Ministrja
e Arsimit Besa Shahini ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka lajmëruar se
dita e hënë do të jetë pushim për nxënësit e shkollave të qarkut Durrës, Tiranë
dhe Elbasan. Shahini u shpreh se ky vendim është marrë pas konsultimeve me
psikologë, pas gjendjes së krijuar nga tërmeti.
“Duke
e marrë këtë parasysh, si dhe duke dëgjuar me shumë respekt sugjerimet e
psiokologëve të ndryshëm që na kanë kontaktuar dje dhe sot, kemi vendosur që:
Dita e nesërme për të gjithe nxënësit e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, të jetë
pushim! Ditë pushimi të jetë
njëkohësisht edhe për prindërit e nxënësve të shkollave 9-vjecare, të cilët
punojnë në administratë shtetërore. Fatmirësisht, situata ne terren paraqitet
drejt normalizimit, por që familjet e afektuara të tejkalojnë ankthin e
djeshëm, u pa e arsyeshme që nxënësit e zonave të lartpërmendura bashkë me
prindërit e tyre që punojnë në administratë shtetërore, ta kalojnë ditën e
nesërme të lirë e të qëndrojnë me njëri-tjetrin”, njoftoi ministrja.
Ajo
ka folur edhe për dëmet e shkaktuara nga tërmeti në disa shkolla. Sipas Shahinit,
në Tiranë, Durrës dhe Elbasan ka pasur dëmtime në 2 shkolla, të cilat kanë
probleme serioze, ndërsa në 98 të tjera ka pasur plasaritje të mureve dhe
fasadave. Ministrja u shpreh se gjithçka është nën
kontroll.
“Për
fatin tonë të mirë, janë vetëm dy objekte shkollore që kanë pësuar dëmtime në
masën që të mos jetë e sigurt hapja e shkollës të hënën. Një nga këto shkolla
është klasë vartëse e shkollës qendër “Berxullë”, me numër të vogël
nxënësish të cilëve do t’i sigurohet transporti për t’i dërguar në shkollën
qendër. Ndërsa shkolla tjetër, është prapë shkollë vartëse në Tiranë, por do të
bëjmë njoftimin për këtë shkollë pasi të marrim konfirmimin final nga Bashkia
Tiranelë për gjendjen e saj. 98 shkolla të tjera kanë pësuar dëmtime si
plasaritje fasadash, në muret e brendshme të shkollave apo ato të jashtme –
pjesa kryesore e të cilave janë sanuar dhe pastruar gjatë ditës së sotme nga
ekipet e bashkisë. Pra, dua t’ju siguroj,
se insfrastruktura shkollore është gati për të vazhduar normalisht mësimin qysh
nesër”, tha Shahini.