Vrasja në Vlorë, 4 persona në kërkim, mes tyre një ish i dënuar për tentativë vrasje

AKTUALITET


Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e së dielës në mbrëmje në një lokal të Vlorës ku mbeti i vrarë, pronari i lokalit Arben Beqiraj dhe u plagosën djali dhe nipi i tij.

Për këtë ngjarje policia ka shoqëruar mbi 20 persona në komisariat ndërsa ka shpallur në kërkim 4 autorët e krimit. Mes tyre dhe shtetasin Eduart Xhezo, i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes.


Xhezo është një emër i njohur për policinë, pasi ka qenë i dënuar më parë për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje, raporton Report Tv.

Gjithashtu bëhet më dije se së bashku me Xhezon, autoritetet kanë shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë.

Kujtojmë se pesë persona kanë pasur një konflikt mes tyre në lokalin e 50-vjeçarit Arben Beqiraj në zonën e Plazhit të Vjetër dhe janë konfliktuar për shkaqe banale me njëri-tjetrin.

Në ato moment gjithçka ka degraduar dhe Xhezo me shtetasin me iniciale Sh.L kanë plagosur pronarin e lokalit, të birin e tij Ergest Beqiraj, i cili ka marrë plumb në kokë por mrekullisht pa i rrezikuar jetën, nipin Brikelo Beqiraj dhe një person tjetër me emrin Nesim Hodaj.

Arben Beqiraj ndërroi jetë mëngjesin e së hënës në spital, ndërsa të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut.




Skip to toolbar