I dënuar për vjedhje dhe drogë, arrestohet 46 vjeçari

AKTUALITET


Policia e Kuçovës ka vënë në pranga një person të kërkuar nga drejtësia për vjedhje dhe kultivim të lëndëve narkotike. Arrestohet shtetasi me iniciale A.P., 46 vjeç, i cili rezulton i dënuar nga Gjykata Berat me 11 muaj e 15 ditë burg në vitin 2017 për akuzat “Vjedhje e kryer në bashkëpunim dhe Kultivim i bimëve narkotike”.

Pas informacioneve të marra policia bëri të mundur ndalimin e tij në Kuçovë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme proceduriale.





Skip to toolbar