Zvicër, sherr shqiptar: Shaqiri refuzon kombëtaren, pse Xhaka kapiten

Përplasjet mes Xherdan Shaqirit dhe trajnerit të kombëtares Vladimir Petkoviç, po kthehen në skandal te Zvicra. Pasi refuzoi grumbullimin në kombëtare për dy ndeshjet e radhës kualifikuese të Zvicrës kundër Irlandës dhe Gjibraltarit, mediat helvete kanë ngritur dyshime për refuzimin që Shaqiri i bëri kombëtares.

Një nga gazetat më të mëdha zvicerane, Blick, është shprehur se arsyeja e vërtetë që  Shaqiri ka refuzuar kombëtaren, është përplasja me Petkoviç. Sipas asaj që raportohet, shkak është bërë shiriti i kapitenit në kombëtare, ku Petkoviç ka preferuar Granit Xhakën përpara Xherda Shaqirit.

“Dua të përqëndrohem te Liverpool”, ka qenë deklarata e shkurtër që Shaqiri ka bërë pas refuzimit të ftesës në kombëtare. Ndëkohë, Blick shkruan se shkaku kryesor është trajneri. “Për ta thënë me pak fjalë; marrëdhënia midis trajnerit dhe lojtarit është shumë e ftohtë. Kjo situatë është krijuar për disa vite. Shaqiri nuk ndihet i vlerësuar nga trajneri Petkoviç si në kohën e Otmar Hitzfeld. Dhe mbi të gjitha në diskutim është shiriti i kapitenit, i cili e mërzit thellësisht Shaqirin”, shkruan gazeta zvicerane.

Krisjet mes Petkoviç dhe Shaqirit kanë nisur prej Euro 2016, kur futbollisti me orgjinë shqiptare në atë kohë bëri dhe një deklaratë ku shprehte haptazi pakënaqësinë ndaj trajnerit. “Të gjithë duan të jenë kapitenë. Unë jam në krye të hierarkisë, do të duhej të isha me kapitenët. Jam padyshim i zhgënjyer”, ka thënë Shaqiri. Kjo deklaratë e tij në atë kohë është mbështetur dhe nga ish kapiteni i Zvicrës, Lichtsteiner.

Ndërkohë, Blick shkruan se trajneri Petkoviç ka një sjllje arrogante në komunikim me lojtarët, por shpesh kritikat ndaj tij janë shuar për shkak të rezultateve, por tashmë skuadra Zvicerane nuk ka më as rezultate. Në nëntë ndeshjet e fundit, kombëtarja helvete ka regjistruar 5 humbje, 1 barazim dhe vetëm 3 fitore.

Asist në kualifikim historik të Liverpool, Shaqiri: Jam ende i tronditur!

Xherdan Shqiri ka shansin që të futet në histori si shqiptari që ja fituar dy herë trofeun e Champions League. Pas suksesit me Bayern Munich sezone më parë, Shaqiri është në prag të përsëritjes së këtij suksesi edhe me Liverpool, pas kualifikimit në finale.

Ditën e djeshme, Xherdan Shqiri pati shansin të rikthehej titullar me Liverpool, pasi skuadrës së Jurgen Klopp i mungonin Firmino dhe Salah. Shqiptari që luan me pêrfaqësuesen e Zvicrës, bëri një ndeshje të mirë, teksa në pjesën e dytë dha dhe asistin e golit të tretë. Pas ndeshjes ai është shprehur.

“Është e vështirë të gjesh fjalë në një moment të tillë. Jam jashtëzakonisht krenar për këtë ekip, për atë që kemi bërë. Pakkush e besonte, pasi e nisëm keq, por besuam dhe dëshironim të luanim lojën tonë deri në fund”.

“Jam ende i tronditur, por shumë krenar për këtë fitore. Nuk e kam provuar kurrë diçka të tillë. Është unike, nuk ndodh çdo ditë. Tifozët ishin të mrekullueshëm, pa ta nuk do ishte e mundur”.

“Tre muajt e fundit nuk kanë qenë të lehtë për mua, por prita shansin tim, duke u stërvitur fort. Liverpool është një super klub, duhet të dish të bësh diferencën. U ktheva në formacion duke e ditur se kisha një barrë të rëndë mbi vete, por u ndjeva shumë mirë dhe besoj se e justifikova besimin. Tani dua trofeun, nuk ka rrugë tjetër”.

Shaqiri kthehet me asist, Liverpool kalon Cityn (video)

Liverpool ka mundur Newcastel 3-2 dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e parë në Premier League, duke shpresuar në një hap fals të Manchester Cityt, që luan të hënën ndaj Leicester.

Nuk ka qenë aspak një ndeshje e lehtë për “The Reds”, jo vetëm se fituan me vështirësi, por edhe sepse Mohamed Salah rrezikon të mos luajë më, pasi la fushën i dëmtuar nga një përplasje që pati me portierin kundërshtar.

Virgil van Djik kaloi Liverpool në avantazh në fillim, por më pas erdhi reagimi i shpejt i vendasve të cilët barazuan me Atsu. Megjithatë, Salah i rikthen në avantazh të tijët gjatë pjesës së parë.

Pas nisjes së pjesës së dytë, vendasit vendosin përsëri barazpeshën me Salomon Rondon. Në minutën e 86’ të takimit krosi i Xherdan Shaqirit gjeti kokën e Origit në zemër të zonës me topin që përfundoi në rrjetë pasi u devijua edhe nga mbrojtësi Lascelles.

Shaqiri si Ronaldo, prezanton “bishën” e re (foto)

Futbollisti shqiptar ka blerë një Rolls-Royce

Ndonëse nuk po aktivizohet shpesh te Liverpool, e duket se ka humbur besimin e Jurgen Klop, Xherdan Shaqiri mbetet sërish në nivelin e yjeve botëror. Të paktën në parkingun e tij, Shaqiri konkurron tashmë Ronaldon, Lukakun, Pogba, Griezman etj.

Paparacët e medieve të huaja kanë fokusuar yllin e Zvicrës me orgjinë shqiptare, që ka blerë së fundi makinë të re. As më pak e as më shumë, por vetura e re e 27-vjeçarit është një mjet i markës “Rolls-Royce”.

Gazeta zvicerane “Blick”, ka publikuar fotot e Shaqirit dhe makinës së tij të re. Makina e re e Xherdan Shaqirikushton rreth 370 mijë CHF, duke e bërë atë një nga mjetet më luksoze dhe të shtrenjta.

Tashmë Xherdan Shaqiri do të “krahasohet” vërtet me CR7-n, pasi dhe ky i fundit ka në garazhin e tij një mjet të tillë, ndonëse portugezi ka dhe shumë lloje të tjera makinash luksoze.

Skip to toolbar