Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur në Bulqizë. Një kamion i ngarkuar me lëndë drusore ka dalë nga rruga duke lënë të vdekur shoferin i identifikuar si Gafurr Suma, 43 vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur një person tjetër që e shoqëronte, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Polica ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.
Një person ka dalë në rrugët e qytetit australian të Darvinit duke qëlluar me armë në drejtime të ndryshme pa një objektiv të qartë. Fillimisht autori u fut në një hotel, më pas në një bar dhe në një rrugë afër një rajoni policie. Nga të shtënat me armë janë shënuar 4 viktima dhe një i plagosur.
Autori 45 vjeçar, i cili ishte i njohur për policinë, ka vepruar i vetëm dhe nuk kishte të bënte me aktet terroriste, ndërsa është arrestuar menjëherë nga policia duke shmangur rritjen e numrit të viktimave.
Të shtënat masive në publik janë një dukuri e rrallë, që pas kohës kur shteti Australian rishikoi ligjin e armëve në vitin 1996
Një person është gjetur i vdekur në një kabinë elektrike në qytetin e Fierit. Viktima është identifikuar si Vladimir Plaka, 45 vjeç, banues në Kuman, ndërsa ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kryengritja”.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, por mendohet se 45-vjeçarin mund ta ketë zënë korrenti. Policia ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën pasi i ka zënë dheu poshtë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Çair të Maqedonisë së Veriut, ku po punohej për hapjen e një kanali.
Tre persona mbetën të bllokuar nga dheu, dy vëllezërit shqiptar Mensur Mustafa dhe Abdulkerim Mustafa, respektivisht 26 dhe 28 vjeç, humbën jetën. Ndërsa mbeti i plagosur një 54-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Trupat e dy të vëllezërve shqiptarë janë nxjerrë pas disa orë gërmimesh.
Një shqiptar ka humbur jetën në qytetin Arenzo në Itali, pas një aksidenti tragjik. Viktima i identifikuar si Shpëtim Halili, 35 vjeç, ka qenë duke i dhënë motorit të tij në anë të rrugës, ndërkohë që një makinë e ka marrë para duke hipur sipër trupit të tij.
Motori i shqiptarit është gjetur buzë rrugës, ndërsa 30 metra më larg është gjetur trupi i tij me plagë të mëdha të shkaktuara nga makina.
Nuk dihet ende nëse shqiptari është rrëzuar fillimisht nga mortori i tij dhe pastaj është shtypur nga makina, apo është marra para nga makina gjatë kohës që po i jepte motorit.
Gruaja që po drejtonte makinën është shprehur për policinë se nuk kishte parë gjë vetëm kishte ndjerë që trupi i shqiptarit ishte futur poshtë rrotave të makinës.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Japoni ku një
burrë i armatosur me thikë ka sulmuar një grup nxënësish që ishin duke pritur
autobusin e shkollës, duke plagosur 18 prej tyre, dy prej të cilëve ndërruan jetë.
BBC raporton se ngjarja ka ndodhur në qytetin
e Kawasakit, në Japoninë jugore. Viktimat janë një vajzë 12-vjeçare dhe një
burrë 39-vjeçar.
Ndërsa i dyshuar është një burrë rreth të
50-ave i cili raportohet të jetë vetëplagosur më pas me thikë në qafë, në
tentativë për t’i dhënë fund jetës, e më pas është arrestuar nga policia. Por,
ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë duke shënuar viktimën
e 3-të të sulmit.
Motivet e këtij sulmi mbeten të panjohura. Kjo ngjarje ka ndodhur në një kohë kur Japonia po vizitohet nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i cili ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e sulmit.
Të paktën 20 studentë kanë humbur jetën në një shkollë private në Indi, pasi një zjarr ka shpërthyer në një klasë me 50 nxënës. Përveç viktimave, të gjithë nën moshën 20 vjeçare, kanë mbetur të plagosur edhe 20 studentë të tjerë raportojnë autoritetet indiane.
Zjarri mendohet se ka nisur për shkak të një defekt elektrik në sistemin e kondicionimit. Nxënësit mbetën të bllokuar pasi zjarri ra pikërisht pak para shkallëve dalëse, duke bërë që disa prej tyre të hidheshin nga ndërtesa.
Autoritete në Indi kanë arrestuar njërin nga pronarët e shkollës, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.
Nëse do të mendonit për majën më të lartë në botë, Malin Everest do të imagjinoni një vend të qetë , të mbushur me dëborë dhe sigurisht pa njerëz. Mirëpo në fakt realiteti është krejt ndryshe, të paktën gjatë sezonit të alpinizmit, ku moti mundëson ngjitjen e njerëzve në majë. Në raste të tilla radha është tepër e madhe.
Të ngjisësh majën më të lartë në botë është një sfidë e vështirë dhe fatkeqësisht këtë herë është shoqëruar me viktima. Tre alpinistë kanë vdekur në malin Everest ditën e enjte, për shkak të rraskapitjes gjatë kohës që ishin duke zbritur. Kjo e çon në 7 numrin e viktimave vetëm këtë javë, më shumë se sa shuma totale e viktimave për të gjithë vitin 2018.
Numri në rritje i njerëzve që ngjisin Everestin, por edhe i viktimave, ka bërë që autoritetet të bëjnë thirrje për leje të kufizuara të personave që duan ta ngjisin. Nepali ka lëshuar 381 leje për këtë sezon ngjitje dhe udhëtimi kushton rreth 11,000 dollarë.
Një oficer shqiptar dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në Rumani. Ngjarja e rëndë është konfirmuar nga Policia e Shtetit.
Ervin Dervina, 41 vjeç, ishte Oficer i Kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC).
“Sot në Rumani, si pasojë e një aksidenti automobilistik, ka humbur jetën Ervin Dervina, Oficer i Kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), si dhe bashkëshortja e tij, shtetase rumune.
Policia e Shtetit shpreh dhimbjen dhe solidaritetin për familjarët e 41-vjeçarit dhe bashkëshortes, për humbjen e papritur dhe të parakohshme të të afërmve të tyre, si dhe është e angazhuar maksimalisht dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet rumune për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve, ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Një makinë tip “Benz” është përplasur me një fugon në vendin e quajtur “Gurorja e Kremenarit”.
Ka humbur jetën drejtuesi i automjetit Shkëlqim Bregu dhe kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjeri në fugon, Taulant Hoxha, 32 vjeç dhe Elison Cane, 35 vjeç.