AKU gjoba subjekteve në bregdet, bllokon një prej tyre

AKTUALITET


Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon aksionin e saj për të siguruar një jetë më të shëndetshme për konsumatorin dhe të ndalojë abuzuesit. Gjatë kontrollit të kryer në Rrogozhinë dhe Spille, AKU ka gjobitur dy subjekte dhe ka bllokuar me dhjetarë kilogramë produkte ushqimore të skaduara. Gjobat kapin një vlerë prej 3.15 milionë lekë.

“Në momentin e kontrollit në subjekt u konstuan produkte të pa etiketuara në gjuhën shqipe (vaj misri, vaj kikiriku, majonezë, salcë domateje, makarona, miell). Gjithashtu u konstatua një sasi prej 5 kg mocarela pa etiketë dhe pa dokumentacion shoqërues si dhe një sërë produktesh ushqimore me afat të kaluar përdorimi ( çokollatë, mini Croisant etj)”, thuhet në njoftimin e AKU.


Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme:

Gjobë 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa disponuar licencën përkatëse,

Gjobë 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,

Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

Gjobë 50,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin,

U bë bllokimi i produkteve të pasigurta për konsum me qëllim asgjësimin e tyre.

Po ashtu nga kontrolli i ushtruar në një tjetër subjekt në Spille, u konstatua se subjekti ushtron aktivitetin si qebabtore i paregjistruar (pa nipt). Aktiviteti ushtrohej në një ambient të hapur dhe jashtë kushteve higjieno–sanitare. Në momentin e kontrollit në subjekt u konstatuan produkte ushqimore, kryesisht pula e qofte të ambalazhuara pa dokumentacion shoqërues (faturë tatimore dhe raport analiza përkatëse apo certifikatë veterinare)

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme:

Gjobë 500,000 lekë për mungesë të kushteve higjieno-sanitare,

Gjobë 200,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

U mor masa e bllokimit të menjëhershëm të aktivitetit si dhe u bë bllokimi i produkteve të konstatuara si të pasigurta për konsum.




Skip to toolbar