Greqi: Pritet ndryshim i pushtetit, luftë për votuesit e majtë

Të dielën (07.07) grekët zgjedhin një parlament të ri. Opozita konservatore pret të fitojë me diferencë të madhe, kurse kryeministri i majtë, Aleksis Tsipras lufton për mbijetesën politike.

“Të dielën në mëngjes kutia e votimit është akoma bosh”, përsëriste gjithmonë në fushatë Aleksis Tsipras, kryeministri grek duke nënkuptuar me këtë: Nuk ka rëndësi se çfarë thonë sondazhet, përkrahësit e tij duhet të shkojnë të votojnë dhe nuk duhet të dekurajohen. Arsye për dekurajim ka për partinë e majtë, Syriza: Partia konservatore, Nea Demokratia kryeson sondazhet: Sipas një sondazhi të kësaj jave, madje konservatorët kanë një diferencë prej 13%. Kreu i opozitës, Kyriakos Mitsotakis, kërkon të jetë kryeministri i ardhshëm i Greqisë.”Ne luftojmë për çdo votë dhe duam të krijojmë një qeveri të fortë, që Mitsotakis të vërë në jetë shpejt premtimet e tij”, thotë Konstantinos Kyranakis kundrejt Deutsche Welles, kandidat për deputet i konservatorëve.

Por ende nuk ka ardhur puna deri këtu. “Besoj, se ne do t’i fitojmë zgjedhjet parlamentare, dua ta besoj këtë”, mendon Kostas Arvanitis, deputet i ri i sapozgjedhur i Syrizas në Parlamentin Europian. “Prognozat nuk janë gjithmonë të sakta, dhe shpesh të gabuara”, thotë ai për Deutsche Wellen. Nëse bëhet fjalë për të mbrojtur politikën e partisë së tij, ai është gati të luftojë. “Syriza e çoi deri në fund punën e saj, ajo e mbylli politikën e kursimit të Greqisë”, thotë ish-gazetari. Fakti që Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk i mbikqyr më financat e shtetit helen, ai e sheh si një “sukses të madh” të qeverisë së Tsiprasit.

Grindje për politikën ekonomike në vend

Kur ishte kryetar i opozitës, Aleksis Tsipras i kishte shpallur armike kushtet e kursimit të vëna nga kreditorët ndërkombëtare. Pas ngjitjes në post në vitin 2015 ai mori kthesën drejt realitetit politik-ekonomik. Por sa më shumë që afron data e zgjedhjeve, aq më shumë grekëve u vjen ndër mend Tsiprasi i dikurshëm, që ngrinte fort zërin. Vetë ai përpiqet të shpjegojë kthesën politike që mori në vitin 2015: “Ne kishim naivitetin të besonim, se Europa do t’i respektonte vendimet e popullit grek”, tha ai në televizionin grek, Skai. Nënkuptohet, të tjerët e kishin fajin.

Kryeministri aktual, Tsipras paralajmëron nga një ndryshim i qeverisë. Me kreun konservator, Mitsotakis në Greqi do të kthehet politika e kursimit dhe impulset e reformave të viteve të fundit do të vihen në rrezik, thotë ai. Por politikani opozitar, Kyranakis kundërpërgjigjet. “Qeveria e fundit konservatore ishte ajo që për herë të parë e vuri nën kontroll deficitin e pakufishëm dhe e ktheu vendin në rrugën e rritjes ekonomike.” Sipas tij, Tsipras ka ndjekur një kurs me zigzage, dhe në fund të fundit ka grumbulluar borxhe të reja në vlerë prej 30 miliardë euro, kritikon Kyranakis.

Edhe Konstantinos Botopoulos, që të dielën kandidon për Partinë Socialiste, KINAL e kritikon retorikën e Tsipras. Çështja “politikë konservatore kursimi apo vepra bamirësie të majta” është një dilemë e stisur për qëllim elektorale, mendon ai. Në realitet, Syriza ka kohë që i ka pranuar kushtet e kursimit të vendosura nga kreditorët.

Lufta për votuesit e majtë

Tsipras lufton pa u lodhur në dy fronte: kundër konservatorëve dhe tani edhe kundër socialistëve të forcuar së fundmi. Prej kohësh socialistët gjendeshin në periferi të skenës politike, por të dielën ata shpresojnë për një rezultat dy shifror- Por dhe nëse do të humbet të dielën, Tsipras dëshiron patjetër të arrijë objektivin e tij minimal dhe të forcojë Syrizan si forcën kryesore politike majtas qendrës politike. Tsipras ka gjasa t’ia dalë kësaj. Për socialistin Botopoulos nuk shtrohet aspak çështja e konkurrencës me Syrizan. Sepse sipas tij vetëm KINAL-i i tij ofron një alternativë të vërtetë socialdemokrate në Greqi. Për të Syriza nuk është as socialdemokrate dhe as e majtë.

As politikani i Syrizas, Arvanitis nuk i kupton socialdemokratët si konkurrencë të vërtetë, por për arsye të tjera. “Në gatë ti shikon kush është përbri teje ose para teje, ata që ndodhen pas teje nuk kanë ndonjë rëndësi.”/DW/

Greqia voton të dielën, Mitsotakis premton ulje të taksave. Tsipras rritje të pagave

Greqia u drejtohet kutive të votimit të dielën më 7 korrik, për të mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas shpërndarjes së parlamentit nga Kryeministri Alexi Tsipras, qëhumbi në zgjedhjet për Parlamentin Europian. Partia konservatore “Demokracia e Re” e Kyriakos Mitsotakis, që u shpall fituese edhe në zgjedhjet e Parlamentit Europian, shihet si favorite në zgjedhjet e të dielës në Greqi.

Këtë të premte është mbyllur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 7 korrikut, teksa në Athinë është mbajtur dhe mitingu përbmbyllës. Mitsotakis ka premtuar premtuar ulejn e taksës mbi të ardhurat, që sipas tij do bëhet 9% nga 22% që është aktualisht.

Gjithashtu, kreu i konservatorëve, ka premtuar ulje deri në 30% të tatimit mbi pronën gjatë dy viteve të ardhshme, duke i dhënë mundësi rritjes së aktivitetit konik dhe konkurrencës në vend. “Është obligimi ynë, veçanërisht për brezin e ri që meriton të gjejë punë në Greqi, në vend që të shkojë jashtë vendit”, ka thënë Kyriakos Mitsotakis.

Sondazhet i japin kreu të Demokracisë së Re në Greqi një avantazh të kënaqshëm në raport me kundërshtarin e tij, Alexia Tsipras, i cili po vuan rënien e popullaritetit për shkak të problemeve ekonomike që ka pasur vendit.

“Ne kemi rritur pagën minimale me 11%. Jemi zotuar që të ketë një rritje prej 15% të pagave gjatë dy viteve të ardhshme, në mënyrë që pagat të paktën të arrijnë nivelet e para krizës”, ka shkruar në Twitter, Alexis Tsipras, të premten duke i kërkaur mbështetje qytetarëve grek për një mandat të ri.

Të drejtën e votës për të zgjedhur deputetët e parlamentit të ri në Greqi, e kanë dhe mijëra qytetar shqiptarë që jetojnë prej vitesh në shtetin fqinj, dhe që kanë fituar të drejtën për të votuar.

Vendoset 7 korriku si data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Greqi

Pas humbjes në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras thirri zgjedhjet e parakohshme, duke deklaruar dorëheqjen.

Ndërkohë, zgjedhjet fillimisht u mendua se do mbaheshin në datën 30 qershor, ditë kur do të zhvillohej raundi i dytë i zgjedhjeve vendore dhe lokale, por janë shtyrë me një javë.

Së fundi qeveria greke ka vendosur datën 7 korrik, si datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Në fakt, arsyeja e shtyrjes së datës së zgjedhjeve për në 7 korrik, është se më 30 qershor në Greqi do të zhvillohet provimi i maturantëve që kërkojnë të futen në universitet, ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Tzannakopuolos.

Mandati aktual i qeverisë Tsipras përfundonte në tetor, por humbja në zgjedhjet e Parlamentit Evropian bëri që Kryeministri grek të kërkonte shpërndarjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Tsipras pranon humbjen, thërret zgjedhje të parakohshme

Partia SYRIZA e Kryeministrit të Greqisë Alexis Tsipras humbi në zgjedhjet e Parlamentit Europian përballë opozitës konservatore të kryesuar nga Demokracia e Re. Kjo humbje, që në fakt nga partia në pushtet ishte meduar se do të ishte një votë besimi për politikën e qeverisë, e ka detyruar Tsiprasin të japë dorëheqjen dhe të thërrasë zgjedhje të përgjithshme parlamentare, pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe atyre të përgjithshme.

Lajmin për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, Alexis Tsipras e dha nga selia e partisë së tij mbrëmjen e së dielës mbrëma, ku deklaroi se “rezultati nuk ishte në përputhje me pritshmëritë tona”. Më herët, udhëheqësi i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis kërkoi dorëheqjen e Trsipras dhe mbajten e zgjedhjeve të përgjithshme në Greqi. “Greqia ka nevojë për një qeveri të re. Është e qartë se populli grek ka humbur besimin e tij për këtë qeveri”, tha ai.

“Kryeministri duhet të marrë përgjegjësitë e tij. Ai duhet të japë dorëheqjen dhe vendi duhet të mbajë zgjedhje kombëtare sa më parë që të jetë e mundur. Dielli po ngrihet mbi një Greqi më të ndritshme, një që ka vuajtur shumë, por ka gjetur forcën për të ndryshuar,” shtoi Mitsotakis. Ai premtoi të punojë shumë për të ndryshuar kursin e Greqisë në një Europë në ndryshim.

Integrimi i Shqipërisë në pikëpyetje, sondazhet në Greqi kryesohen nga anti europianistët

Në Greqi janë publikuar dy sondazhe në lidhje me zgjedhjet në parlamentin europian që do të zhvillohet ditën e diel. Sondazhe e zhvilluara nga MARC për ANT1 dhe MRB për Star, nxjerrin kryesuese opozitarët konservatorë “Demokracia e re” me 29.4 % të votave ose “kërcënuesit” e Shqipërisë për të mos lejuar integrimin e saj në BE.

Ky sondazh është një goditje e rëndë për Kryeministrin Tsipras dhe partinë e tij SYRIZA, por venë në dyshim edhe të ardhmen e Shqipërisë për dhënien e votës pozitive për hapjen e negociatave në qershor.

Kyriakos Mitsotakis që kryeson partinë “Demokracia e re” ka deklaruar më herët se do të vendosë veton për Shqipërinë dhe Maqedoninë në rrugën drejt Integrimit Europian.

“Do i qëndroj të drejtës për të vënë veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe integrimit të Shqipërisë për në BE. Unë do të mbroj të drejtat e pakicës kombëtare greke. Dhe nëse nuk respektohen, Shqipëria të harrojë kursin e saj europian” ka deklaruar Mitsotakis.

Demokracia e Re kryeson me 29.4 % të votave , të ndjekura nga SYRIZA me 2.4 % , KINAL me 6.6 % dhe Agimi i Artë 5.4 %.

Kryeministri Tsipras fiton mocionin e mosbesimit në parlament

Kryeministri grek Alexis Tsipras fitoi mocionin e mosbesimit, që është edhe një provë e parë e shanseve të rizgjedhjes së qeverisë së tij në zgjedhjet që do mbahen këtë vjeshtë.

Kryeministri Tsipras bëri një mocion mosbesimi kundër ministrit alternativ të Shëndetësisë, Pavlos Polakis. Numri i votave përfundimtare tregoi se 153 ligjvënës e mbështetën qeverinë nga 289 deputetë që votuan.

Qeveria e Tsipras, mandati i së cilës përfundon në tetor, njoftoi një sërë masash për 2019-2021 që synonin lehtësimin e tendosjeve financiare të grekëve, duke përfshirë shkurtimet e taksave dhe një përfitim të përhershëm për pensionistët. Greqia doli nga ndihma e saj e tretë ndërkombëtare në gusht të 2018 dhe ka tejkaluar objektivat e fiskal. Qeveria pret që performanca e saj fiskale të arrijë 1.14 miliardë euro këtë vit dhe vlerëson koston e përfitimeve të pensioneve në 800 milionë euro.

Rama-Tsipras, takim kokë më kokë në Dubrovnik

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka mbërritur në Dubrovnik ku do të marrë pjesë në samitin ekonomik mes Kinës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Mediat greke i referohen burimeve në Dubrovik teksa shkruajnë se sot paradite kryeministri i Shqipërisë, Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me kryeministrin grek, Alexis Tsipras.

Në takim do të diskutohen çështje të rënësishme që vazhdojnë të mbeten pezull mes dy vendeve, në mënyrë të veçantë marrëveshja mes kufijve detarë shqiptaro-grekë.

Marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë ka mbetur pezull për shkak të ndryshimeve në Ministritë e Jashtme të të dy vendeve tona.

Skip to toolbar