Papa Françesku zhvillon një vizitë shumë pranë Shqipërisë

Të dielën më 5 maj, Papa Françesku do të zhvillojë një vizitë shumë pranë Shqipërisë, pikërisht në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari.

Reuters shkruan se qëllimi i udhëtimit tre-ditor të Papa Frençeskut është përmirësimi i marrëdhënieve me Kishën Ortodokse si pjesë e planeve të Vatikanit për të arritur një unitet të mundshëm ndërmjet degëve të krishtërimit nga Lindja dhe Perëndimi që u ndanë në vitin 1054.


Por bëhet e ditur se udhëheqësit ortodoksë bullgarë kanë urdhëruar që klerikët të mos marrin pjesë në lutje me Papën, duke thënë se ligjet e tyre nuk e lejojnë këtë. Por, Papa do të takohet me Patriarkun Ortodoks Neophyte dhe do të vizitojë një katedrale ortodokse në Sofje.

Ndërkaq kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar ditë më parë se vizita e e kreut të Kishës Katolike Romake në Shkup, qytetin e lindjes së Nënë Terezës së Shenjtë, është historike si dhe mbart mesazhin e pajtimit dhe solidaritetit.


Meta në Turqi, takohet me Erdogan: Të rrisim bashkëpunimin ekonomik

Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi ku është pritur në një takim nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Presidenti Meta ka postuar në facebook një foto të tijën nga ky takim, me homologun turk, ndërsa shkruan se të dy shtetet që kanë marrëdhënie tradicionale të shkëlqyera do të angazhohen më shumë në të ardhmen për të rritur bashkëpunimin ekonomik.


“Kënaqësi të pritesha në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe të vlerësonim marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve dhe vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen.

Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe. Vumë theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona”, shkruan Meta.

Kënaqësi të pritesha në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe të vlerësonim…

Publiée par Ilir Meta sur Vendredi 3 mai 2019

Vuçiç, në Tiranë më 8 maj

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të vizitojë Tiranën më 8 maj. Ai do të marrë pjesë në Samitin “Brdo-Brioni”, ku do të jetë e pranishme edhe Përfaqësuesja e Lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe liderë të tjerë të Ballkanit.

Sipas axhendës, gjatë vizitës në Tiranë, Vuçiç do të pritet në takime të veçanta nga krerët më të lartë të shtetit, si kryeministri Rama dhe presidenti Meta. Kjo do të jetë vizita e dytë e Aleksandar Vuçiç në Shqipëri, por e para si president i Serbisë. Në maj 2015 ai vizitoi Tiranën në cilësinë e kryeministrit të Serbisë.



Skip to toolbar