Jetonte i vetëm, i moshuari vetëvritet me armë

Një i moshuar, i cili jetonte prej vitesh i vetëm në banesë, i dha fund jetës së tij duke u qëlluar me armë. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Shumbat të Dibrës.

Në kushte të rënduara psikologjike, 68-vjeçari Xheladin Mandri, qëlloi veten me armë në banesën e tij, duke i dhënë fund jetës.


Sipas policisë vetëvrasja ka ndodhur në kushte të rënduara psikologjike dhe për faktin se i moshuari jetonte i vetëm.

Tiranë, 36-vjeçarja hidhet nga ballkoni i katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë në zonën e Unazës së Re. Një 36-vjeçare është hedhur nga ballkoni i banesës së saj nga kati i dytë.

Shtetasja me iniciale S.M., 36 vjeç, është transportuar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Nuk dihen arsyet që e çuan 36-vjeçaren në  këtë akt ekstrem, policia ka nisur hetimet.

Durrës, 14 vjeçarja pi fostoksinë, humb jetën në spital

Një 14 vjeçare ka vendosur t’i jap fund jetës së saj duke pirë fostoksinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Rrashbull në Durrës, ndërsa 14 vjeçarja me iniciale M.H. nuk ka mundur të mbijetojë pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

E mitura u dërguar në Spitalin Toksikologjik Tiranë ku humbi dhe jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Policia ndjek të kërkuarin, e gjejnë të vetëvrarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Plan i Bardhë të Klosit, ku një person ka vrarë veten me një plumb në kokë.

Viktima është shtetasi Ari Hoxha, 31 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje.

Sipas policisë 31 vjeçari po shkonte i armatosur drejt banesës së bashkëshortes së tij dhe kjo ka bërë që efektivët të nisen me urgjencë në adresën ku kishin marrë informacion. Mirëpo kur efektivët kanë arritur kanë dëgjuar një të shtënë me armë.

I riu kishte vrarë veten rreth 150 metra larg banesës së vjehrrit të tij, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plot të ngjarjes.

Humb bashkëshorten, hidhet nga ballkoni 30-vjeçari në Vlorë

Një 30 vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij në kushtet e depresionit të rëndë në qytetin e Vlorës.

Viktima i identifikuar me inicialet M.G., 30 vjeç, është hedhur nga ballkoni, nga kati i 9-të i banesës ku jetonte. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia 3” rreth orës 19:30.

Mësohet se më herët 30-vjeçari ka humbur bashkëshorten dhe ishte në depresion, çka mund ta ketë shtyrë të ndërmarrë këtë akt. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Akuzat për korrupsion, vetëvritet ish presidenti i Perusë

Ish-presidenti i Perusë, Alan Garcia ka kryer vetëvrasje ditën e sotme, pak para se policia të bënte arrestimin e tij.

Garcia ka qëlluar veten me armë dhe ka humbur jetën në spital për shkak të plagëve të marra. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua edhe nga presidenti i tanishëm i Perusë, Martin Vizcarra.

Alan Garcia akuzohej se në periudhën 2006-2011, ku ka qenë në detyrën e presidentit ka abuzuar me tenderin e një projekti të ndërtimit të linjës së metrosë në kryeqytet. Sipas hetimeve thuhet se ish presidenti kishte marrë ryshfet nga kompania ndërtuese braziliane Odebrecht.

Alan Garcia ka shërbyer dy herë si President i Perusë gjatë viteve 1985-1990 dhe 2006-2011.

Skip to toolbar