Autobusi i “Tiranës të Re” përplas dy këmbësore, ndalohet shoferi

AKTUALITET


Dy persona janë përplasur nga autobusi në tentativë për të kaluar rrugën. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të bulevardit “Zogu i Parë”, ku autobusi i linjës ‘Tirana e re” ka përplasur dy femra. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:32, ndërsa të plagosurat ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Policia ka bërë shoqërimin e shoferit të autobusit, shtetasit me iniciale A. M për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.





Skip to toolbar