Vidhnin banesat, pranga tre të rinjve

Policia e Vlorës vuri në pranga tre të rinj, të cilët ishin kthyer në makthin e qytetarëve duke vjedhur banesat e tyre. Sipas një njoftimi zyrtar të policisë, mësohet se janë vënë në pranga tre të rinj me inicialet: M.A., M. A., 19 vjeç, M. B., 18 vjeç dhe A. A., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta të rinj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura në qytet, dy prej të cilave janë dokumentuar me prova ligjore.

Konkretisht rastet e ndodhura në datat 15 dhe 25 nëntor 2019, që kanë të bëjnë me vjedhjen e dy banesave në lagjet “Partizani” dhe “15 Tetori”, në Vlorë, në të cilat janë vjedhur sende me vlerë deri në 90 000 lekë. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të vjedhjeve të tjera.

“Më vodhën ‘Benzin’ 180 mijë euro”, si mashtroi kosovari policinë e Vlorës

Një shtetas nga Kosova me banim në Gjermani u arrestua nga policia Vlorës pasi mashtroi atë se i kishin vjedhur një makinë luksoze me vlerë 180 mijë euro. Policia ka shpallur në kërkim dhe dy shokët e tij nën akuzën e mashtrimit.

Si nisi ngjarja? Kosovari së bashku me dy shokët e tij shkuan për të denoncuar në polici se i kishin vjedhur makinën “Mercedes Benz S Class 63 AMG” të vitit 2019 me vlerë 180 mijë euro. Pas hetimit rezultoi se personat kishin mashtruar policinë me qëllim shitjen e makinës dhe përfitimin e lekëve të tjera nga siguracioni i saj.

Kosovari Gëzim Hasani, i cili jeton në Gjermani, ndodhej në Vlorë për disa ditë pushime ku dhe planifikoi të gjithë skemën e mashtrimit.

Policia arrestoi 29-vjeçarin nga Kosova dhe u shpallën në kërkim dy shokët e tij, një italian me inicialet M.C dhe një shqiptar nga Kosova me inicialet F.H.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Kallëzimi i rremë”.

Në kërkim për vjedhje dhe plagosje në Itali, arrestohet në Kurbin

Një 43-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Kurbin me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Fredi Gjonaj, 43 vjeç, është dënuar në Itali me 11 vite e 3 muaj burg në Prill 2005 në mungesë dhe për këtë është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

43-vjeçari akuzohet për “Organizatë kriminale”, “Vjedhje me armë” dhe “Plagosje” në Itali, ku pritet të ekstradohet për kryerjen e dënimit.

E grabitën kur po luante me fëmijët, kapen 2 lezhjanë

Një person është kthyer në shënjestër të grabitësve, ndërkohë që po lunte në park me fëmijët e tij. Ngjarja ka ndodhur në Lezhë, ku dy persona i kanë vjedhur 60 000 lekë te reja nga çanta shtetasit me iniciale S.K., duke përfituar nga fakti që ai nuk e kishte mendjen dhe po luante me fëmijët.

Shtetasit me iniciale E.C. dhe P.D., janë arrestuar në flagrancë me një sasi të shumës së vjedhur ndaj shtetasit me iniciale S.K.

Dy të arrestuarit ishin emra të njohur për policinë, pasi rezultonin me precedentë të mëparshëm penal po për vjedhje.

Vodhën makinën dhe kasafortën në Babrru, dy të arrestuar, një në kërkim

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës dhe një tjetër është shpallur në kërkim, nën  akuzën e vjedhjes së një makine dhe kasaforte. Ngjarja ka ndodhur më 29 korrik 2019 në zonën e Babrrusë, ndërsa policia ka arritur të bëj zbardhjen e plotë të ngjarjes. Gjatë arrestimit të dy autorëve, policia ka sekuestruar edhe dy mjete, njëri prej të cilëve i vjedhur gjatë grabitjes së 29 korrikut.

Policia ka mundur të zbardh dhe dokumentojë autorët e vjedhjes së mjetit dhe kasafortës në banesën e shtetasit B. M. Në pranga kanë rënë shtetasit F. Ll.,  36 vjeç, lindur në Mirditë dhe proceduar më parë për “Kalim të paligjshëm të kufirit dhe E. C., 35 vjeç,  lindur dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. C.,  37 vjeç lindur dhe banues në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin më 29 korrik 2019, në Babrru i kanë vjedhur në banesë shtetasit B. M., kasafortën me një sasi të konsiderueshme eurosh dhe automjetin e tij.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale  “Vjedhja”  kryer në bashkëpunim.

Vodhën banesa, markete e bizhuteri, në pranga 3 “skifterët” e Tiranës

Tre persona janë arrestuar pasi bënin kërdinë me vjedhjet në Tiranë. Vjedhjet e ndodhura në raste të ndryshme, kanë bërë që policia e komisariat nr. 2 të nis hetimet për zbardhjen e tyre. Gjatë operacionit të koduar  “Përsëritësit”, policia vuri në pranga 3 persona, dy prej të cilëve me precedent të mëparshëm kriminal.

Arrestohen shtetasit me iniciale P. K., 37 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë me 18 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”. E. R., 34 vjeç, lindur dhe banues në Sauk, Tiranë, i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh. R. M., 25 vjeç, lindur dhe banues në Sauk, Tiranë.

Shtetasi P.K., në rrugën “Myslym Shyri”, i ka vjedhur një shtetase, nga çanta, celularin iPhone XS Max. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari i vjedhur nga 37-vjeçari. Po ky shtetas dyshohet edhe për vjedhje të tjera, të kryera në këtë formë dhe vijon puna për dokumentimin e tyre.

Ndërsa shtetasit E.R dhe R.M në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përdorur çelësin e banesës së shtetases L.A, kanë vjedhur në kohë të ndryshme, gjatë muajit korrik dhe gusht të këtij viti lekë, euro, bizhuteri, celularë, një kartë bankomati në emër të shtetases L. A., me anë të së cilës kanë kryer tërheqje lekësh në bankomat nga llogaria e kësaj shtetaseje.

Shtetasit E.R. dhe R.M. dyshohet se kanë kryer vjedhje të një marketi, një varëse floriri, të cilën ja kanë marrë nga qafa një shtetaseje dhe vjedhje banesash, për të cilat vijon puna për dokumentimin e tyre.

Materialet e para procedurale do t’i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Vjedhja”, në ngarkim të shtetasit P.K dhe për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim për shtetasit E.R dhe R.M.

TiranëFinalizohet operacioni “Përsëritësit”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Vihen në pranga tre shtetas.I vjedh celularin në rrugë nga çanta një shtetaseje, identifikohet dhe arrestohet autori. Në pranga 37-vjeçari, i dënuar më parë me 18 muaj burg për vjedhje. Në pranga edhe dy shtetas të tjerë, të cilët dyshohet se kanë kryer disa vjedhje banesash e marketesh. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënë para përgjegjësisë ligjore të autorëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Përsëritësit”, si rezulat i të cilit u kapën dhe u ndaluan shtetasit: P. K., 37 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë me 18 muaj burg për vepren penale “Vjedhja”. E. R., 34 vjeç, lindur dhe banues në Sauk, Tiranë, i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh. R. M., 25 vjeç, lindur dhe banues në Sauk, Tiranë.Shtetasi P.K., në rrugën "Myslym Shyri", i ka vjedhur një shtetasje, nga çanta e krahut, celularin iPhone XS Max. Në cilësinë e provës materiale u sekestrua celulari i vjedhur nga 37-vjeçari. Po ky shtetas dyshohet edhe për vjedhje të tjera, të kryera në këtë formë dhe vijon puna për dokumentimin e tyre.Ndërsa shtetasit E.R dhe R.M në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përdorur çelësin e banesës së shtetases L.A, kanë vjedhur në kohë të ndryshme, gjatë muajit korrik dhe gusht të këtij viti lekë, euro, bizhuteri, celularë, një kartë bankomati në emër të shtetases L. A., me anë të së cilës kanë kryer tërheqje lekësh në bankomat nga llogaria e kësaj shtetaseje.Shtetasit E.R. dhe R.M. dyshohet se kanë kryer vjedhje të një marketi, një varëse floriri, të cilën ja kanë marrë nga qafa një shtetaseje dhe vjedhje banesash, për të cilat vijon puna për dokumentimin e tyre.Materialet e para procedurale do t’i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Vjedhja”, në ngarkim të shtetasit P.K dhe për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim për shtetasit E.R dhe R.M.

Gepostet von Policia e Shtetit am Samstag, 31. August 2019

Vidhnin dhomat e pushuesve në Ksamil e Durrës, arrestohen dy persona

Policia ka vënë në pranga dy persona pasi akuzohen për vjedhje në qytetin e Ksamilit dhe atë të Durrësit. Viktimë e këtyre vjedhjeve binin pushuesit, që ishin aty për të kaluar pushimet e tyre verore.

Policia ka vënë në pranga një 46-vjeçar nga Fieri me iniciale DH.P., i cili ishte futur për të vjedhur dhomat e pushuesve në një hotel në Ksamil. Ai u kap në kohë nga pronari i hotelit, i cili lajmëroi policinë dhe bëri të mundur arrestimin e tij.

Një tjetër grabitës u kap në qytetin e Durrësit, i cili për dy muaj kishte kryer plot 13 vjedhje banesash e dhomash të pushuesve. Në pranga ka rënë një 34-vjeçar, i cili u kap në flagrancë gjatë një vjedhje të një banesë. Pas arrestimit atij iu zbuluan edhe 13 raste të tjera të vjedhjeve në Durrës.

Të dy të arrestuarit pritet të dalin para drejtësisë për veprën penale “Vjedhja”.

Policia nxjerr pamjet, si i vidhte 27 -vjeçari me armë marketet në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 27-vjeçarin E.B. banues në Tiranë i cili përmes kërcënimeve me armë vidhte marketet dhe pikat e rimbushjes së telefonave.

Arrestimi i tij u realizua përmes operacionit policor të koduar ‘Maskimi”.

Policia ka siguruar nga hetimet pamje filmike sesi 27-vjeçari nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë ka kryer disa vjedhje si: një market në rrugën “Naim Frashëri”, një pike rimbushje telefonike në rrugën e Durrësit, si dhe dyshohet edhe në një pikë dhënie kredie në zonën e Zogut të Zi.

Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale, një armë zjarri pistoletë me të cilën dyshohet të ketë kryer vjedhjet si dhe rrobat që kishte përdorur në realizimet e vjedhjeve bashkë me kapelet.

Policia njofton se vijon puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera kriminale ku ky shtetas mund të jetë i implikuar.

Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar 'Maskimi" i realizuar me metoda proaktiveVidhte me armë markete dhe pika rimbushje telefonike, vihet në pranga 27 vjecariSekuestrohet arma e zjarrit pistoletë që dyshohet se e përdorte për vjedhjet Në vijim të punës hetimore për zbardhjen vjedhjeve të ndodhura më parë si dhe kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar, forcat policore të Komisariatit të Policisë Nr.2 në bashkëpunim me Prokirorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe me forcat policore të Komisariatit të Policisë Nr. 3 , finalizuan operacionin policor "Maskimi", duke arrestuar shtetasin E.B, 27 vjeç, banues në Tiranë.Nga veprimet hetimore të kryera, të dokumentuara edhe me pamje filmike, dyshohet se ky shtetas, nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë ka kryer disa vjedhje si: një market në rrugën "Naim Frashëri", një pike rimbushje telefonike në rrugën e Durrësit, si dhe dyshohet edhe në një pikë dhënie kredie në zonën e Zogut të Zi. Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale, një armë zjarri pistoletë me të cilën dyshohet të ketë kryer vjedhjet si dhe rrobat që kishte përdorur në realizimet e vjedhjeve bashkë me kapelet. Vijon puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera kriminale ku ky shtetas mund të jetë i implikuar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja me armë".

Gepostet von Policia e Shtetit am Samstag, 17. August 2019

Vidhnin bankat me karta krediti të klonuara, arrestohen dy rumunë

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar dy shtetas rumunë dhe një tjetër në procedim penal, për klonim të kartave të kreditit dhe vjedhjen e parave.

Këta shtetas u arrestuan pas kallëzimin penal të bërë nga një bankë e nivelit të dytë në Tiranë.

Banka kishte pikasur se në ATM-të e saj persona të paidentifikuar kanë përdorur 10 karta të klonuara kanadeze dhe të Britanisë së Madhe.  Departamenti i kartave informon se procesori i tyre ka dhënë alert për disa veprime të dyshimta të kryera në ATM-të e kësaj banke.

Nisur nga kallëzimi i bërë, Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë regjistroi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë  procedimin penal që u ndoq me metoda speciale të hetimit për dy javë .

Si rezultat i veprimeve të kryera, këqyrjes së pamjeve filmike dhe sistemit të hyrje daljeve, u identifikuan dy persona dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Qafë Thanë u bllokuan dhe u shoqëruan së bashku me shoferin e mjetit, me të cilin ata qarkullonin.

Nga veprimet hetimore u arrestuan shtetasit A. B. dhe C.M. banues në Rumani, ndërsa shtetasi L.C. edhe ky banues në Rumani,  u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Gjatë kontrollit të këtyre shtetasve, u gjendën dhe u sekuestruan si prova materiale 3 telefona të markave të ndryshme, 8 karta të ndryshme bankare, një sasi parash dhe pajisje për shkrues kartash magnetike dhe një Laptop .

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale ““Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim.

“Skifterat” bëjnë kërdinë, disa vjedhje dhe arrestime gjatë natës në vend

Me ardhjen e pushimeve dhe rritjen e numrit të turistëve duket se edhe “skifterat” kanë nisur punën e tyre. Vetëm gjatë natës së të shtunës janë regjistruar disa raste vjedhjesh dhe arrestimesh në qytetet të ndryshme të vendit.

Një banesë është grabitur gjatë natës në fshatin Turhan në Tepelenë. Hajdutët kanë thyer derën dhe janë futur në banesë duke marrë një shumë të konsiderueshme parash. Banesa është në pronësi të shtetasit me iniciale G.H. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Një tjetër vjedhje ka ndodhur në Vlorë, ku dy persona janë arrestuar, pasi kanë hyrë për të vjedhur një lokal. Autorët thyen derën e lokalit  në lagjen “Kushtrimi’ në pronësi të shtetasit H.S., për të vjedhur por janë arrestuar në flagrancë nga policia. Në pranga kanë rënë shtetasit A. M., 32 vjeç dhe E. S., 27 vjeç, banues në Vlorë.

Edhe Saranda shënoi një rast vjedhje në lagjen nr. 1. Një person është arrestuar në flagrancë duke vjedhur një motor. Në pranga ka rënë një 32-vjeçar nga Ksamili, i cili është kapur në momentin që po tentonte të vidhte motorin e markës “Skygo” në pronësi të shtetasit A. Z.

Skip to toolbar