“U shpërbë ‘kupola’ shqiptare e kokainës”, Prokurori i antimafias italiane jep detaje për “Los Biancos”

Prokurori kombëtar i antimafias, Federico Cafiero De Raho, informoi mbi operacionin “Los Biancos” ndërmarrë një ditë më parë në disa shtete, ” ku u godit karteli më i madh shqiptar i trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës.

Ndërsa e konsisderoi si shumë të rëndësishëm këtë operacion, De Raho u shpreh se ai provoi provuar rolin e trafikantëve shqiptarë të drogës, duke theksuar se sa i fortë është kapaciteti i organizatave kriminale shqiptare, të cilat kanë krijuar marrëdhënie të qëndrueshme me trafikantët e drogës në Amerikën e Jugut ”.

“Ndonjëherë na shtyjnë të mendojmë se organizatat kriminale shqiptare janë të nivelit të dytë. Operacioni Los Blancos demonstron, se kriminelët shqiptarë kanë aftësi të mëdha duke u marrë drejtpërdrejt me kartelet e trafikantëve të drogës në Amerikën Latine, duke siguruar me ta marrëdhënie të qëndrueshme. Hetimet gjithashtu konstatuan ekzistencën e një superstrukture kriminale shqiptare, një lloj ‘kupole’, nga e cila vinin direktivat strategjike”, tha prokurori kombëtar i antimafia, Federico Cafiero De Raho.

“Organizatat kriminale shqiptare, veprojnë me një mënyrë të jashtëzakonshme në vende të ndryshme të Evropës, me trafikantët shqiptarë të drogës që veprojnë në mënyrë të përhershme drejtpërdrejt në Amerikën e Jugut dhe Holandë, duke kontrolluar ikjen dhe ardhjen e ngarkesave të kokainës në portet evropiane, veçanërisht në Antëerp dhe Roterdam. Kapaciteti depërtues i kriminelëve shqiptarë u demonstrua gjithashtu nga zbulimi i ekzistencës së markës së tyre “Bello” e cila u stampua në pakot e tyre të kokainës të importuara në Evropë. “Marka në blloqe, është pothuajse si një garanci e cilësisë së produktit, është një risi absolute dhe befasuese, e cila u arrrit të zbulohet në pesë vite hetim”,- theksoi ai.

Skip to toolbar