Pavarësisht ashpërsimit të ligjit në lidhje me
masat për dhunën e ushtruar në familje, raste të tilla vijojnë të ndodhin. Një 18-vjeçare ka plagosur me thikë kunatin e
saj pas një sherri momental në familje. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në zonën
e Kamzës, ndërsa 18-vjeçarja ka deklaruar në polici se kunati i saj, nën
efektin e alkooli, ka nisur ta kërcënojë me thikë se do e vrasë.
Sipas saj plagosja ka ndodhur në konflikt e
sipër, ndërsa shtetasi me iniciale A.M., 40 vjeç ndodhet në spital jashtë
rreziku për jetën.
Polica ka vendosur që 18-vjeçarja të ndiqet në
gjendje të lirë në lidhje me rastin edhe për shkak se ka një fëmijë të vogël.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zhvilluar takimin me banorët e njësisë numër 1 në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit. Pas prezantimit të këshilltarëve bashkiakë, Veliaj tha se Tiranë ka ndryshuar dhe se do të vijojë ndryshimin duke e bërë kryeqytetin më të jetueshëm për të gjithë banorët.
“Ne punojmë përditë për Tiranën tonë. Ne kemi bërë gjelbërim në Tiranë, kemi bërë kryeqytetin më të jetueshëm. Jam i bindur se ka qytete ku ka probleme, por jo Tirana. Ju kujtohet Tirana para 4 viteve? Nuk punonin pusetat, nuk punonte Sahati. Kujtojmë se kopshtet dhe çerdhet ne i kishim si burgjet e asaj kohe. Sot jemi në një situatë ku ndoshta s’jemi prefekt, por kopshtet dhe çerdhet e Tiranës janë model.”
Veliaj tha gjithashtu se opozita di të përdorë vetëm dhunë dhe është shumë larg rrugës së emancipimit dhe zhvillimit, ndërsa është ndalur edhe në deklaratën e kryetares së Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi se dëshironte të kishte hedhur një molotov në protestë.
“Dëgjova sot Voltana Ademin dhe tha që po të kisha molotov do e hidhja në Tiranë. E kush e thotë, këta që mezi presin që të pinë kafe në Tiranë e ikin nga Kamza e Shkodra, që kanë degraduar. Ka vetëm një forcë politike që bën shtet: Partia Socialiste e Shqipërisë. Këta nuk kanë respekt për qytetin, për hapësirën tonë të përbashkët. Ata edhe 1997 e bëjnë prapë, edhe Gërdecin, por shumica e njerëzve sot nuk duan dhunë, por pastërti e emancipim.”
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka
zhvilluar një takim me banorët e njësisë nr.2. ku është ndalur për të bërë një
rezyme të punëve të tij përgjatë këtyre katër viteve. Nga shkolla “Kosova”
Veliaj ftoi qytetarët ta votojnë më 30 qershor për të vijuar me projektet transformuese
të qytetit.
Gjatë fjalës së tij Veliaj foli edhe për largimin
e opozitës nga zgjedhjet duke djegur mandatet. “Largimi i opozitës është frika nga gara, pasi nuk ka asnjë shans
për të fituar në Tiranën që transformohet çdo ditë nga socialistët. Ndryshe nga
ta, ne nuk i gjuajmë me vezë dhe as me bojë kundërshtarët, sepse nuk i
konsiderojmë armiq.” theksoi Veliaj.
Kryebashkiaku sqaroi edhe pse në bluzën e tij
mban nr. 2 ndryshe nga ajo e kryeministrit Rama me nr. 30 duke e lidhur atë me
mandatin e tij dhe numrin rendor në fletën e votimit. “Unë po kandidoj për një mandat të dytë në Tiranë dhe janë
kandidati i dytë në listën për Bashkinë e Tiranë.” tha Veliaj, i cili i
uroi kundërshtarit të tij Arben Skënderi i partisë Bindja Demokratike një
fushatë të mbarë dhe qytetare.
Një makinë ka marrë flakë në ecje e sipër për arsye ende të panjohur. Ngjarja ka ndodhur tek zona e “Doganës” në Tiranë, ndërsa i menjëhershëm ka qenë ndërhyrja e forcave zjarrfikëse që kanë punuar me shuarjen e flakëve.
Makina është shkrumbuar plotësisht nga flakët. Incidenti ka shkaktuar trafik për disa minuta, por qarkullimi i është rikthyer sërish normalitetit.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltengerg ka mbërritur në Tiranë për vizitën e tij disa orëshe. Stoltengerg është pritur nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka, ndërsa kanë zhvilluar edhe një takim të shkurtër. Në takimin mes Stoltenberg dhe Ministres Xhaçka është diskutuar për situatën ne vend.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltengerg do të zhvillojë takime edhe me kryemisnitrin Rama dhe presidentin Meta.
Në orën 15:20 Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Stoltenberg do të mbajë edhe një konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama.
Vizita e Stoltenberg zhvillohet pak orë para protestës së opozitës së vetëpërjashtuar nga parlamenti, e cila do të zhvillojë një protestë marshim që nis në orën 19:00.
Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë nga Realstory.al, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të zhvillojë një takim disa orësh në Tiranë, përpara se të nis vizitën e tij dy ditore në Maqedoninë e Veriut. Vizita e sotme e Stoltenberg në Tiranës është bërë publike edhe nga faqja zyrtare e NATOS, ku publikohet axhenda e takimeve.
Të dielën më 2 qershor 2019, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të udhëtojë në Tiranë ku do të ketë takime me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Në orën 15:20 Sekretari i Përgjithshëm i NAto, Stoltenberg do të mbajë edhe një konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama.
Vizita e Stoltenberg, sigurisht që do të jetë edhe për t’i dhënë një mesazh të qartë opozitës, që pasditen e së dielës në orë 19:00 do të zhvillojë protestën e saj të shtatë kombëtare. Skenari që opozita do të ndjek nuk dihet ende, por protesta e saj e fundit më 25 maj, ishte e qetë, larg molotovëve dhe konfrontimeve me policinë.
Opozita që prej djegies së mandateve është duke protestuar për largimin e Edi Ramës dhe shtyrjen e zgjedhjeve, ndërsa vetë kryeministri hapin zyrtarisht, pasditen e 1 qershorit, fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët në zonën e ish-Kinostudios në Tiranës, duke u bërë thirrje të bashkohen në protestën e 2 qershorit, për të rrëzuar Ramën dhe vendosur një qeveri tranzitore. Gjatë fjalës së tij Basha hodhi një lumë akuzash ndaj qeverisë duke i cilësuar si krimet e fundit, pasi populli do të rrezojë oligarkët dhe kriminelët nga karriget e tyre.
“Pas mbylljes së negociatave për Shqipërinë, sot KE mori zyrtarisht kërkesën e Holandës për kufizimin e vizave për shqiptarët” tha Basha, i cili shtoi se Rama është i vetmi njeri në botë që mbron kriminelët dhe dënon me burg njerëzit e pafajshëm.
“Kjo është një betejë shprese për çdo shqiptarë. Protesta e bashkimit popullor janë rruga e vetme e largimit të së keqe dhe e grupeve kriminale që janë në pushtet. Orët e fitores po afrojnë, orët e tiranisë kanë filluar numërim mbrapsht. Kur më parë nuk ka qenë në dorën tuaj që të vendosni për veten. Rama është njeriu që kërcënon më së shumti me burg. Burg për mjekët, profesorët, personat që shesin majdanoz në rrugë, por nuk ka burg për kriminelët. Kur do rrëzohet Edi Rama? Rrëzimi I të keqes detyrë kombëtare, ejani të gjithë me 2 qershor në protestë. Ejani të dielën në orën 19 në protestën tonë, bashkohuni me lëvizjen tonë, bëhuni pjesë e çlirimit të Tiranës, e çlirimit të Shqipërisë, nga kjo bandë hajdutësh dhe kriminelësh. ” – ka thënë Basha
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për vjedhjen e disa makinave në kryeqytet. Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale D. D., 38 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në rrugën “5 Maj”, Tiranë dhe Sh. K., 32 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, të cilët në momentin e ndalimit qarkullonin me automjetin e vjedhur kamionçinë në pronësi të shtetasit V.M.
Arrestimi i dy personave u bë në kuadër të operacionit të koduar “Shëtitësit”. Ato u kapën në flagrancë gjatë kohës që po tentonin të largoheshin në drejtim të Pukës, pasi vodhën një automjet në Tiranë.
Nga veprimet procedurale të kryera, si dhe bazuar në pamjet filmike, dyshohet se shtetasit e arrestuar janë edhe autorë të katër vjedhjeve të kryera më parë në qytetin e Tiranës dhe konkretisht :
Më datë 28.05.2018, gjatë natës në rrugën “Don Bosko”, kanë vjedhur mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit B. K.
Më datë 01.12.2018, gjatë natës, në rrugën “Sejdini”, i kanë vjedhur fugonin tip “Benz”, shtetasit E.Ç.
Më datë 06.03.2019, në rrugën “Gjergj Legisi”, kanë vjedhur mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit E.S.
Më datë 21.04.2019, në rrugën “Kadri Roshi”, Tiranë, kanë vjedhur automjetin tip Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit E.M.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.
Pas letrës së përfaqësuesit të Holandës në BE,
përmes të cilës kërkon vendosjen e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë,
ka reaguar të premten ambasada holandeze në Tiranë. Ajo sqaron se letra do të
shqyrtohet nga Komisionit Europian. Më pas do të kalojë për diskutim në
Parlamentin Europian dhe më pas do të jetë Këshilli i Europës që do të marrë një
vendim.
Deri atëherë nuk ka asnjë ndryshim: Shqiptarët
do të vazhdojnë të lëvizin të lirë në hapsirën Shengen.
Deklarata e Ambasadës Holandeze në Tiranë:
Parlamenti Hollandez i kërkoi Qeverisë
hollandeze në datën 16 Prill të aktivizonte mekanzimin e pezullimit të vizave
për Shqipërinë për shkak të shqetësimeve në lidhje me krimin e organizuar.
Për ta ekzekutuar këtë mocion, qeveria
Hollandeze i dërgoi një letër njoftuese Komisionit Europian në datën 31 Maj.
Në këtë letër, Komisionit i kërkohet të
shqyrtojë informacionin e dërguar nga Hollanda dhe në konsultim me vendet
anëtare të vendosë në lidhje me nevojën për të vepruar.
Hollanda e vlerëson bashkëpunimin konstruktiv
dhe të vazhdueshëm me qeverinë dhe autoritetet shqiptare në luftën kundër
krimit të organizuar. Të dyja vendet po punojnë në fuqizimin e mëtejshëm të
këtij bashkëpunimi.
Në vijim të letrës njoftuese, Komisioni
Europian do të vlerësojë nëse do të ketë nevojë për të ndërmarrë veprim.
Komisoni do të informojë Parlamentin Europian dhe Këshillin Europian mbi rezultatet
e këtij vlerësimi.
Deri në një njoftim tjetër, politika e vizave për nënshtetasit shqiptarë do të mbetet e njëjtë: qytetarët shqiptarë mbajtës të një pashaporte biometrike nuk kanë nevojë për viza për të udhëtuar në zonën Shengen për maksimumi 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg mbërrin ditën e dielë në Tiranë. RealStory ka mësuar se kreu i Aleancës së Atlantikut të Veriut, përpara së të udhëtoj për në Maqedoninë e Veriut, ku do të zhvilloi në takim dy ditorë, të planifikuar që më parë, do të bëjë një ndalesë në Tiranë. Stoltenberg pritet të takohet me Kryeministrin Edi Rama. Vizita e tij vjen në të njëjtën ditë kur opozita ka planifikuar protestën e radhës kombëtare. Sipas burimeve të RealStory.al, Stoltenberg do të bëjë një ndalesë të shkurtër për 2 orë në Tiranë dhe do të japë një konferencë për shtyp në Kryeministri me një mesazh të qartë për opozitën, që do të zhvillojë protestën e saj 3 orë më pas.
Konferenca për shtyp pritet të mbahet në kryeministri në orën 15:30, ndërsa
opozita do të nis protestën e saj në orën 19:00.
Edhe në axhendën e tij të bërë publike nga NATO, thuhet se Stoltenberg do të vizitojë Maqedoninë e Veriut më 2 dhe 3 qershor, ndërsa nuk parashikohet asnjë vizitë në Shqipëri.