Mbrëmjen e të enjtes Kryeministri Edi Rama ka
publikuar foto nga transformimi që po i bëhet Bulevardit “Ismail Qemali” në
Vlorë. Shefi i qeverisë në një postim në rrjetet sociale, shkruan se “pak nga
pak po del në dritë dhe Bulevardi “Ismail Qemali”, i cili ka qenë prej dekadash
në degradim dhe zymtësie të pistë.
“Pak nga pak po del në dritë edhe Bulevardi “Ismail Qemali” në Vlorë, ku pas dekadash degradimi e zymtie të pistë, po rritet fuqia tërheqëse e qytetit turistik, vlera e apartamenteve e njësive tregtare, mundësitë e punësimit e të vetëpunësimit përmes shërbimeve, interesi për investime të mëdha private në turizëm”, shkruan Rama.
Më tej, kryeministri Edi Rama shprehet se “gur gur bëhet mur”, duke përballuar padurimin e vlonjatëve, ndërsa paralajmëron një tjetër investim të madh për qytetarët e Vlorës. “Gur gur bëhet mur e mur mur bëhet kalaja, duke përballuar padurimin epik të vlonjatëve dhe sharjet e përqeshjet e atyre që për çdo punë kanë një llaf të keq për të thënë. Së shpejti Sheshi i Ri i Flamurit dhe të tjera akoma…Vlora që Duam, Shqipëria që Duam”, shkruan Rama.
Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e
një personi, i cili prej 10 vitesh i kishte shpëtuar drejtësisë. Gjatë aksionit
të koduar “Lapardhaja”, polica ka vënë në pranga shtetasin Sandër Likja, 31
vjeç, i cili është akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafikim të lëndëve
narkotike. 31-vjeçari u arrestuar pas informacioneve në rrugë operative se ai fshihej
në fshatin Lapardha të Vlorës.
Sandër Likja ishte kapur në 2009 nga policia italiane
me gomone në të cilën transportonte drogë dhe u dënua në mungesë nga drejtësia italiane
me 15 vite burg. Gjatë atij aksioni policia zbuloi dhe shkatërroi të gjithë
grupin kriminal që çoi në arrestimin e 9 shtetas shqiptarë dhe 5 shtetas
italianë. Grupi kriminal dyshohet se ka trafikuar mbi 1 ton kanabis.
Që prej 2009 ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike dhe ushtrim të veprimtarisë në grupe kriminale.
Një
makinë ka marrë flakë gjatë kohës që ishte në lëvizje në qytetin e Vlorës.
Fatmirësisht drejtuesi i saj ka dalë në kohë nga makina tip ‘Ford” duke mos u lënduar.
Ngjarja
ka ndodhur në zonën e Skelës në Vlorë, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur
shuarjen e flakëve.
Nga
të dhënat paraprake të policisë dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë
elektrike.
Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e së mërkurës
Selenicën, ku një 47-vjeçar u ekzekutua në derë të shtëpisë. Nikola Ikonomi, i
njohur me emrin Laver Tozaj u gjet i plagosur rëndë në derën e shtëpisë dhe më
pas ndërroi jetë në spitalin e Vlorës.
Për këtë ngjarje policia ka shoqëruar deri tani 15 persona të cilët po merren në pyetje për të zbardhur më tej ngjarjen.
Në vendin ku vra Tozaj u gjetën 7 gëzhoja plumbash. Fqinjët e Tozajt kanë deklaruar në polici se nuk kanë parë lëvizje makinash. Ndërsa në rrugën ku ai u gjet i vrarë nuk kishte ndriçim. Dyshohet se ka qenë vetëm një person që e ka qëlluar. Policia po heton pistën e prishjes së pazareve të drogës.
Dyshohet se ai është qëlluar me pistoletë nga një
person që e njihte mirë zonën.
Tozaj nuk ishte emër i panjohur për policinë.
Më herët ai është akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Prishja e pazareve
të drogës është edhe pista kryesore e hetimit.
Pronari i lokalit në Vlorë është vrarë për një
kalë. Ka qenë pikërisht xhiroja me kalë në breg të detit që është bërë shkak për
nisjen e një konflikti, fillimisht me fjalë e grushte dhe më pas me breshëri
armësh që sollën vrasjen e Arben Beqirajt në Vlorë dhe plagosjen e djalit dhe
nipit të tij.
Një person ka bërë xhiro me kalë në mes të
plazhistëve në plazhin e administruar nga Arben Beqiraj dhe Ergest Beqiraj. Ata
janë konfliktuar me personin që po kalëronte duke u përfshirë në konflikt fizik
me të. Ai më pas është larguar nga zona
dhe një orë më vonë është kthyer me një makinë dhe katër persona të
tjerë, Eduart Xhezon, Ariel Kingjin, Çelik dhe Geno Lenan. Dy prej tyre janë
afruar pranë Beqirajve për të diskutuar por debati është përshkallëzuar dhe
autorët kanë nxjerrë armët duke qëlluar në drejtim të Arben dhe Ergest Beqirajt
dhe kushëririt të tyre.
Beqiraj ka ndërruar jetë pas disa orës në spital. Ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim autorët e ngjarjes.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur me një lajm të
mirë mëngjesin e kësaj të hëne duke njoftuar përfundimin e Lotit të Parë të rrugës
në zonën e Lumit të Vlorës, ndërsa bën me dije se shumë shpejt do të nisë edhe
loti i dytë i punimeve. Ky segment do të shërbejë në zhvillimin ekonomik dhe
turistik të zonës.
“Me këtë natyrë të qetë nga zona e Lumit të
Vlorës, ku përfundoi Loti i Parë dhe ka nisur puna për të Dytin, e ku pa hapet
për turistët e për ekonominë e zonës, një thesar i fshehur i natyrës së
mrekullueshme shqiptare, ju uroj një javë të bukur”, shkruan kryeministri.
LOT II i rrugës së Lumit të Vlorës është një
projekt madhor që lidh fshatrat e kësaj zone me pjesën tjetër të vendit dhe del
në zemër të bregdetit jonian.
Segmenti Ura e Gjormit-Brataj-Ura e Laskos ofron
parametra më të mirë të sigurisë. Projekti parashikon përmirësimin e
parametrave gjeometrikë të rrugës, zgjerimin e trasesë, rritjen e shpejtësisë
së lëvizjes, nivelimin e rrugës me material shkëmbor dhe trajtimin e të gjitha
nënshtresave.
Rruga e Lumit të Vlorës, 94 km fillon nga
Bypass i Vlorës – Peshkëpi – Ura e
Gjormit – Brataj –Ura e Kudhësit- Qeparo, degëzimi për në fshatin Kuç, si dhe
segmenti nga Rreth-rrotullimi i Peshkëpisë – Selenicë – superstrada Levan
-Tepelenë. Ky aks përshkon fshatrat
Peshkëpi, Kote, Gjorm, Lepenicë, Kallarat, Brataj, Kuç, Kudhës dhe përfundon në
Qeparo.
Popullsia e zonës arrin në mbi 40,000 banorë
dhe përbën rreth 16% të të gjithë popullsisë së Qarkut të Vlorës. Në zonën në
fjalë ka më shumë se 60 fshatra me një dendësi të madhe popullsie dhe
veçanërisht moshë të re.
Përveçse siguron lidhjen e këtyre fshatrave me Vlorën dhe bregdetin duke nxitur mundësi të reja për zhvillimin e bujqësisë e agroturzimit, panorama fantastike që shoqëron përgjatë të gjithë rrugës pritet të nxisë zhvillimin e aktiviteteve sportive si trekking dhe ecje me biçikileta, të cilat eventualisht mund të sjellin transformimin e të gjithë luginës në atraksion turistik.
Ka ndërruar jetë në spital pronari i lokalit në
Vlorë, Arben Beqiraj i cili u qëllua me armë në lokalin e tij gjatë të dielës në
një breshëri plumbash ku mbetën të plasur djali dhe nipi i tij.
Arben Beqiraj u plagos në lokalin e tij pasi
dy persona të cilët janë identifikuar nga polica dhe janë vënë në kërkim, hapën
zjarr me armë, në zonën e plazhit të vjetër. Bashkë me të u plagosën edhe Egert
Beqiraj dhe Nesim Hodaj të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Viktima ka ndërruar jetë rreth orës 01:00 pas
mesnate në spitalin e Vlorës. Ai kishte në trup 6 plumba, në pjesën e barkut,
në duar dhe në këmbë. Një prej plumbave e ka kapur Arben Beqirajn në pjesën e
kraharorit duke i shkaktuar atij plagë të rënda. Kjo ka bërë që ai të humbasë
jetën.
Dy autorët e identifikuar, me iniciale SH.L
dhe E.XH janë konfliktuar fillimisht me fjalë me pronarin e lokalit, ndërsa më
pas janë përdorur grushtet nga të dyja palët.
Pas konfliktit fizik dy autorët kanë shkuar
tek makinat e tyre të parkuara jashtë lokalit nga ku kanë marrë një
kallashnikov dhe një pistoletë me të cilat kanë qëlluar drejt Beqirajt, djalit
dhe nipit të tij.
Dy persona të dyshuar si autorë të kësaj
ngjarjeje janë larguar në drejtim të Pyllit të Sodës. Policia bën të ditur se
po punohet për kapjen e dy autorëve nga policia e Vlorës dhe FNSH-ja e Fierit. Ndërkohë
janë shoqëruar rreth 20 persona të cilët kanë qenë të pranishëm në vendin e
ngjarjes.
Dy aksidente automobilistike kanë ndodhur në
qytetin e Vlorës duke lënë të plagosur dy persona, fatmirësisht jashtë rreziku
për jetën. Një aksident është shënuar në zonën e Ujit të Ftohtë ose siç njihet
ndryshe ‘Kalaja’. Një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili po kalonte
rrugën. Gjatë manovrimit makina është përplasur edhe me një makinë tjetër.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur këmbësori,
i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti i dytë ka
ndodhur në zonën e quajtur ‘Kuzum Baba’, ku një automjet tip ‘Renault Clio’ ka
humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë. Si pasojë është plagosur drejtuesi
i automjetit, i cili ka marrë plagë të lehta.