Policia e Durrësit ka bërë të mundur kapjen e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane. Shqiptari me iniciale R. T., 25 vjeç, akuzohet për vjedhje me dhunë në shtetin fqinj dhe është dënuar në mungesë nga gjykata e Firences me 6 vjet e 10 muaj e 22 ditë burg.
25-vjeçari është arrestuar në qytetin e Durrësit, ku dhe jetonte, dhe pritet që të bëhet ekstradimi i tij në drejtim të Italisë. I riu është dënuar që 2017 nga drejtësia italiane dhe prej dy vitesh ndodhej në arrati. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme.
4 shqiptarë janë ndaluar nga policia italiane,
ku 3 kanë përfunduar në pranga dhe një tjetri i është dhënë masa ‘detyrim
paraqitje”. Të arrestuarit, mes tyre një femër, akuzohen për një seri vjedhjesh
të kryera në zonën e Fermo, Ascoli Piceno, Macerata e Caserta.
Grupi vepronte i organizuar dhe gjithmonë lente një shenjë të tijën pas vjedhjes, një ‘vrimë” në çdo derë që hapte. Kjo bëri që edhe operacioni të njihej me emrin e koduar “Banda e Vrimave”
Shqiptarët akuzohen për vjedhjen e sasive të madha parash dhe sendesh me vlerë.
Këtë të mërkurë gazeta gjermane “Bild”
publikoi pesë audiopërgjime të dosjes “Nr.399”, që dyshohet se implikon kryetarin aktual të bashkisë së Durrësit
Vangjush Dako dhe drejtues të bandës “Avdylaj”, në blerje votash.
Këto përgjime kanë qenë tema e ditës në Shqipëri,
duke shkaktuar reagime të shumta nga partitë politike të opozitës, mazhorancës
dhe institucioneve të drejtësisë, ku këto të fundit janë vënë në lëvizje për të
gjetur prokurorët që kanë “nxjerr skeretin hetimor”.
RealStory.al, fton qytetarët shqiptarë të
marrin pjesë në një sondazh, për të dhënë mendimin nëse këto përgjime se nëse këto
provojnë tezën e opozitës për shitblerje të votës, ndërhyrjen në vota apo
mbetet një rast i izoluar.
Për të dhënë përgjigjen tuaj për këto tre pyetje, votoni në sondazhin e mëposhtëm:
Policia e Kuçovës ka vënë në pranga një person të kërkuar nga drejtësia për vjedhje dhe kultivim të lëndëve narkotike. Arrestohet shtetasi me iniciale A.P., 46 vjeç, i cili rezulton i dënuar nga Gjykata Berat me 11 muaj e 15 ditë burg në vitin 2017 për akuzat “Vjedhje e kryer në bashkëpunim dhe Kultivim i bimëve narkotike”.
Pas informacioneve të marra policia bëri të mundur ndalimin e tij në Kuçovë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme proceduriale.
Policia e Librazhdit ka arrestuar një 26 vjeçar me iniciale D.R, nga Pogradeci, pasi akuzohet për kryerjen e një sërë vjedhjesh, kryesisht biznese private.
Sipas policisë 26 vjeçari akuzohet se ka vjedhur një shumë lekësh dhe sende të tjera në lokalin në pronësi të shtetasit V.L, në Përrenjas më 29 maj 2019 si dhe 4 vjedhje të tjera të kryera gjatë periudhës mars – prill, përkatësisht një lokal, një magazinë dhe 2 banesa.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet të mëtejshme.
Më shumë se 1/3 e krimeve që kanë ndodhur në
Shqipëri gjatë vitit 2018 janë vjedhje e pasurisë. Shifrat janë bërë publike
nga një raport i Prokurorisë së Përgjithshme, ku rezulton se gjatë një viti
janë regjistruar në total 31 mijë e 409 procedime penale.
Sa i përket raportit të grup-veprave sipas
strukturës së Kodit Penal me numrin total të procedimeve, ndër në krye të
veprave penale, me numrin më të lartë të procedimeve të regjistruara nga ana e
prokurorisë, evidentohet vjedhja e pasurisë.
Kjo vepër penale përbën numrin më të lartë të procedimeve penale të
regjistruara, me 34 për qind të numrit të përgjithshëm të procedimeve penale të
regjistruara në prokurori për vitin 2018. Megjithatë, “zanati” i vjedhjes ka
ardhur në ulje në Shqipëri, pasi krahasuar me vitin 2017, ka pasur një ulje të
kësaj vepre penale në masën 2 për qind.
Po sipas shifrave të raportit, krimi i
vjedhjes ndiqet nga veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike që
përbëjnë 24 për qind të totalit. Pas tyre renditen veprat penale që lidhen me
pronësinë me 5 për qind, veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes
me 4 për qind etj. Krimet kundër shëndetit të kryera me dashje, krimet kundër
veprimtarisë shtetërore të kryera nga punonjësit shtetërorë ose në shërbim
publik, mashtrimet dhe veprat penale kundër drejtësisë, përbëjnë 3 për qind të
numrit total të procedimeve të regjistruara në prokurori gjatë vitit 2018.
Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e dy personave dhe ka shpallur në kërkim dy të tjetër, të cilët akuzohen për vjedhje të disa banesave. Gjatë operacionit të koduar “Piratët”, policia ka bërë të munduar arrestimin e në flagrancë i shtetasve M.H., 29 vjeç, E.K., 25 vjeç, me banim në Vlorë, si dhe shpallja në kërkim e A.M dhe L.H.
Shtetasit M.H dhe E.K, janë kapur në flagrancë në lagjen “28 Nëntori” duke vjedhur në një banesë. Ndërsa shtetasit A.M dhe L.H, pjesëtarë të grupit, në të njëjtën kohë kanë hyrë për të vjedhur në një supermarket, ku dhe kanë mundur të largohen duke marrë vetëm steka me cigare.
Në vijim të operacionit, nga veprimet hetimore intensive, janë zbardhur edhe 12 vjedhje të ndodhura në kohë të ndryshme, që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të listuar si më poshtë:
Më datë 16.04.2019, është vjedhur banesa e shtetasit S.M, në lagjen “29 Nëntori”.
Më datë 07.04.2019, është vjedhur banesa e shtetasit I.M, në lagjen “Isa Boletini”.
Më datë 30.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit L.Sh, në lagjen “Lef Sallata”.
Më datë 30.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit P.K, në lagjen “Isa Boletini”.
Më datë 15.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit A.H, në lagjen “Pavarësia”.
Më datë 11.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit G.K, në lagjen “Hajro Çakërri”.
Më datë 07.03.2019, është vjedhur banesa e shtetases L.Sh, në lagjen “24 Maji”.
Më datë 05.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit B.T, në lagjen “1 Maji”.
Më datë 25.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit M.K, në lagjen “Hajro Çakërri”.
Më datë 15.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit K.B, në lagjen “15 Tetori”.
Më datë 14.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit F.F, në lagjen “24 Maji”.
Më datë 14.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit M.P, në lagjen “28 Nëntori”.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penal.