Rrëzohet turisti amerikan në Theth, niset drejt Tiranës me helikopter

Të shtunën, një turist amerikan është aksidentuar gjatë kalimit nga Thethi në Valbonë. Sipas Report Tv, mësohet se turisti nga SHBA, është dërguar fillimisht në spitalin e Bajram Currit dhe më pas është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter.

Turisti, emri i të cilit mësohet se është Mang Do, është në moshën 39-vjeç. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai ka dëmtuar rruazat e shtyllës kurizore dhe një gisht të këmbës. Por lëndimet nuk janë serioze.

Turisti po ecte përgjatë shtegut që kalon nga Thethi në Valbonë, teksa në një shpat të malit ai ka rënë duke u dëmtuar.

Një bari i zonës e ka pikasur, duke lajmëruar më pas spitalin e Bajram Currit. Turisti mësohet se ka qenë i vetëm gjatë kohës që po kalonte shtegun, ndërsa vendi ku është aksidentuar quhet “Çeta e Arushës”.

Gjendet me këmbë të thyer turisti polak, banorët e Thethit i shpëtojnë jetën

Pas njoftimit se një turist polak ishte rrëzuar nga maja e Harapit në Theth, banorët e fshatit turistik në veri të vendit, kanë arritur të gjejnë pas disa orësh të riun e aksidentuar.

Ndonëse u kërkua ndihmë me helikopter për të shpëtuar të riun, pasi zona ku kishte rënë ishte terren i vështirë, kanë qenë banorët ata që kanë mundur të shpëtojnë turistin polak.

Pas disa orësh kërkimesh, banorët e Thethit kanë lokalizuar dhe më pas kanë gjetur turistin, të cilin e kanë gjetur me këmbë të thyer, pas rrëshkitjes nga maja e malit.

Shtetasi polak, emri dhe mosha e të cilit ende nuk bëhet i ditur, ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme, ku veç këmbës së thyer ka pasur dhe plagë të tjera.

Pas gjetjes, banorët kanë nisur transportimin me barrelë të turistit drejt qendrës shëndetësore. Ndërkohë, mësohet se  ka qenë e fejuara e turistit, ajo që ka njoftuar banorët e fshatit për aksidentin.

Rrëzohet nga mali një turist polak, kërkohet ndihma e helikopterit

Mbrëmjen e të enjtes një aksident ka ndodhur në majën e Harapit në Theth. Nga raportimet paraprake mësohet e një turist polak, është rrëzuar nga lartësia në majën e Harapit.

Gjithashtu mësohet se pas rrëzimit, turisti ka disa plagë, dhe ndodhet në gjendje shëndetësore.

Për nxjerrjen e tij nga vendi ku ka rënë është kërkuar ndihmë nga ajëri. Pritet që në vendin e ngjarjes të shkojë helikopteri, duke bërë të mundur që turisti të nxirret prej aty dhe të niset drejt Tiranës.

Nuk dihet ende nëse turisti ka qenë i vetëm apo i shoqëruar nga persona të tjerë, ndërsa pritet që policia të zbardh më tepër detaje.

Gjenden 3 turistët anglezë të humbur në Theth

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur gjendjen e 3 turistëve anglezë që kishin humbur në zonat e thella të Thethit.

Turistët kanë qenë duke eksploruar Thethin kur kanë humbur kontaktet dhe kërkuan ndihmën e policisë.

Pas disa orë kërkimesh, tre turistët anglezë u gjetën në kushte të mira shëndetësore dhe momentalisht gjenden në fshatin Bogë.

Skip to toolbar