Messi ‘thyen’ CR7, Van Dijk i mund të dy, shpallet lojtari më i mirë në botë

Virgil van Dijk, pasi u shpall lojtari më i mirë në Champions League për sezonin që shkoi, është shpallur dhe si “Lojtari më i mirë në botë”, për sezonin 2018/2019 nga UEFA. Qendërmbrojtësi holandez fitoi duke mundur konkurrencën e Lionel Messit, që e ka fituar dy herë këtë çmim dhe Cristiano Ronaldos, që e ka fituar tre herë. Çmimi nga Van Dijk u dha gjatë ceremonisë së hedhjes së shortit për fazën në grupe të Champions League.

Në vendin e dytë me 207 pikë, nga 307 që kishte Van Dijk, u rendit Lionel Messi. Një rënie e madhe në krahasim me dy të parët, sa i përket pikëve të marra, ishte për Cristiano Ronaldon, me 74 pikë, e megjithatë ai u rendit i treti, në listën prej 10 lojtarësh. Van Dijk luajti 12 ndeshje në Champions League ku shënoi 2 gola dhe asistoi dy të tjerë, ndërsa luajti 38 takime në të gjitha garat në Angli me Liverpool, ku shënoi 4 gola dhe asistoi dy të tjerë gjatë sezonit që lam pas.

Ai është votuar nga juria e përbërë nga 80 trajner klubesh dhe 55 gazetarë. Ky çmim, që UEFA e jep prej vitit 2011, është fituar për herë të parë nga Lionel Messi, më pas nga Andres Iniesta, Franck Ribery, Cristiano Ronaldo në 2014, më pas Messi përsëri dhe dy herë radhazi nga CR7, përkatësisht në 2016 dhe në 2017. Sezonin e kaluar ky çmim shkoi për Luka Modriç ndërsa këtë vit për Virgil van Dijk.

Skip to toolbar