Policia e Korçës ka arrestuar 2 persona, pasi akuzohen se kanë vjedhur naftë në kompaninë ku ishin të punësuar dhe e shisnin atë më pas në treg.
Atestohen shtetasit me iniciale F.S., 25 vjeç dhe M.Z., 29 vjeç, ndërsa ndiqet në gjendje të lirë shtetasi A.B., 49 vjeç.
Dy të arrestuarit punojnë në një kompani që kryen punime pranë gazsjellësit TAP, ndërsa janë kapur në flagrancë duke i shitur naftën e vjedhur shtetasi 49 vjeçar.
Hetimet i kaluar Prokurorisë Korçë për veprat penale të vjedhjes dhe shpërdorimit të detyrës.
Grabitja spektakolare e parave në Rinas disa ditë më parë vijon të jetë ende në qendër të vëmendjes. Pas vrasjes së njërit prej grabitësve Admir Murataj, polica është vënë në ndjekje të identifikimit dhe kapjes së bashkëpunëtorëve të tjerë.
Ditën e sotme në shumë media ka qarkulluar lajmi se janë identifikuar nga policia dy autorë të tjerë, duke publikuar emrin dhe imazhin e tyre.
BalkanWeb
Grabitja në Rinas, ja bashkëpunëtorët e Murataj nën survejim
Lexo të plotë
Top Channel
Në lupë grabitësit e bankave. Analizohen grupet kriminale të ngjashme me Rinasin.
Lexo të plotë
Shqiptarja
Identifikohen dy nga autorët e grabitjes në aeroportin e Rinasit
Lexo të plotë
Mirëpo ka qenë vetë policia e shtetit që ka reaguar ndaj këtyre lajmeve duke i cilësuar si jo të vërteta dhe të pasakta. Madje u ka kërkuar edhe ndihmë qytetarëve që për çdo informacion të telefonojnë 112 ku do t’u ruhet anonimati.
“Lidhur me disa publikime në media ditën e sotme, për hetimet mbi grabitjen e datës 9 prill 2019 në Rinas, grupi i posaçëm hetimor deklaron se këto lajme janë të pavërteta dhe të pasakta. Duke përfituar nga ky komunikim me mediat dhe publikun, garantojmë qytetarët se Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjenci të tjera ligj zbatuese mbeten shumë të angazhuara për zbardhjen sa më të shpejtë të rrethanave të grabitjes, zbulimit të autorëve dhe përballjen e tyre me drejtësinë. Çdo qytetar që ka informacion që beson se ndihmon hetimin, mund të telefonojë falas në numrin 112, duke ju garantuar anonimatin.”
Pasditen e 9 prillit, 5 persona të armatosur hynë në pistën e avionëve në Rinas me një fugon me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, ku arritën të grabisnin në sasi të madhe parash, që do të transportoheshin me avion jashtë Shqipërisë. Gjatë largimit të tyre pati edhe shkëmbim me armë zjarri me policinë ku mbeti i vdekur edhe njëri prej grabitësve, Admir Murataj, që dyshohet edhe si organizatori i sulmit.
Policia e Durrësit ka marrë një denoncim nga një shtetas, i cili deklaron se një sasi e madhe parash i janë vjedhur nga kasaforta e shtëpisë.
Avokati Edmond Saliu ka deklaruar në polici se 350 milionë lekë i janë vjedhur nga kasaforta, që mbahej me çelës.
Policia ka nisur hetime, por dyshimet e para mendohet se vjedhja mund të jetë kryer nga anëtarë brenda familjes, pasi në banesë nuk ka asnjë thyerje të dyerve dhe dritareve apo hapje me forcë të tyre.
Mendohet se personat që kanë kryer vjedhjen kanë pasur edhe kopjen e çelësit të shtëpisë. Megjithatë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.