sulmuar dy herë në harkun kohor të pak muajve, ndërsa autorit i sulmit të parë ishte një person me probleme mendore, për të cilin u dha dhe masa arrest me burg.

Rusi, ushtari vret 8 kolegë brenda bazës ushtarake

Tetë ushtarë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur brenda një baze ushtarake në rajonin Zabaikale të Siberisë. Autor i sulmit tragjik ishte një kolegu i tyre ushtarak, i cili mendohet se në momentin e sulmit ka pësuar një krizë nervore.

Sulmi është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, e cila deklaroi se ushtari që vrau kolegët e tij mund të ketë ardhur nga një gjendje depresive e tij.

Autori, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte në detyrë ruajtje të bazës ushtarake në kohën që vendosi të sulmonte kolegët e tij.

Në prag shkarkimi, Meta sulmon mediat, sqaron “sekretin” e djegies së Kuvendit

Meta nuk i ndal sulmet e tij, ku përveç mazhorancës, ndërkombëtarëve e ndonjëherë edhe opozitës, ka përfshirë në listën e tij edhe mediat në vend. Kreu i Shtetit i ka i cilësuar ato si pjesë e shtetit të propagandës, duke krijuar një “antagonizëm” me fjalën e lirë të medias.

Në përpjekje për të sqaruar se nga kush e mori informacioni sekret se më 8 qershor do të digjej Kuvendi, në reagimin e Presidencës, sulmohen disa media e portale duke i cilësuar si pjesë e shtetit të propagandës që dezinformojnë opinionin publik me lajmin e rremë, sikur Meta po mban sekret raportin që paralajmëronte rrezikun e djegies së Parlamentit në datën 8 qershor 2019. Presidenca sqaron edhe rrugën që ka ndjekur Meta në lidhje me informacionin sekret që e paralajmëronte atë se do të digjej Kuvendi.  Kreu i shteti Ilir Meta i ka dërguar një letër institucionit të lartë të sigurisë kombëtare që t’i verë në dispozicion edhe Kuvendit, raportin që i ka dorëzuar Presidentit në datën 7 qershor 2019 si dhe ka informuar edhe Kuvendin në lidhje me kërkesën e tij.

Me keqardhje, por pa çudi, portale dhe gazeta të SHTETIT TË PROPAGANDËS DHE PPP-ve, me kokëfortësi të shpjegueshme, vazhdojnë ende të dezinformojnë opinionin publik me lajmin e rremë, sikur Presidenti Meta po mban sekret raportin e prodhuar nga institucioni i lartë i sigurisë kombëtare, që paralajmëronte rrezikun e djegies së Parlamentit në datën 8 qershor 2019.  Sikundër Kreu i Shtetit e sqaroi edhe dje shumë qartë, jam i detyruar të rikonfirmoj se:

Ditën e djeshme, Institucioni i Presidentit i ka nisur një kërkesë institucionit të lartë të sigurisë kombëtare, që mbështetur mbi ligj, t’i verë në dispozion edhe Kuvendit, raportin që i ka dorëzuar Presidentit në datën 7 qershor 2019. Po dje, Institucioni i Kreut të Shtetit i ka dërguar një letër zyrtare edhe Kuvendit, ku e vë në dijeni lidhur me kërkesën e mësipërme.” – shkruhet ndër të tjera në reagimin e Presidencës.

Policia: Një person me të meta mendore sulmoi makinën e vëllait të Lubonjës

Policia e Shtetit ka reguar zyrtarisht në lidhje me sulmin ndaj makinës së gazetarit Fatos Lubonja. Nëpërmjet një deklarate shpërndarë mediave, Policia njofton zyrtarisht se mjeti, i cili është sulmuar të dielën, nuk i përket gazetarit Lubonja, por të vëllait të tij. Gjithashtu, në reagimin zyrtar, policia ka sqaruar dhe dinamikën e ngjarjes, duke saktësuar se agresori ka qenë një person me probleme mendore, ndërsa para se të sulmonte makinën, ai ka kërcënuar disa qytetarë me mjete prerëse.

“Në pergjigje të zhurmës mediatike që po bëhet për dëmtimin e xhamit të automjetit të zotit F. Lubonja, Policia e Shtetit sqaron: Më datën 1 korrik 2019, shërbimet e Komisariatit Nr. 2, pas marrjes së një njoftimi, u vunë në ndjekje të një personi që po kërcënonte me mjete prerëse disa kalimtarë. Në tentativë për t’u larguar, shtetasi A.H. theu me sende të forta xhamin e një mjeti të parkuar në hyrje të pallatit ku banonte. Agjentët arrestuan 50 vjeçarin, nga Tirana”, shkruan Policia e Shtetit.

Por jo vetëm kaq, Policia thekson se personi në fjalë, ka ushtruar dhunë në familje, të cilën e ka denoncuar bashkëshortja e tij, dhe ka sqaruar se personi vuante prej vitesh nga shëndeti mendor. “Ndaj tij bëri kallëzim për dhunë në familje edhe bashkëshortja, e cila deklaroi se ai vuante prej disa vitesh nga shëndeti mendor. Për dëmtimin e mjetit bëri kallëzim shtetasi A.L, vëllai i zotit F. Lubonja, i cili deklaroi se ishte përdoruesi faktik i automjetit, se agresorin e kishte fqinj dhe se ky i fundit kishte shfaqur probleme mendore”.

Ndaj këtij shtetasi janë ngritur pesë akuza për vepra të ndryshme penale, ndërsa policia shprehet se hedh poshtë si të pavërteta dhe dashakeqe të gjitha insinuatat e bëra në drejtim të punës së saj, duke u shprehur se për këtë ngjarje, uniformat blu kanë qenë tërësisht profesionale.

“Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për ”Dhunë në familje“, “Kanosje”, “Shkatërrim prone”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtje pa leje të mjeteve prerëse, të dyshuara si armë të ftohta”. Me këtë rast, Policia e Shtetit hedh poshtë si të pavërteta dhe dashakeqe të gjitha insinuatat e bëra në drejtim të punës së saj, e cila, edhe në këtë rast, ka qenë plotësisht profesionale”.

Rasti i goditjes së mjetit të vëllait të gazetarit Fatos Lubonja, u përdor politikisht nga opozita dhe Presidenti i Republikës, të cilët nxituan për ta cilësuar sulmin si politik “nga çunat problematik”. Megjithatë, ky reagim i uniformave blu, rrëzon deklaratat politike të Metës, Kryemadhi, Bashës dhe Berishës në lidhje me rastin në fjalë, për më tepër, mjeti nuk ka qenë në përdorim të gazetarit, por të vëllait të tij.

Sulmohet makina e Lubonjës, Meta dhe opozita: Sulm politik. Ja e vërteta

Presidenti Meta dhe më pas kryedemokrati Basha e kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi kanë dënuar ashpër sulmet që janë bërë ndaj makinës së analistit Fatos Lubonja. Në deklaratat e tyre hidhen akuzat se sulmi ka ndodhur për shkak se Lubonja njihet si një zë kritik i qeverisë. Një burim për realstory.al konfirmoi se makina në fakt është e vëllai të Fatos Lubonjës.  

Në statusin e tij Meta ka akuzuar “çunat problematik”, ato që kanë goditur me gur makinën e Lubonjës. “Thonë që sot çunat problematikë kanë dalë nga fugoni për të “përshëndetur” makinën e një analisti kritik ndaj Bablokut. Qoftë fake news për të diel, për të mirën e Kryeproblematikut!”.

Në të njëjtën linjë ka reaguar edhe Lulzim Basha, i cili tha se kjo është një dhunë psikologjike dhe gjuhë e urrejtjes së Ramës kundër zërave kritik ndaj tij. “Dënoj me ashpërsi dhunën e drejtuar kundër intelektualit publik Fatos Lubonja. Kjo dhunë fizike vjen në klimën e dhunës psikologjike, gjuhës së urrejtjes dhe sulmeve të Edi Ramës kundër zërave kritikë dhe medias jashtë kontrollit të tij.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjithashtu e ka lidhur rastin e dhunimit të makinës me gjuhën e urrejtjes së Rilindjes. “Dënoj me forcë aktin, i cili është rrjedhojë e gjuhës së urrejtjes dhe sjelljes arrogante të kreut të Rilindjes. Kjo dhunë e ushtruar sot është modeli, që Edi Rama frymëzon çdo ditë me sulmet e tij prej një rrugaçi dhe banditi politik ndaj kritikëve të qeverisë së tepsisë dhe skandaleve.”

Në fakt vetë e vërteta është se ngjarja nuk ka lidhje me sulme politike. Policia e Tiranës e komisariatit numër 2 ka deklaruar se personi që ka sulmuar makinën, shtetasi Arben Haçkaj, është arrestuar dhe është lënë më pas i lirë pasi rezulton një person me probleme mendore. Ndërsa realstory.al konfirmoi se makina është e vëllai të Fatos Lubonjës.

Balaj “kundër” trajnerit, fajëson sulmin dhe s’i del e keqja për veten

Bekim Balaj ka shprehur pakënaqësi me veten e tij dhe gjithë repartin e sulmit. Pas ndeshjes së humbur ndaj Islandës, sulmuesi kuqezi foli për RTSH, teksa u shpreh se reparti i sulmit duhet të bënte diçka më shumë.

“Mund të kishim bërë diçka më shumë në sulm. Nuk është se nuk krijuam, por me më shumë kujdes mund të kishim bërë diçka më shumë”, tha Balaj.

Ai u shpreh se ndihet mirë kur luan me Cikalleshin, ndërsa u shpreh se shpreson që në ndeshjete  ardhshme të shënojë.

“Jemi në një moshe dhe tani kemi mundësinë të kombinojmë me njëri-tjetrin. Sot nuk shënuam, por shpresojmë te ndeshjet e ardhshme.

“Mesfusha bëri një punë të mirë sot dhe ka sulmuar shumë, por rastet e krijuara duhet t’i kishim shfrytëzuar më mirë. Sot kemi dhënë të gjithë maksimumin, nuk mund t’i vë gishtin një reparti”, tha Balaj.

Sulmi ndaj Borchardt, policia merr në mbrojtje familjen e tij

Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje familjen e ambasadorit të OSBE, Bernd Borchardt, pas sulmit në banesën e tij.

Një patrullë policie është e vendosur 24 orë poshtë hyrjes së pallatit, ndërsa edhe një tjetër polici private monitorin kamerat e pallatit ku banon ambasadori.

Shtëpia e ambasadorit, por edhe ai vetë personalisht është kërcënuar mbrëmjen e së shtunës gjatë protestës së 11 majit.

Borchardt u kërcënuar fizikisht në hyrje të rezidencës së tij si dhe parullat “Borchardt shame on you” (Borchardt turp për ty) u shkruajtën në murin e hyrjes së pallatit ku ai banon.

Kanë qenë të shumtë ndërkombëtarët që kanë dënuar këtë dhunë ndaj ambasadorit duke e cilësuar të papranueshëm.

Skip to toolbar