Tragjedi, djali i Cafu vdes duke luajtur futboll

Një tjetër tragjedi ka përfshirë botën e futbollit. Djali 30-vjeçar i ish mbrojtësit legjendar të Brazilit dhe disa klubeve në Europë, Cafu, ka vdekur gjatë kohës që luante futboll. Lajmin e kanë dhënë mediat ndërkombëtare, të cilat shkruajnë se familja Cafu, ish mbrojtës i Romës dhe Milanit, ka humbur djalin Danilo Feliciano De Moraes.

Djali i legjendës braziliane është ndarë nga jeta duke luajtur futboll në shtëpinë e familjes së tij ne Barueri në (San Paolo). 30-vjeçari mësohet se ka pësuar një atak kardiak gjatë një ndeshje mini-futbollit, duke rënë në tokë. Familja e ka dërguar menjëherë në spital të riun, por mjekët nuk kanë qenë në gjendje ta mbajnë në jetë. Danilo Feliciano ishte fëmija i madh i tre fëmijëve të Cafu.

Një i afërm i familjes, që ka qenë prezent në momentin e tragjedisë, është shprehur se Danilo Feliciano është ndjerë keq vetëm pas dhjetë minutash lojë. Ai është dërguar në spitalin Albert Einstein, por nuk ka mundur të jetojë. Vetëm pak ditë  më parë, një tjetër ish futbollist dhe trajner i njohur, spanjolli Luis Enrique humbi vajzën e tij 10-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Vdes Ross Perot, miliarderi që tronditi politikën amerikane

Vdiq në moshën 89 vjeçare Ross Perot, miliarderi i Teksasit i cili tronditi politikën amerikane me dy fushata presidenciale si i pavarur në vitet 1990.

Në prill 2019, pasuria e zotit Perot u vlerësua në 4.1 miliardë dollarë nga revista Forbes.

Ross Perot ishte një shitës i lindur, i cili u pasurua me biznesin e tij të shërbimeve kompjuterike. Si politikan, zoti Perot ishte i pazakontë dhe jo-konvencional. Ai ishte i shkurtër, i mbante flokët të qethura shkurt, fliste me një gjuhë popullore dhe përdorte një dialekt të spikatur teksan. Shpesh bënte shaka me veshët e tij të gjatë.

Ross Perot i thoshte gjërat hapur dhe suksesi në biznes i jepte siguri në debatet politike.

Perot ishte mjaft aktiv dhe me shpirt luftarak, aq sa kur dy nga punonjësit e tij u burgosën në Iran në vitin 1978, organizoi një ekip komandosh të përbërë nga punonjës të tij për t’i shpëtuar, madje punësoi një kolonel të Beretave të Gjelbra për këtë qëllim.

Zoti Perot hyri në garën presidenciale të vitit 1992 si i pavarur dhe shpejt gjeti një segment mbështetësish të cilët ishin ftohur nga partia republikane dhe ajo demokrate.

Tema e tij kryesore në debate ishte frenimi i shpenzimeve qeveritare që rrisnin deficitin kombëtar, për të cilin pak flitej në publik.

Fushatën e tij ai e financonte kryesisht me paratë e veta. Vetëm 5 muaj para zgjedhjeve të vitit 1992, zoti Perot arriti të kryesojë anketat e Gollup me 39 përqind, krahasuar me 31 për qind për republikanin George H.W. Bush dhe 25 përqind për demokratin Bill Clinton.

Ngjarje e rëndë, vdes në aksident futbollisti spanjoll

Mediat ndërkombëtare raportojnë të shtunën se është ndarë nga jeta Hoze Antonio Rejes, ish-futbollist i Seviljes, Arsenalit dhe Real Madridit, që lunate në radhët e skuadrës Ekstremadura.

Ai ka vdekur në një aksident automobilistik në rrethinat e Utreras. Sulmuesi, 35-vjeç, ka mbetur i vdekur në vend në autostradën Sevilje-Utrera. Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi i Seviljes nëpërmjet një njoftimi zyrtar.

Loja e seksit i merr jetën 22 vjeçares

Një 29 vjeçar gjerman është arrestuar pasi një grua britanike është gjetur e vdekur në tualetin e një hoteli në Zvicër.

22 vjeçarja Anna Florence Reed u dëgjua të bërtiste në një sherr që mendohet të ishte duke bërë me të dashurin e  saj në dhomën e hotelit “Ramada La Palma” në liqenin Locarno në Zvicër. Klientët e shqetësuar njoftuan stafin e hotelit. Por  Anna Florence Reed, 22 u gjet e vdekur në tualetin dhomës.

Mjekët u thirrën, por ajo u shpall e vdekur në vendngjarje.

I dashuri i saj gjerman, 29 vjeç, është arrestuar dhe po përballet me një akuzë për vrasje paraprake. Ai i tha policisë se e dashura e tij vdiq gjatë një loje seksi.

Skip to toolbar