Vidhnin dhomat e pushuesve në Ksamil e Durrës, arrestohen dy persona

AKTUALITET


Policia ka vënë në pranga dy persona pasi akuzohen për vjedhje në qytetin e Ksamilit dhe atë të Durrësit. Viktimë e këtyre vjedhjeve binin pushuesit, që ishin aty për të kaluar pushimet e tyre verore.

Policia ka vënë në pranga një 46-vjeçar nga Fieri me iniciale DH.P., i cili ishte futur për të vjedhur dhomat e pushuesve në një hotel në Ksamil. Ai u kap në kohë nga pronari i hotelit, i cili lajmëroi policinë dhe bëri të mundur arrestimin e tij.


Një tjetër grabitës u kap në qytetin e Durrësit, i cili për dy muaj kishte kryer plot 13 vjedhje banesash e dhomash të pushuesve. Në pranga ka rënë një 34-vjeçar, i cili u kap në flagrancë gjatë një vjedhje të një banesë. Pas arrestimit atij iu zbuluan edhe 13 raste të tjera të vjedhjeve në Durrës.

Të dy të arrestuarit pritet të dalin para drejtësisë për veprën penale “Vjedhja”.




Skip to toolbar