Meritat për kryesimin e OSBE nga Shqipëria, Xhafaj përplaset me Shehun në Real Story

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Etjen Xhafaj tha në “Real Story” se kryesimi i OSBE në vendi ynë, është vlerësim për Shqipërinë. Ai u shpreh se kjo detyrë do të shërbejë për të promovuar vendin tonë ndërkombëtarisht. Mirëpo, ish-deputeti i PD tha se vendimi që Shqipëria të kryesojë OSBE është marrë që në 2006. Këtë pohim, Etjen Xhafaj e quajti “përpjekje për të marrë meritat”. Më poshtë pjesë nga debati mes ish-ministrit dhe zëvendësministrit aktual të Punëve të Jashtme.

PJESË NGA DEBATI

Etjen Xhafaj: Kryesia e OSBE është vlerësimi më i drejtë që mund të marrin. Është vlerësimi i 56 vendeve të tjera në organizatë që kanë votuar që Shqipëria të marrë kryesinë.

Tritan Shehu: Është marrë vendimi në 2006

Etjen Xhafaj: Kjo është përpjekje banale për të marrë meritat për diçka që nuk është.

Tritan Shehu: Është ndarë që në 2006

Etjen Xhafaj: Kjo është e pavërtetë. Vendimi është marrë para 2019-ës. 2019 ishte fillimi i Trojkës. Më pas në vijimësi Shqipëria e ndoqi situatën. OSBE është një platformë dhe vitrinë e pasur shqiptare që tregon se ka ardhur koha që ajo të luajë një rol më të rëndësishëm dhe jashtë rajonit. Nuk është e vërtetë destabilizmi i rajonit. Kemi pasur bashkëpunim. OSBE është trampolinë për të kapërcyer vlerat. Ne kemi dhe vlera shumë të mira. Që do të provohet në konferencën e parë.

Tritan Shehu: Ky vendim është marrë në 2006 me unanimitet me të gjithë vendet. Me të gjitha ngjarjes, që nga 2013 me rritjen e korrupsionit, me goditjen e lirisë së mediat.. Nuk mund të zhbëhej vendimi. Ky ishte një shans për ne. Për ne promovim. Flas për Kim Jong-un për Europën. Çështja është e qartë. S’kam dëgjuar asnjë koment pozitiv për këtë gjë. Skam dëgjuar asnjë koment pozitiv për këtë gjë. Ne në këtë rast humbën një rast pozitiv. OSBE është bënë në pozitë të vështirë. Ne kemi që në 2013-ën që jemi në opozitë. S’mund të akuzohet opozita për shkeljen e demokracisë shqiptare, për krimin, korrupsionin./Realstory.al/

Kërcënimet e Iranit, Xhafaj: Bota më e sigurt pas vrasjes së Sulejmanit

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Etjen Xhafaj, u shpreh në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, se vrasja e Kasem Sulejmanit është e ka bërë botën më të sigurt. Duke folur për strehimin e muxhahedinëve në Shqipëri, Xhafaj tha se “ky ishte një detyrim i Shqipërisë si anëtare e NATO-s”. Por, lidhur me këtë fakt, lideri i Iranit, Khamenei, e cilësoi Shqipërinë “vend djallëzor”. Ndaj, gazetarit Sokol Balla shtroi pyetjen nëse këto deklarata e rrezikojnë Shqipërinë.

Xhafaj u shpreh se vendi ynë nuk rrezikohet ndërsa theksoi se “pas vrasjes së Sulejmanit, i gjithë rajoni i Lindjes së Mesme dhe e gjithë bota është më e sigurt”.  Megjithatë, Etjen Xhafaj shtoi se pas situatës së krijuar, strukturat e sigurisë në vend janë takuar për të diskutuar rreth ekspozimit të vendit.

“Padyshim që janë takuar të gjitha strukturat e sigurisë në vend, por edhe ato ndërkombëtare, lidhur me rrezikun dhe ekspozimin më të madh të vendit”, tha ndër të tjera Xhafaj.  Ndërkohë, analisti Skënder Minxhozi, duke debatuar me ish-ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Tritan Shehu, tha se Europa është treguar e kujdesshme në deklaratat e saj lidhur me vrasjen e Kasem Sulejmanit.

Ai theksoi se Shqipëria ka qenë dhe mbetet partner i besueshëm i SHBA. “Amerikanët kanë krijuar sot në Ballkan një shtet të dytë, për interesa të tyre, por na ndihmuan. SHBA na ka ndihmuar edhe pas viteve 1990 në demokracinë tonë. Europa e sotme ka qenë për vrasjen e Sulemanit ka qenë shumë e kujdesshme. Europa tha se duhet shmangur lufta, të shmanget konfrontimi sepse jemi shumë pranë konfrontimi. Europianët kanë pasur shumë kujdes e jo me sulm si Amerika. Khamenei kërcënoi në mënyrë mediatike”, deklaroi Minxhozi.

PD: Xhafaj, me Vorpsin do të kapë Kushtetuesen

Pas reagimit të ashpër të Fatmir Xhafaj në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për njohjen e  Marsida Xhaferllarit e emëruar jashtë afateve dhe e fundit në listën e Presidentit dhe jo Arta Vorpsit e zgjedhur sipas ligjit si më e vlerësuara nga KED, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike duke e akuzuar se ai kërkon të kap Gjykatën Kushtetuese. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi e cilësoi Dvoranin si ushtar të bindur të Fatmir Xhafaj dhe akuzon se po fusin duart për të kapur edhe drejtësinë e re. Bardhi tha se politika duhet të rrijë larg vendimmarrjeve të gjyqësorit dhe se drejtësia e re nuk bëhet me shërbëtor partiak, por me individë që respektojnë Kushtetutën. PD akuzon edhe Arta Vorpsin si shërbëtore politike që u rendit e para në listë, pas miqësisë që ka me Xhafën dhe Dvoranin, duke i dalë në mbrojtje vendimit të presidenti Meta për emërimin e Marsida Xhaferllarit. 

“Sulmi i vëllait të Geron Xhafës ndaj Gjykatës Kushtetuese përse zbatoi Kushtetutën dhe jo urdhrat e Partisë është i papranueshëm dhe bie ndesh me qëllimin e Reformës në Drejtësi, që politika të rrijë larg vendimmarrjeve të gjyqësorit.

E kuptojmë që vëllai i Geronit kërkon që të ketë në Gjykatën Kushtetuese një person që betohet tek zyra e tij për shërbime partiake, por Kushtetuta është e qartë në tre pika:

1.   Emërimi i 3 gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese bëhet nga Presidenti i Republikës dhe jo nga Dvorani i Partisë në KED (neni 125 i Kushtetutës).

2.   Gjyqtari i emëruar që të fillojë detyrën duhen të betohet përpara Presidentit të Republikës dhe jo në zyrën e Fatmir Xhafës apo selinë e Partisë Socialiste (neni 129 i Kushtetutës).

3. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese duhet të betohet që do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, dhe jo pushtetit popullor dhe Statutit të Partisë Socialiste (neni 129 i Kushtetutës).

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk ka shpallur asnjë fitues, sepse nuk e ka këtë kompetencë (neni 149/d i Kushtetutës). Dvorani i Partisë ka bërë veprime administrative të paligjshme në zbatim të urdhrave të Partisë, por ato nuk janë vendime të organit kolegjial KED, por vendime personale të ushtarit të vëllait të Geronit në KED.

Ata që s’po lenë organ të ri të drejtësisë pa futur duart, me monovra kriminale, politike, qëllimkëqija dhe antikushtetuese, duhet të kuptojnë se zbatimi korrekt dhe sipas Kushtetutës i Reformës në Drejtësi është parakusht për ecurinë e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Drejtësia e re nuk bëhet me shërbëtor partiak, por me individë që respektojnë Kushtetutën dhe zbatojnë atë në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Arta Vorpsi me sjelljen prej shërbëtoreje politike humbi çdo mundësi për të qenë, ligjërisht dhe moralisht, gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese. Ajo u provua se ishte e renditur e parë, jo për aftësi e profesionalizëm, por për miqësi me Fatmir Xhafën dhe ushtarët e tij në KED Ardian Dvorani e Arta Marku.

Reforma në Drejtësi duhet të zbatohet vetëm sipas Kushtetutës! Vetëm kështu drejtësia e re përmbush standardet e vendeve partnere që na ndihmuan në realizimin e saj” shkruan Bardhi.

Arta Vorpsi cilësohet si një ndër njerëzit e besuar të ish-ministrit të drejtësisë, Fatmir Xhafaj. Madje, ajo ka punuar edhe për Komisionin e kryesuar nga Xhafaj për Reformën në Drejtësi, pasi ka qenë anëtare e nëngrupit për Reformën Kushtetuese dhe Gjykatën Kushtetuese. Ndërsa në kohën e qeverisjes së mazhorancës 2001-2005, kur Xhafaj ishte ministër drejtësie, Vorpsi ka mbajtur funksionin e drejtoreshës së Studimeve dhe Botimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Përgjimet në media, deputetët e PS, prokurorisë: Të ruhet sekreti hetimor

Deputetët në Komisionin Parlamentar të Ligjeve kanë diskutuar sot për hartimin e një projektrezolute për prokurorinë e përgjithshme, përmes të cilës do të kërkojnë ruajtjen e sekretit hetimor. Një kërkesë e tillë e deputetëve vjen pikërisht sot ku në gazetën gjermane BILD janë zbardhur një sërë përgjimesh që janë pjese e një dosje hetimore në Shqipëri.

“Sugjeroj ruajtjen e sekretit hetimor. Ndoshta duhej vënë si pikë më e rëndësishme.  Ndoshta duhet rregulluar edhe me masat konkrete kur nuk garantohet sekreti. Të hetohen prokurorët kur nuk e ruajnë sekretin. Ja të shkojnë edhe ata prokurorë të përballen me hetimet penale, është shprehur deputeti Bashkim Fino.

Edhe Fatmir Xhafaj ka kërkuar që prokuroria e përgjithshme të reagojë, të informojë më shumë publikun.

“Mbështes çështjen e sekretit hetimor. Duhet ndërhyrë, sepse u bë rregull. Kemi akuza nga vende të ndryshme për kriminalitetin shqiptar. Prokuroria duhet të reagojë, sepse nuk është vetëm çëshje e qeverisë. Duhet më tepër transparencë. Ta informojë prokuroria publikun, jo thashethemet e pazareve”, është shprehur Xhafaj.

Sipas Spartak Brahos në Prokurorinë e Përgjithshme ka prokurorë të politizuar që e përdorin informacionin për të goditur palën tjetër.

“Ruajtja e sekretit hetimor ka të bëjë me suksesin e përfundimit te procesit hetimor dhe dërgimit të çështjes në gjyq. Kemi prokurorë të politizuar, që përdorin informacionet e marra nga hetimi për të goditur palën tjetër”, tha Braho.

Përgjimet e fundit Dako-Avdylaj:
Skip to toolbar