Rrëzohet turisti amerikan në Theth, niset drejt Tiranës me helikopter

AKTUALITET


Të shtunën, një turist amerikan është aksidentuar gjatë kalimit nga Thethi në Valbonë. Sipas Report Tv, mësohet se turisti nga SHBA, është dërguar fillimisht në spitalin e Bajram Currit dhe më pas është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter.

Turisti, emri i të cilit mësohet se është Mang Do, është në moshën 39-vjeç. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai ka dëmtuar rruazat e shtyllës kurizore dhe një gisht të këmbës. Por lëndimet nuk janë serioze.


Turisti po ecte përgjatë shtegut që kalon nga Thethi në Valbonë, teksa në një shpat të malit ai ka rënë duke u dëmtuar.

Një bari i zonës e ka pikasur, duke lajmëruar më pas spitalin e Bajram Currit. Turisti mësohet se ka qenë i vetëm gjatë kohës që po kalonte shtegun, ndërsa vendi ku është aksidentuar quhet “Çeta e Arushës”.




Skip to toolbar