Kukësi pretendon dy penallti, Teuta kënaqet me një pikë (video)

Kukësi dhe Teuta kanë ndarë nga një pikë mes tyre në ndeshjen e javës së e 31-të Superligës. Të dyja ekipet janë munduar shumë por rastet e krijuara nuk u finalizuan si duhet nga ekipet respektive.

Ndeshja ka qenë r barabartë, me të dyja ekipet që shfaqën agresivitet në mesin e fushës. Teuta e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, pasi mbrojtësi Ditmar Bicaj u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 88′.

Shkurtaj dhe Musolli u munduan gjatë pjesës së parë, por nuk arritën të gjejnë rrjetën, ndërsa Kallaku pati mundësi për Teutën. Pjesa e dytë e gjen Kukësin më kërkues, teksa në dy raste verilondorët pretendojnë dhe penallti, por nuk jepen nga arbitri.

Me këtë barazim Kukësi shkon në kuotën e 52 pikëve, 10 pikë më pak se Partizani, ndërsa Teuta në 47 pikë, një më pak se Flamurtari.

Flamurtari fiton “derbin” e bregdetit (video)

Nuk kanë fund telashet për Teutën, e cila pasi u turpërua 5-0 nga Laçi pak ditë më parë, ka vijuar me të njëjtën histori dhe sot, pasi është mundur në transfertë nga Flamurtari me rezultatin 3-1.

Skuadra durrsake nuk ka pësuar vetëm një humbje që tregon momentin e vështirë të saj, por kjo disfatë e sotme e ka zbritur ekipin durrsak në vendin e katërt në renditje, ndërsa vendin e tretë e kanë marrë vlonjatët.

Ribaj ka kaluar në epërsi skuadrën e tij që në mintuën e 2` të takimit, ndërsa në pjesën e dytë Xhevair Sukaj dyfishon për Flamurtarin.

Teuta reagon dhe ngushton shifrat në 2-1 me gol të Traores, por në fund janë vlonjatët ata që shënojnë përsëri me Bathën, duke vulosur shifrat në 3-1.

Kështu u mbyl “derbi” i bregdetit, me Flamurtarin që tashmë që i bën presion Kukësit të vendit të dytë, pasi diferenca mes tyre është vetëm katër pikë dhe në fundjavë do të kenë përballje direkete.

Shkëmbi paralajmëron veteranët: Do uleni në stol!

Bledi Shkëmbi ka kritikuar ashpër lojtarët e skuadrës së tij, të cilët po gabojnë nga ndeshja në ndeshje, duke i dhuruar fitoret kundërshtarit. Pas humbjes së radhës ndaj Flamurtarit, Bledi Shkëmbi ka folur për “Supersport”, duke deklaruar se disa nga veteranët e ekipit po bëjnë gabime. Ai u shpreh se për ta do të merren masa, deri me uljen në stol.

Ndeshja? – Nuk po arrijmë ta gjejmë dot as vet, po pësojmë, po i humbim ndeshjet vetë. Ajo që është më alarmante është se lojtrët kryesor po gabojnë dhe po na i bëjnë më të vështirë. Sot reaguam disi mirë, përsëri gabojmë, pastaj na i bëri mët ë vështirë kundërshtari. Shumë hyrje në fushë nga mjekët dhe pak lojë efektive është bërë.

Kishit besim se do e kthenit pasi shënuar?- Kishim besim, pas pësimit të golit u munduam të kemi lojën nën kontrollon. Po mundoheshim, por ishte goli i dytë ai që na i preu shpresat. Duhet të jemi të përqëndruar, fatkeqësia është se lojtarët që duhet të mbajnë peshë po gabojnë. Diçka duhet të ndryshojë, pasi ndonjë nga titullarët nuk duhet të luajë 90 minuta. Ne duhet të jemi mirë nga ana psikologjike, nga klubi nuk kemi asnjë presion. Por vazhdojmë gabojmë vetë. Ndeshja tjetër vjen shpejt dhe tani unë si trajner duhet të marrë ndonjës mas që veteranëve nuk do i pëlqej.

Flasin gjuhën tuaj lojtarët? – Të njëjtën gjuhë, por s’duket ndeshjet e fundit nuk po merren vesh dhe as unë vetë nuk po arrij ta kuptoj.

Ndjeni presion?- Nuk ka asnjë problem që të ketë presion psikologjik. Nuk kemi probleme brenda për brenda. Kjo situatë nuk ka asnjë justifikim. Sot mendonim se sot duhet të bënim një lojë thuajse perfekte. Por dhe sot bëmë të njëjtin gabim që kemi bërë në ndeshjet e fundit. I shënojmë gol portës tonë dhe kjo është më e çuditshmja.

Mema: S`na duhet loja e bukur, por golat dhe pikët


Tirana ishte pushim në mesin e javës, kur u luajtën ndeshjet e javës së parë të fazës së katërt të kampionatit, pasi ekipi bardheblu e ka të fituar takimin me Kamzën në Tavolinë. Këtë fundjavë Tirana do të përballet me Teutën, një ekip që në ndeshjete  fundit ka pasur shumë ulje dhe ngritje. E njëjta situatë është dhe për Tiranën, që në ndeshjet e fundit ka pasur rënie, aq sa tani është me pikë të barabarta me Kastriotin në rendijte dhe në luftë për mbijetesë. Trajneri i ekipit bardheblu, Ardian Mema, ka folur sot në konferencë për shtyp, teksa është shprehur se tashmë ekipi nuk duhet të mjaftohet me lojën e mirë, por me golat dhe pikët.

NDESHJA ME TEUTËN – “Çdo trepikësh ka vlerën e vet, sidomos në këtë situatë ku është skuadra. Një nga gjërat që kam biseduar me lojtarët është pjesa që duhet të fitojmë ndeshjen, pasi kjo gjë do të na çojë lart. Duhet dhe shumë kujdes, pasi janë momente jo të mira për ekipin tonë. Pavarësisht se pikët janë të nevojshme duhet të kemi kujdes, mjafton të shohim ndeshjet e fundit. Këtij ekipi nuk i kanë munguar rastet apo shanset për të fituar ndeshjet dhe këtu është përqendruar më së shumti diskutimi dhe analiza me lojtarët.”

PRESIONI – “Në këtë kampionat me dy ndeshje ndyshojnë shumë gjëra. Nuk dua ta vendos ekipin për asnjë çast në presion. Ky është dhe parim i imi. Vendos më mirë veten timë në presion se sa ekipin. Nuk duhet të humbasin, pasi mund të jetë mundësi edhe për vazhdimësi. Teuta është një ekip cilësor kështu që edhe barazimi është pozitiv, flasim për momentin që po kalojmë. Gjithsesi, ne do mundohemi për fitoren, pasi do të na bënte mirë. Sidoqoftë, është ndeshje futbolli dhe i ka të tre rezultatet.”

LOJA E TIRANËS – “Nëse përjashtojmë ndeshjen ndaj Laçit në kupë, që më kujtoi ndeshjet e para te Tirana, ndeshjet e tjera kanë qenë të mira. Dhe ndeshja në Vlorë nuk ka qenë keq, vetëm na mungoi goli. Gjithsesi, nuk mjafton pjesa e të luajturit mirë, pasi rezultati është garanci për ekipin dhe për anën psikologjike. Këtu edhe jam ndalur më së shumti kur kam folur me lojtarët, pasi nuk është koha që të humbasim raste dhe të mos marrim rezultate.”

KUNDËRSHTARËT – “Edhe kundërshtarët tanë kanë ndeshje të forta, ashtu si ne. Duhet të shohim veten tonë dhe jo kundërshtarin. E keqja ka qenë gjithmonë te pjesa jonë, megjithëse, mendoj që rivalët e kanë pasur më të lehtë t’i fitojnë ndeshjet edhe me kundërshtarë të fortë, ky është mendim i imi. Të shohësh një ekip të fitojë me gola binjak është pak çudi. Emrin e ekipit nuk dua ta them. Sidoqoftë, fajin duhet ta kërkojmë te vetja jonë.”

EKIPI DHE PRESIONI QË KA TIRANA – “Ekipi duhet të jetë komod dhe t’i shohë gjërat si duhet. Janë tetë ndeshje dhe pikët aty janë. Nëse do luajmë mirë dhe do fitojmë, aty i kemi pikët. Nuk na sjell njeri problem. Duhet të sillemi mirë në fushë dhe duhet të dimë se çfarë duhet të bëjmë. Duhet të jesh i drejtpërdrejtë me ekipin dhe duhet t’i kërkosh maksimumin në këto ndeshje që kanë mbetur, sepse nuk kemi çfarë presim më shumë. Kjo javë ka qenë më ndryshe dhe stërvitja ka qenë fortë. Kjo gjë më jep shpresa.”

ÇËSHTJA E 11-METËRSHAVE – “Penallti presim përsëri, pasi shans për të shënuar gol është. Jemi ulur dhe me stafin. Ne e kishim përcaktuar penalltinë. Është dhe çështje fati dhe gjendje psikologjike. Kur kam humbur penalltinë e dytë në karrierën time, nuk gjuajta më kurrë. Imami mori iniciativën. Për penalltinë e marr unë përgjegjësinë dhe jo lojtari. Shpresoj të kemi përsëri penallti.”

E ARDHMJA – “Nuk dua ta çoj nëpër mend për momentin. Shpresa ime është të shpëtojmë sezonin dhe të shohim edhe nga kupa gjithashtu. Për Tiranën do bëja sakrifica edhe më të mëdha, pasi e kam edhe jetën të lidhur këtu. Nuk do e diskutoj kurrë pjesën e vazhdimësisë te Tirana.”

NJË BARAZIM NË DURRËS – “Synoj gjithmonë të fitoj ndeshjen. As të barazoj edhe as të mbrohem. Që të vegjël na e kanë injektuar në gjak pjesën e fitores dhe kjo është karakteristikë e futbollistëve të Tiranës. Gjithmonë me punë dhe me ndeshje të mirë. Edhe barazimi mund të jetë i mirë për momentin, por nuk është se do e pranoja kurrë.”

TEUTA – “Teuta pavarësisht humbjeve, kam parë që ka luajtur mirë. Ka lojtarë shumë cilësorë edhe është ekip shumë i fortë. Për sa i përket pjesës së lojës, Teuta ka shumë kualitet. Shpersoj që nesër të përballemi mirë dhe mendoj se e kemi përgatitur mirë ndeshjen.”

TIRANA E FAZËS SË TRETË – “Ekipi realisht më jepte garanci dhe jo më kot kemi fituar dhe ndaj ekipeve të kreut. Gjithsesi, ekipi më jep akoma garanci, pasi ndeshjet kanë qenë mjaft të mira. Thjesht ka munguar ajo pjesa e golit. Me një apo dy rezultate pozitive, ky ekip do të fillojë të mendojë përsëri ndryshe.”

Tirana kthehet te fitorja, Teuta në krizë

Tirana është rikthyer te fitorja pasi ka mundur Teutën në Durrës mbrëmjen e sotme me rezultatim 1-3. Me tre pikët e sotme ekipi bardheblu krijon një distancë sigurie me Kastriotin prej 6 pikësh diferencë.

Ndërkaq me humbjen e sotme Teuta largohet dhe më shumë nga vendi i tretë i renditjes, që të dërgon vitin e ardhshëm në Europa League.

Ishte Oduamadi ai që kaloi ekipin bardheblu në avantazh në minutën e 41′ të takimit. Sulmuesi ka realizuar një gol të bukur pasi mori një asist nga mesfusha bardheblu.

Goli i dytë erdhi në minutën e 65′ për Tiranën i realizuar nga Hasani, që u asistua nga Cobbina.

Durrsakët dhanë një sinjal sikur do të rihapnin ndeshjen kur në të 72’ Kamara ngushtoi rezultaitn në 1-2, por ishte thjeshtë një alarm flas, pasi Karabeci ka mbyllur gjithçka në të 75’ kur ka realizuar një gol fantastik nga jashtë zone, pas shërbimit të Sentamu 1-3.

“Misioni vazhdon”, Teuta votëbeson Shkëmbin

Trajenri rrezikonte shkarkimin pas humbjes së thellë 5-0 ndaj Laçit

Humbja 5-0 në transfertën e Laçit, e rrezikoi jo pak pozitën e Bledi Shkëmbit në krye të Teutës. Ndonëse nuk pati lëvizje të menjëhershme, u la të kuptohet se pas ndeshjes diçka do të ndryshonte në drejtimin e skuadrës.

Trajneri korçar që drejton Teutën që prej nisjes së sezonit, e pranoi pas takimit se ai dhe skuadra po gabojnë dhe duhet të ndryshojnë. Ndërkohë që drejtuesit e klubit i kanë bërë llogaritë me qetësi, për të mos marrë një vendim që mund të rezultonte i gabuar.

24 orë pas disfatës, klubi bregdetar ka vendosur që të vijojë bashkëpunimin me trajnerin Bledi Shkëmbi. Ky është lajmi që është konfirmuar nga Teuta me anë të një komunikate në faqen zyrtare në Facebook.

Trajneri Bledi Shkëmbi gëzon besimin e plotë të drejtuesve. Kështu që nga nesër ai do të vijojë punën normalisht, ku skuadra do të nisë pergatitjet në kuadër të përballjes me Flamurtarin në ‘Vlorë’, një sfidë direkte për luftën për Europë. Misioni i Shkëmbit për ta çuar Teutën në Europë vazhdon”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Skip to toolbar