Kafshët e sëmura dhe produktet e skaduara nuk do groposen më, do trajtohen në landfill

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nisur ndërtimin e një impianti, ku do të trajtohen produktet e skaduara që sekuestrohen nga AKU, apo kafshët e sëmura që azgjesohen sipas protokolleve të përcaktuara. Deri më tani, AKU i ka asgjësuar produktet ushqimore të sekuestruara, në vende të ndryshme, kryesisht duke i groposur. Por së shpejti do të marrë fund groposja në vende të ndryshme i këtyre produkteve, pasi ato do të trajtohen pranë landfillin e Sharrës. Lajmin e ka dhënë Ministri Blendi Çuçi, i cili ka publikuar në rrjetet sociale foto nga punimet që po kryhen për ndërtimin e landfillit të ri, ku do të trajtohen dhe asgjësohen produkte ushqimore apo kafshë të sëmura.

“Trajtimi i ushqimeve të skaduara që sekuestrohen nga AKU-ja apo edhe i kafshëve të sëmura që asgjësohen sipas protokolleve të përcaktuara nuk do të jetë më një problem mjedisor. Falë impiantit që po ngrihet pranë Landfillit të Sharrës do të disiplinohet i gjithë ky proces duke garantuar standardet më të mira mjedisore. Investimi që po bëhet gati përmes partneritetit publik privat është gjëja e duhur që adreson këtë problematikë të mbartur prej vitesh”.

“Asgjësimin e mallrave të skaduara e pa standarde, si dhe të kafshëve të sëmura e kemi detyrim ligjor për të garantuar shëndetin e konsumatorëve, por ky proces nuk mund të bëhet në kurriz të mjedisit. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të mbështesë investime të tilla edhe në zona të tjera të vendit, duke besuar se kjo është mënyra e duhur për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi”, ka shkruar Çuçi.

AKU gjoba subjekteve në bregdet, bllokon një prej tyre

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon aksionin e saj për të siguruar një jetë më të shëndetshme për konsumatorin dhe të ndalojë abuzuesit. Gjatë kontrollit të kryer në Rrogozhinë dhe Spille, AKU ka gjobitur dy subjekte dhe ka bllokuar me dhjetarë kilogramë produkte ushqimore të skaduara. Gjobat kapin një vlerë prej 3.15 milionë lekë.

“Në momentin e kontrollit në subjekt u konstuan produkte të pa etiketuara në gjuhën shqipe (vaj misri, vaj kikiriku, majonezë, salcë domateje, makarona, miell). Gjithashtu u konstatua një sasi prej 5 kg mocarela pa etiketë dhe pa dokumentacion shoqërues si dhe një sërë produktesh ushqimore me afat të kaluar përdorimi ( çokollatë, mini Croisant etj)”, thuhet në njoftimin e AKU.

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme:

Gjobë 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa disponuar licencën përkatëse,

Gjobë 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,

Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

Gjobë 50,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin,

U bë bllokimi i produkteve të pasigurta për konsum me qëllim asgjësimin e tyre.

Po ashtu nga kontrolli i ushtruar në një tjetër subjekt në Spille, u konstatua se subjekti ushtron aktivitetin si qebabtore i paregjistruar (pa nipt). Aktiviteti ushtrohej në një ambient të hapur dhe jashtë kushteve higjieno–sanitare. Në momentin e kontrollit në subjekt u konstatuan produkte ushqimore, kryesisht pula e qofte të ambalazhuara pa dokumentacion shoqërues (faturë tatimore dhe raport analiza përkatëse apo certifikatë veterinare)

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme:

Gjobë 500,000 lekë për mungesë të kushteve higjieno-sanitare,

Gjobë 200,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

U mor masa e bllokimit të menjëhershëm të aktivitetit si dhe u bë bllokimi i produkteve të konstatuara si të pasigurta për konsum.

Ushqimet që ndihmojnë në luftimin e celulitit

Celuliti është një problem estetik i lëkurës që prek të gjitha femrat, por përmes ushqimit të duhur mund të gjendjet dhe zgjidhja për të. Ka shumë faktorë që lidhen me formimin e celulitit, si qarkullimi i dobët i gjakut, jeta sedentare, pirja e duhanit, çrregullimet hormonale, predispozita gjenetike etj. Celuliti nuk prek vetëm femrat e kolme, por edhe ato të dobëta, prandaj nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me peshën trupore. Për ta luftuar atë mënyra më e mirë është përmes ushqimit të shëndetshëm dhe aktivitetit fizik.

Ushqimet e pasura me sheqer, yndyrë dhe kripë favorizojnë shkaktimin e saj, ndërsa ushqimet e pasur me antioksidantë, minerale dhe vitamina kanë një efekt pozitiv në luftimin e celulitit. Ja 5 ushqimet që bëjnë “mrekulli” në largimin e celulitit.

1-Frutat e pyllit janë të pasura me antioksidantë që ndihmojë për të luftuar inflamacionin dhe të nxisin qarkullimin e gjakut.

2-Avokado është anti-inflamator dhe një burim i acideve yndyrore esenciale Omega 3. I pasur me magnez dhe kalium, lehtësojnë eliminimin e lëngjeve të tepërta nga trupi.

3-Kivi është i mirë për shëndetin e lëkurës, në sajë të vitaminës C. Kjo vitaminë favorizon prodhimin e kolagjenit që riparon lëkurën në mënyrë natyrale.

4-Rrepkat janë një burim i kaliumit, squfurit dhe magnezit që largojnë fryrjet në trup si pasojë e mbajtjes së ujit të tepërt.

5-Arrat janë një burim i mirë i acideve yndyrore esenciale Omega 3, të cilat favorizojnë qarkullimin e duhur të gjakut dhe uljen e inflamacionit në trup.

Ushqimet me kimikate, gjoba JO, burg PO

Gjatë mbledhjes së grupit parlament të PS, janë bërë disa ndryshime në Kodin Penal, ku pjesë e tyre ishin edhe akuzimet që bëhen me sigurinë e ushqimeve.

Pas skandaleve në mediat se përdoren shumë kimikate, madje edhe materiale ndërtimi në ushqimet e ndryshme që kanë konsum të përditshëm, ka reaguar edhe qeveria duke ashpërsuar masat në lidhje me parandalimin e këtyre rasteve.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se çdo person që abuzon me ushqimet dhe tregton produkte të skaduara do të dënohet me 10 vite burg.

“Kodi ka nevojë për disa ndryshime në aspekte të tjera për mbarëvajtjen e jetës së vendit. Duke nisur nga siguria ushqimore, kemi bërë jo pak progres. Produktet tona bujqësore, ndryshe nga çfarë del ne ekran për të bërë sensacion, janë plotësisht të shëndetshme. Asnjë kamion nuk është kthyer për shkak të cënimit të standardeve europiane, por ka fatkeqësisht individë edhe subjekte që kryejnë krime kundër shëndetit të njeriut, ia kanë hedhur 30 vjet me gjoba që nuk janë asgjë krahasuar me fitimin e tyre. Dua t’i referohem disa neneve për sigurinë ushqimore, importimi, prodhimi, ruajtja, prodhimi, shitja apo vendosja në qarkullim e pijeve ushqimeve, barnave, futja e kimikateve do të dënohet me burg. E njëjta gjë për tregtimin e produkteve jashtë afatit. Kjo është një lojë që vazhdon prej 30 vitesh, që afatet e përdorimit të prodhimeve ushqimore shkelen. S’ja ka borxh asnjë familje kësaj shumice që të rrijë dhe bëjë sehir, është një vepër që dënohet me 10 vjet burg.” – tha Rama

Hormone e materiale ndërtimi tek ushqimet, AKU: Perimet janë të sigurta

Lajmet se perimet dhe frutat rriteshin me hormone, pesticide dhe me materiale ndërtimi bëri që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të kryente kontrolle në fermat dhe serat e Beratit dhe Fierit.

Sipas AKU-së janë kryer verifikime magazinat që ushtrojnë aktivitet për shitjen e fruta-perimeve me shumicë dhe janë kryer teste nga mostra të ndryshme të marra në laborator. AKU tha se të gjitha kanë dalë brenda normave të përdorimit të pesticideve.

“Për rastet kur është konstatuar mos përmbushje e kërkesave ligjore, inspektorët kanë marrë masa administrative ndaj subjekteve. Shkeljet e konstatuara kishin të bënin kryesisht me mangësi në dokumentacionin për gjurmueshmërine e produktit. Perimet e prodhuara nga fermerët e Myzeqesë dhe kudo në vend janë brenda parametrave të sigurisë dhe standardeve ushqimore bashkëkohore. Për rrjedhojë edhe të kërkuar nga vendet e BE-së dhe kjo vërehet nga rritja e eksporteve të fruta-perimeve drejt vendeve si Greqia, Italia dhe vende të tjera evropiane etj. Pothuajse çdo ditë nga Shqipëria dalin produkte (fruta, perime) me destinacion vendet e BE-së.” – thuhet në njoftimin e AKU

Skip to toolbar